Me llogjikën e pazarit politik të gjësë së gjallë, Edi Rama është padyshim ende kafsha më e pëlqyer. Blihet ende masivisht në këtë pazar.
Ndërsa në llogjikën e shoqërisë demokratike, Edi Rama është stanjacion. Është qelbur aq shumë në pushtet saqë nuk prodhon asgjë të re. Vetëm arrogancë, papërgjegjshmëri, qeverisje të keqe, abuzim me liritë dhe të drejtat, ekonomi të kontrolluar nga klientela e tij, tregje të deformuara,shitje të interesit publik, shuarje të identitetit kombëtar e madje edhe falje kufinjsh shtetërorë ka prodhuar stanjacioni Edi Rama.
Propagandë, zhurmë e së fundi edhe patriodizëm prodhon stanjacioni i një të qelburi në superpushtet.
Padyshim, kulla të bojatisura e ndërtime të bukura dhe një ofertë turistike të mirë e ka krijuar. Gjithë këto vite kjo është e vetmja gjë që ka sjelljë fiksimi me kullologjinë dhe ndërtimologjinë në tërësi. Sigurisht financimi i këtij fiksimi u sigurua me nxitjen e trafikut të drogës, ku shqiptarët kapën majat e këtij trafiku përgjatë qeverisjes së Edi Ramës. (Nuk është hiç rastësi kjo).
Çështja është që qelbja në pushtet nuk prodhon më asgjë të mirë. Veç qeder e të këqija sjell. Çdo mendje normale në demokraci duhet të ishte ndarë nga pushteti ku qelbet një njeri i vetëm. Një i qelbur në pushtet qelb gjith vendin.
Shqiptari i sotëm fshihet pas kurthit “po kush do vijë pas këtij”. Fiks si shqiptari nën regjimin e Enver Hoxhës. Edhe atëherë kështu thuhej “kur të vdesë Enveri kush do vijë”. (Kjo spjegon edhe shkrehjen në vaj popullor kur një ditë Enveri vdiq me të vërtetë).
Pyetja reale është a jetojmë në një shoqëri demokratike apo jo?
Një shoqëri demokratike i ndryshon udhëheqësit nuk i qelb në pushtet, madje as në opozitë. Cikëlmbyllurit, dështakët po e po, largohen në çdo vend demokratik. Ndryshimi është në frymëshkëmbimin e demakracisë. Shoqëritë demokratike i ndryshojnë udhëheqësit edhe kur ato janë ku e ku më të mirë se Edi Rama.
Ndërsa këtu qelben. “Po iku ky kush do vijë”?!
Po opsioni të vijë kush të dojë nuk quhet?!
Ore të vijë kush të dojë në vend të Edi Ramës. Kush të dojë. Edhe Erion Veliaj, për të cilin nuk kam pikë respekti, le të vijë.
Edhe regresi vetë le të vijë. Më mirë regres sesa stanjacion nga qelbja në pushtet.
Nëse duam të mendojmë demokratikisht duhet ndryshim.
Pazari politik i gjësë së gjallë nuk është standard demokratik.
Në pazar mund të blesh si një cjap edhe një kryeministër. Në demokraci duhet të zgjedhësh, të ndryshosh, të lëvizësh.
Apo ç’e deshe…
Burimi/Facebook


Leave a Reply