Ndoqa biseden e asaj avokates simpatike kacurrelse kosovare, XHEZIDE’ SELIMI , e cila kishte trashigue emnin e gjyshes se saj dhe sapo e kishte terrnue ate emen dhe e kishte ba ZANE !
E gezofte e u bafte aq e mire, aq e urte e aq sojnike, sic tha ajo vete per gjyshen e saj !
Shekspiri i madh ka thane:
“Asnji emen nuk ia nderron eren drandofilit!”
S’po di se cka me thane nese ka ba mire a keq avokatja ne fjale vecse…njikto emna te “pabukur” per veshin, t’paret tane na i kane dhane !
A duhet t’i paragjykojme e t’i fajesojme ata ?!
Gjyshat e prindt tone aq njohuni e kulture kishin ne ate kohe.
Ata ishin vertete te pashkolle por zemrat i kishin te gjana e mendjen e holle!
Ata nuk paten libra e celulare por dijten , me shembuj praktike, me i edukue femijet e tyne mire e mbare!
…A duhen nderrue sot emnat qe ata na lane?!
Une jam kunder kesaj praktike!
Brezi i yne edhe brezi i ri , t’a korrigjojne “gabimin” e prindve tane tue i pagezue femijet e tyne me emna shqiptare!
As emna turq, as anglez, as latin, as sllav, as muhamedan, as orthodoks apo kristian por…thjeshte vetem emna me kuptim e permbajtje te kullueme shqiptare!
Gjuha dhe emnat e njerezve te nji kombi kane te bajne me identitetin e tij.
Ka vertete emna te huej qe tingellojne bukur kur i shqipton…packa se ndonji prej tyne me mbiemnat tone stonon!
Te bukur sak jane emnat latin apo anglez…
Kur i shqipton, te tingellojne bukur nder veshe.
Ronaldinho,Alessandro,Jackson apo Angela …por emnat shqip si Helidon, Liridon,Shkodran apo Dardan…asgja mangut nuk u lane!
P.S. Une me time shoqe nuk i pagezuem djemt’ tane as me emna te huej e as me emna fetare.
Ne ua vume emnat shqiptare: Leart e Ditmar !
Burimi/Facebook/Gegnisht/Teona N. Bushati


Leave a Reply