Ti më premtove se do t’vije patjetër
dhe unë të prita plot gaz e shend
ngaqë s’erdhe, po të shkruaj k’të letër
dhe do të ta nis, me ndonjë shpend!
Të t’rrëfej çka s’të thash me gojë
se sa shumë të desha, të t’rrëfej
me ca rrahje zemre, letra do vijoj
dhe me ca pika loti, më tej…!
Por ti mos u trishto për lotët e valët
që këtë letër e kanë lagur, krejt
se lotët moj mike, i derdhin të gjallët
dhe kjo do të thotë, se jam ende në jetë!
Vështroj me sytë drejt qiellit, lartë
presë që t’kthehet shpendi lajmëtar
të lexoj veç: të dua, atë fjalë të artë
thënë me shpirt, me zemër e shkruar!
Skender Lazaj Trebeshina
21 Tetor 2016 Brescia It
Burimi/Facebook


Leave a Reply