Rita Ora është krenare për identitetin e saj shqiptar dhe e ka dëshmuar shumë herë dashurinë e saj për Kosovën, vendlindjen e saj.
Këngëtarja me famë ndërkombëtare është sulmuar ditët e fundit se kishte kënduar në skenë me flamurin serb në duar, gjatë një koncerti në Hungari.
Disa njerëz janë nxituar me fjalët që kanë thënë. E gjitha ka qenë një ngatërresë. Për shkak të dritave të forta të Rita e vuri re që kishte qenë flamuri serb dhe jo hungarez, vetëm pasi mbaroi kënga. E ka sqaruar vetë me një deklaratë kur shton: “Ndonëse i mbështes të gjithë fansat e mi nga çdo vend e çdo kulturë, dua ta bëj të qartë se jam me krenari shqiptare kosovare, dhe nuk kisha aspak qëllim të tregoja mungesë respekti për trashëgiminë time apo të mërzisja popullin tim dhe familjen tim”.
Kam pasur kënaqësinë ta takoja e të flisja personalisht me Rita Orën, së bashku me kongresistin Eliot Engel, gjatë festimeve të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë. Ajo ishte ylli i ditës, sepse kishte gjetur kohë në kalendarin e koncerteve të saj ndërkombëtare për të shkuar posaçërisht për atë ngjarje historike ku dha një koncert special e të paharrueshëm.
Për kontributin e saj për imazhin e Kosovës në botë, Rita Ora është nderuar me titullin “Ambasadore Nderi e Kosovës”. Në një intervistë kohët e fundit ka folur me emocion për rrënjët e saj dhe për ndikimin e madh që vendlindja dhe trashëgimia shqiptare ka pasur në rrugën e jetës së saj. Ajo është shumë krenare për trashëgiminë e saj shqiptare.
Jemi me ty Rita! Mbaje kokën lart!
HARRY BAJRAKTARI
Burimi/Facebook/Beqir Sina
Leave a Reply