Në fakt kjo ishte replikë me përfaqësuesit e BE-së në Samitin e Bledit në Slloveni! Ata duhet ta kuptojnë këtë të vërtetë! Brnabiq, Vuçiç e të tjerë në Beograd, edhe po ta kuptojnë, nuk e pranojnë! Këtu qëndron konflikti i vërtetë!
“Mbështetja për BE-në në Kosovë është 94%, në Serbi është 35%, kemi vendosur sanksione ndaj Federatës ruse, Serbia nuk po mendon për këtë, nuk e kanë distancuar vetveten as prej Millosheviqit e as prej Putinit, nuk është lehtë për ne, unë dua të normalizoj marrëdhëniet dhe do ta bëja menjëherë, p.sh. nëse fqinji im do të ishte Republika e Çekisë, por normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është shumë më i rëndë. Mund të ndodh, por duhet ta zbatojmë marrëveshjen bazë për të cilën ramë dakord unë dhe presidenti i Serbisë në Bruksel.
Por normalizimi në psikologji do të thotë mungesa e konfuzionit mes REALITETIT dhe FANTAZISË dhe kjo është një pjesë tjetër ku unë nuk mund të kontribuojë”
Burtimi/Facebook


Leave a Reply