Demokracia ka vlera respekti dhe jo diktati.
Në këto çështje delikate qëndrimi ynë politik dhe qytetar duhet të jetë i kthjellët dhe i vendosur, për të respektuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe për të mbrojtur pavarësinë.
Me këtë rast po i drejtohemi institucioneve të BE, komisionerëve dhe misionarëve të tjerë që kanë marrë përsipër t’i imponojnë Kosovës marrëveshje të pabarabarta, duke e përkëdhelur Serbinë në mënyrë tepër qesharake.
1.Nuk duhet të ketë vazhdim të bisëdimeve midis Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk ka njohje reciproke, aq më tepër kur në qëndrimin serb deklarohet hapur mosnjohja e Kosovës ndërkombëtarisht.
2.Nuk duhet të ketë vazhdim të bisedimeve, pa hequr më parë nenin në Kushtetutën e Serbisë mbi Kosovën.
3.Nuk mund të ketë cënim të territorit të Kosovës përmes Asosacionit me vertikalizim në Beograd, gjë e cila cënon sovraniteti dhe integritetin territorial të shtetit të Kosovë.
4.Nuk mund të jenë përfaqësues të BE disa komisionerë që vijnë nga vendet që ende se kanë njohur Kosovën brenda antarësisë së BE.
5.Nuk mund të ketë vazhdim të bisedimeve në Bruksel dhe nuk mund të jetë BE arbitër mes dy palëve, kur ende 5 shtete antarë të tij nuk e njohin Kosovën.
6. Lista serbe e cila me veprimet terroriste kohëve t’fundit n’veri t’vendit duhet t’shpallet e jashtë-ligjshme dhe oraganizatë terroriste nga qeveria dhe kuvendi i Republikës së Kosovës
Për gjithçka tjetër që normalizon marrëdhnëniet mes dy shteteve, duhet të ketë njohje reciproke, më tej vazhdim të bisedimeve.
Nga kjo vije nuk duhet luajtur, sepse vetëm kështu respektohen palët nën monitorimin ndërkombëtar.
Faktori politik në Kosovë, reagimi qytetar dhe faktori patriotik shqiptar, nuk duhet të lejojnë më të bëhet pazar me interesat shtetërore dhe kombëtare.Kundër çdo imponimi dhe padrejtësie, populli do t’u kundërvihet politikave klienteliste të ditës me çdo mënyrë dhe me çdo çmim për të ruajtur jetën, pasurinë dhe sigurinë e jetës
Hyzri Salihu
Siguria Kombtare
16.10.2023


Leave a Reply