Duke u marë me librin, si “dritare e botës” e “burim dijesh”të pafundme, edhe si krijime të shpirtit” që Stephen King i quan “një magji e lëvizshme”, asnjëherë nuk e kam ndjerë vetminë e jetës, gjithashtu edhe si “mikun më të mirrë që kurrë nuk të braktis!”.
Por, si“përgjegjësi qytetare”, ta marrë e mira, ta marrë, dua ta them hapur se:-Bashkëpunimin redaktorial e kam quajtur të domosdoshëm e i jam mirënjohës M. Luarasit, J.Papagjonit, A. Çipës, M. Qillerit, V. Gjivoglit, M. Mihalit, E. Mishës dhe G.Jovanit, por që, jo gjithmonë u përgjigjemi në rrafshin e mundësive të njerëzishme gjithfarëshe…
Nga tjetra anë, na “bëjnë për vete”, totalisht, pjesërisht ose “Jo fare!”, librat që kanë autorët e vëndit, e të huaj, përkthyesit dhe redaktorët e kujdesshëm e të kulturuar të gjuhës, për të arritur , apo edhe gjëndur, pak a shumë, “burimet gjuhësore”, drejtshkrimin, pasurinë e gjuhës, zhdërvjelltësinë e frazës, figurat letrare, po edhe etjen e krijimit të “fjalëve të reja”, si edhe ato “fjalëformuese” me emra, mbiemrra, parafjalësh e ndajfoljesh, jo thjesht si mani, por që vijnë organikisht në librat tanë, ose në ato që marim apo që “na vijnë në shteg” për t’i lexuar…Dhe, për fatin e keq, na tmerron “krimi ndaj letrës së bardhë”, kur ajo zhgaravitet nga pseudo autorët, që me domosdo , duan edhe ata të kenë “libra” e të vetëquhen “shkrimtarë”!
Të rrokë “magjia e fjalës” së bukur e rrezatuse ngyrash e dijesh, teksa lexon Shekspirin e Servantesin e përkthyer nga Noli, saqë kur pata fatin të vizitoja shtëpinë e lindjes së këtij autori gjenial në Stratford mbi Evone në Angli dhe hyra në Bibliotekën e Botimeve të TIJ në gjuhët e Botës, kërkova të dija se:- A ndodheshin aty përkthimet adekuate të Nolit tonë që janë vlerësuar edhe nga Shekspirolog Botëror, do të merrja një përgjigje dëshpëruese. Por, do të gjeja gjatë jetës së leximeve. “shtratin e një lumi gjuhësor të bekuar”, si nga “Zoti Qiellor” tek autorët tanë “magjiplotë” të së djeshmes e të së sotmes, gjer tek veprat e Kadares, Xoxës, Poradecit, Kutelit, Markos, Kongolit, në përkthimet e Zhejit, Cacit, Kokonës, Gjeçit, Treskës, Shvarcit, Bllacit, Tupes, Omarit, Thomait, etj. Që në bankat e shkollës së lartë i ndiqja me vëmëdje leksionet e Xhaxhiut, të Lafes, Lloshit, Jorgaqit, Dhoksanit e të Gamit, për respektimin e gjuhëve të huaja dhe sjelljen e tyre në gjuhën tonë, në po ato vlera gjuhësore e emocionale, gjer tek lexuesi ynë, mandej edhe si një përgjegjësi qytetare , si ndaj autorëve të parë, po edhe ndaj respektit ndaj gjuhës tonë prej përkthyesve e lexuesve të saj, në shqipen e njësuar….
Nuk do të “merrja mundimin” t’i shkruaja këto reshta,por ndikuan psikologjikisht gjatë rrjedhës së leximit”, në dy vepra shkrimtarësh amerikanë të njohur e të botuar në shumë gjuhë të botës , sikundër janë:romani “LOLITA” i Vladimir Nabokovit dhe romani “Këlthitja dhe mllefi“ të Uiliem Foknerit, të përkthyer respektivisht nga Betim Muço (i pari) dhe i dyti nga Abdullah Karjagdiu, botuar nga Sh.B “Koha Dytore” e Kosovës.
Por, të matesh” me autor të tillë të mëdhenjë, si Fokneri e Nabokovi, është njëherësh edhe guxim krijues, kuturisje e marrë, frikë, përvojë, bagazh letrar e filozofik, psikologji. e shkenca të tjera bashkëkohëse, njohje të tjera historike e teologjike, sepse ke përpara teje epoka shoqërore e njeriut në zhvillimet e tij të pandërprera. Tek Fokneri , e tëra kjo ngjan si një “lodër në përditshmërinë e jetës, kur e zakonshmia merr tiparet e jashtëzakonshmes e flet përherë, përmes vërtetësisë reale, në më të thjeshtën e mardhënieve njerëzore. Ndërsa tek Nabokovi, “çel jeta” që në fazën e parë të adoleshencës, për të zbuluar ato të fshehta të erosit që rreken të jenë “të ndaluara”, por që egzistojnë, thyhen, zhvillohen e shpalosin shpirtin njerëzor , jo vetëm tek vajza 12 vjeçare , po edhe tek 40 vjeçari , si një “Stuhi e brëndshme erotike, tragjike dhe e pashmangshme”…
Gjithsesi, vëmëndja e mrekullueshme e Sh.B “Koha Ditore” e Prishtinës , nuk e pati të njëjtin “fat” e reagim në gjuhën shqipe, prej dy anëve më të qënësishme, për ti sjellur këta autor të mëdhenjë e krejt të ndryshm, për nga stili, përmbajtja e koha reale e pasqyrimit. Sepse , poeti Betim Muço, jo thjesht “guxoi” po edhe arriti ta shpreh në gjuhën tonë, po aq të pasur, botën njomishte të një vajze 12 vjeçare, kur sapo ka nisur pranvera e saj në “çeljen e sytheve e të burbuqeve” përball një “ behari të von e të vrullshëm të një burri 40 vjeçar, të papërmbajtur në ndijesite erotike, në po ato kontraste maramendëse të natyrës njerëzore, kur llogjika humbet paprirtur e “udhëkryet e moralit shtohen, buzë një gremine të pa evitueshme… E kur gjithçka vihet përball lexuesit të etshëm që bëhet “bashkautor, veprues e gjykues”, njëherësh….Ndersa Abdullah Karjagdiu ,-megjithse ka edhe faqe të përkthyera mirë , ku ndjehet filozofia e njeriut, si fryt i fatkeqësive të veta”, nuk e gjeti dot “kyçin e artë” të shprehjes së atij realiteti kontradiktor të “tokës së re” të Kolombit, që kujtoi se kishte arritur brigjet e Indisë, por që duhej të vinte përsëri Ameriko Vespuçi, që të qartësonte e ravijëzonte kontinentin e ri, me gjithë ato “shtjellimet” e para të një “jete Lufte” të virgjër e të pabarabart, midis të bardhëve të vajtur rrishhtazi dhe indigjenëve vëndas…E duhej pikërisht një Fokner, që ta përshkruante këtë “arenë të përgjakshme”, si të ishte një tablo gjigande “bardh e zi”!
Por, jo gjithmonë të bëzëqesh “fati”! Kur është e mangët “krehja”. Mandej edhe koherenca e gjuëhësore e përkthimit dhe e stilit.E përzgjedhia jote mbetet “në shpërgaj”, së pari nga gjuha, nga ajo gjuhë që tingëlloi aq bukur tek Naimi, Çajupi, Mjeda, De Rada, At Gjergj Fishta e të mëvonshmit e ndritur, që i përmëndëm më sipër… Dhe ndodhi kjo:- që Muço rikrijoi “botën e ndaluar” të erotikës, me të gjitha nuancat që mbart pranvera e njeriut , si edhe me ato “pranvera alla Forsajt” të baballarëve, duke u gjëndur mbi “tehun e thikës”, e po në atë ndrojën e parë të dashurisë së vërtetë dhe të frikës e mënjanimeve nga “Drita e Botimit “ të një vepre të tillë, që do të merrte më pas botimet marramendëse të “LOLITËS”. Por që do të ndodhte e kundërta me përkthyesin e dytë , që zgjodhi një gjuhë thuajse “nën dialektore”, për ta shprehur një nobelist aq shumë të përfillur, jo vetëm në Kontinentin e ri, po në gjithë botën mbarë. Me një të folur thuajse anakronike, ordinere, teksa edhe dëshira për krijime fjalësh të reja, mbetet po aq anakronike e jashtë kohe, tepër larg dhe normave të drejtëshkrimit të njësuar e standarteve të shpallura prej një kongresi të përbashkët drejtshkrimor të gjuhës amë’…
Si mundi të delte në qarkullim një libër i tillë, me një përkthim anakronik, prej një autori kaq shumë të nderuar, të një populli me tradita e letërsi të ndritshme. Teksa edhe autori, edhe personazhet thuajse shprehen me të njëjtat zhargone, si nga koha e Gjon Buzukut?.”Po lidhem me kusht, tha Lasteri,-(se e ka “bo” kryet pshesh),( e tash po shkon te “doktori”. Qe ku po lidhna me kusht”). Ose gjetkë:(”Shiun hala sun e nala!”)…Apo:(”Mos çaj kopalla”!) Dhe, gjithandejë me zhargone të tilla:”(Qe besa..të të qesim…Loçkë)…(Karaxhozllëk…Mos më qit kajde…Sasprillah…S’do ta nguc më…Tureçkën…Llagëp..Luis Allahila…Lum , baca!…Çaravalle…Cipricullak…gazetë katërqipëshe! E tj…etj…etj”)
Personazhet e një autori amerikan, me nje karakter e gjuhë të tyre, nuk mundesh ti “translantosh” në një realitet kohe tjetër shoqërore, me tipare e veçori dialektore të një vëndi tjetër, si bie fjala, të malësisë së Dukagjinit a të Rugovës..Pa dhënë receta, lypset talenti edhe këtu, psikologjia e kolorit i një populli tjetër dhe karakteristikat e veta.
Dhe , pasi e mbyll faqen e fundit të këtij libri që dikur ka merituar “Çmimin NOBEL”, ç’do lexues ka të drejtë të pyes:”Ku është REDAKTORI?!”. Po, mos u ngutni, ju lutem!” Që të dyja këto libra të “Kohës Ditore” qarkullojnë pa redaktorë përgjegjës. Se dihet, pa redaktor, nuk lejohet të botohen librat, i cili ka të drejtën “të lejoj” a “ta ndaloj botimin” e një libri, si i vetmi person kompetent letrar e gjuhësor. Nëse do të jemi edhe ne, një shtet i emancipuar e me kulturë qytetarie…E jo “të futen” librat direkt e në shtypshkronjë, me të tilla “broçkulla” (më ndjeni edhe mua për zhargonin e përdorur”! Sikudër veprojnë ngaherë disa Shtëpi Botuese a shtypshkronja) dy, tri, a më tepër”, ku redaktorin nuk e njohin fare, ose e “njohin si “të pa nevojshëm”! Doni të bindeni? Mjafton një “rreth-rrotullim” nëpër Panairet e librit”!…Nuk bëhet fjalë për redaktorët e djeshëm, që ishin të detyruar të merrnin, dashur e pa dashur edhe rolin e “çensuruesit”, teksa i priste edhe “gijotina”! Po, për ata të sotmit, që janë e mbeten të lirë në përzgjedhjen e tyre, po edhe në shprehjen e talentit vetiak dhe të bagazhit intelektual, në atë rikrijim të autorit të parë, si një vepër, ku edhe ai ka meritën e vlerën e pashmangshme…
Se nuk është e mundur , e efektshme dhe rezultative, që të gjithë të jenë “poetë, shkrimtarë e përkthyes” e të kemi përfundimish “vandake” me libra që nuk lexohen , si edhe me “duzina” shkrimtarë e poet, të vetëquajtur si të tillë. Dritëro Agolli nuk pushonte së rrëfyeri edhe episodin e Kiço Spirit nga Zagoria, që thoshte pa pushim:”Kiço Spiri, Kiço Spiri , nga poetët më i miri,-lojti botën nga fiqiri!” dhe që, pas varrimit të eshtrave të Çajupit në Gjirokastër , ishte ndër të fundit që i shkeli varrin e tha me solemnitet këto fjalë profetike:”Andon Zako Flij i qetë,…Vëndin tënd e zura vetë”!
‘@Piqeras, 24 gusht 2023
Burimi/Facebook


Leave a Reply