Une fajesoj qytetar te Rreshenit, cdo person qe kishte lidhje me Musinen qofte familjare apo shoqerore qe trupi i saj i vdekur ndenji i pa vigjiluar gjate nates se 13 Gusht gdhire 14 sic e ka zakoni shqiptar. Nuk doli askush te respektonte kete zakon qindra vjecare vetem se kishte vdekur Musine Kokalari.
Burrat mirditore qe nuk ju perkulen Otomaneve ju perkulen Enver Hoxhes dhe shume nga ata me deshire e zell ti sherbenin.
Nuk ben as shenjen e respektit me te vogel te nje jete per ta shoqeruan arkivolin e saj kur doli nga dera e dhomes sikur edhe per pak minuta.
Tragjedi te tilla jane me mijera ne Shqiperine komuniste.
Ne varrimin e Musines shkuan dy motrat Kalo, Ildishane dhe Myzejen. Burri i Ildishanes Shaban Doci dhe fqinja Agim Haruni.
Persekutimi i Musine Kokalarit deri minuten e fundit per 38 vjete me radhe deri kur trupi u fut nen dhe u drejtua nga:
Diktatori Enver Hoxha dhe shteti renegad i tij.
Do shkruaj nje liste te persekutoreve si me poshte:
1.Me 1944 Mehmet Shehu me partizanet e tij, dhe spiunet, shtresa me e shthurur e kohes, njerez pa vlere te braktisur nga komuniteti ju afruan komunisteve ne qytet i moren dy vellezerit me 12 Nendor e i vrane.
Ajo vete u arrestua me 13 Nendor 1944 po nga te njejtat forca.
2.Persekutimi ne vitin 1945 dirigjuar nga policia sekrete e Hoxhes.
Mos punesimi i vellait te saj Hamit Kokalari ishte nder qokat qe bente Enver Hoxha me Titon. Kush permendte dhe luftonte per Kosove te pavarur sic vijon edhe Musinea e priste likuidim fizik e persekutim i perjetshem.
3. Beqir Balluku dhe spiunet e vitit 1945.
Me 1946 Musinea me prominentet e grupit te Bashkimit Demokrat arrestohet, denohet me burg.
4.Gjate gjyqit shtypi shteteror i kohes gazetare qe e njihnin Musinen personalisht si Petro Marko.
5. Nexhmije Hoxha me shtypin per grate njiheshin personalisht.
6. Frederik Nosi kryetar i gjyqit te saj. Xhaxhai i tij Lef Nosi njihte punen artistike te Musines.
Persekutimi shteteror i saj mbaroi vetem kur u mbyll dosja formulare e saj ne Gusht 1983 kur ajo ishte futur nen dhe.
Persekutoret e saj ne burg 1946-1961:
1. Guardianet e burgut,
2.spiunet brenda ne burg, administrata e burgjeve.
3.Gjykata e Larte Ushtarake.
4.Ministri i Brendshem i kohes Kadri Hazbiu.
4. Diktatori Enver Hoxha.
Persekutoret e Musine Kokalarit ne Rreshen 1961-1983:
1.Policet e qytetit, oficeret e Sigurimit. Kryetar te Degeve te Brendshme te Lezhes, Mirdites, Pukes, Peshkopise, Tiranes, Shkodres, Matit, dhe shefa te Policis Kufitare.
2.Informatoret qe inflitruan dhe mbajten me frike te gjithe popullin kudo ne Shqiperi dhe pikerisht ne Rreshen.
3.Shiteset dhe shitesit e qytetit qe e linin Musinen dhe gjithe te internuaret e ish te burgosurit ne radhe me ore te tera per nje tufe hudher te jeshile ne ditet e pranveres dhe ne fund per ta nuk kishte!.
4.Gjyqtaret, hetueset, prokuroret dhe administrate e drejtesis komuniste ne Mirdite e cila merte cdo privilegj vetem per vete.
Grate e tyre futeshin ne radha per ushqime, veshembathje vajgur pa radhe. Shkonin ne krye te radhes dhe mernin sa donin edhe per familje qe nuk ishin prezent.
Dhe Musinea vetem veshtronte kete sjellje shtypese, denigruese qe vinte nga njerezit e partise se Diktatorit Enver Hoxhes dhe nuk mund te bente asgje. Nuk mund te ankohej diku. Te gjithe ishin te lire te benin cte donin me te.
5.Komunistet qe informonin ne mbledhje partish per armiqte e popullit dhe kerkonin vigjilence partie mbi gra qe jetonin te vetmuara, pa asnje mbrojte te vogel ne nje zone te panjohur per to.
6.Komunistet dhe Sigurimsat qe njoftonin te internuarit si Musinea te mos mernin ne asnje feste te qyteteve, apo celebrime organizuar nga shteti komunist.
7.Spiunet komunist qe shkruanin lista se kush nuk ishte dukur ne paradat e Majit.
8.Qytetaret e Rreshenit qe nuk i doli Musines ne mbrojtje as edhe ne nje rast te vetem kur edhe femijet e shkolles dhe rruges e ngacmonin.
9.Punonjesit e gjendjes civile Rreshen.
10. Punonjesit e librarise Rreshen.
11. Punonjesit e zyres se punes Rreshen.
12. Anetaret e keshillit te popullor me mbledhje denoncuese dhe kercenuese.
13. Brigadieret e komunales Rreshen (nje sqarim per kedo qe nuk e di dhe per Blendi Fevziun): Musine Kokalari nuk ka punuar as edhe nje dite fshesaxhie apo fshirese rrugesh.
15. Tekniket e Komunales Rreshen.
16.Muratoret dhe cdokush qe kishte pak pushtet ne pune kryesisht burra trajtonin Musinen dhe grate ne komunale shume keq. Gra qe ishin me probleme fizike kishte nder to.
17. Punonjesit e postes qe censuronin cdo leter dhe raportonin ne Sigurim.
18. Sekretaret e pare te rrethit, Jovan Bardhi e Gjel Biba.
19. Punonjesit e Komitetit te Partise se e kishin per detyre te spiunonin se nuk kishin detyra te tjera.
20. Kryetare te Komitetit Ekzekutive.
21. Sekretar Rinie.
22. Ushtar qe benin sherbim dhe spiunonin per Musinen kur dilte per shetitje tek ura e Fanit.
23. Oficer te ushtrise.
24. Kryetaret e Fronteve.
25. Zyra e Strehimit.
26. Kryetaret e Bashkimit te Grave Komuniste.
Tirana
1. Njerezit e njohur te saj qe e braktisen.
2. Sigurimi dhe Enver Hoxha qe e perndiqnin kudo qe shkelte.
3.Mjeket e Siptalit Onkologjik kirurge, nje nga ato Adelina Mazreku.
4.Infermieret.
5.Organizata e Partise per spitalin Onkologjik ne Tirane gjate viteve 1981-1983 me sekretaret e saj.
7. Shkrimtaret e kohes qe nuk shkruajten as edhe nje fjale te vetme per te para vdekjes, kur vdiq edhe ne ditet e sotme.
8. Shevqet Musaraj me vepren e tij socio-realiste “Para Agimit” dhe Epopen e Ballit Kombetar.
Qytetaret e Gjirokastres te cilet uzurpuan shtepine ku u rrit Musine Kokalari me vellezerit e saj qe ne vitet 20-te ishin brezi i mesuesve qe influencoj qytetin me ide perparimtare.
Qytetaret e Gjirokastres dhe sot vazhdojne persekutim direkt ndaj emrit dhe vepres se saj. Gjejne cdo mundesi ta dhunojne, te vjedhin dhe guret e murit.
Nje shoqeri si kjo e shqiptareve qe flet per nder e kanun fatkeqsishte nen udheheqjen komuniste te Enver Hoxhes ka demonstruar, vjedhje, pabesi, vrasje dhe nje jete qe ngrihet ne qiell e cila shpesh eshte ndertuar mbi baza kriminale.
Lista eshte e paperfunduar……
Foto me poshte eshte dhuruar nga Linda Kokalari ku ka qene varri i Musines ne Rreshen.
Nashi Broker
Burimi/Facebook


Leave a Reply