Nder gjeret qe me mungojne me shume nga Shqiperia jane aromat. Aroma e kafes afer “Mulirit”, aroma e furrave te bukes, aroma e blinit, aroma e barit te thate,aroma e rigonit ,e detit ,e trendelines,e plot te tjera .Por aroma unikale ne mendjen time eshte aroma e dyqanit te fshatit ku daja im i madh ishte shites.Nuk di si ta pershkruaj ate arome,arome e perziere e erzave ,bulmetit,bukes,drurit, naftalines , e spauneve e detergjenit te rrobave.Dyqanet e fshatrave ishim nje miniere me vete ku shitej absolutisht cdo gje qe i duhej fshatit,(supermarketi i diteve te sotme,sipas Rudit)Fshatrat kane qene me largpames. Aty shiteshin ushqimet, laresit e paket qe ishin ne ate kohe ,sapun dhe detergjent rrobash, fletore ,lapsa me ngjyra e pa ngjyra, pak veshje dhe basmat me lule nga te cilat çdo vit daja me bente nje fustan qe i gezohesha me shume se cdo veshje qe me blinin prinderit e mi.
Gjate dites dyqani ishte thuajse bosh ,ama ne mbremje aty beheshin paradat e fshatit.
Sa shume e kam dashur ate dyqan ne te cilin daja me linte te germoja ne çdo skute por pjesa ime e preferuar ishte “poshte banakut”, ku kishte copa te bukura per fustan ,sapun nga ata me ere te mire ,shishka te vogla me kolonje,dhe here pas here ndonje ushqim qe nuk ishte shume ne qarkullim dhe kryevepra eshte libri i tij qe nxirrte nga poshte banakut kur ne dyqan nuk kishte njerez .Ne mendjen time vera ishte e lidhur me dajen dhe dyqanin e tij.Ne mendjen time daja eshte gjithmone atje pas atij banaku duke nxituar per ti sherbyer secilit.Me duket sikur po te shkoj ne fshat do ta gjej aty ta perqafoj e te ndjeje ate aromen qe ishte e njejte me aromen e mamase time! Te prehesh ne paqe daja im, kujtimi im i bukur i femijerise!
Burimi/Facebook


Leave a Reply