Pa asnje medyshje eshte figura me kontradiktore e Kombit Shqiptar, midis asaj qe ka qene ne realitet dhe asaj qe eshte propoganduar per mbi 100 vjet, dhe e vetmja figure qe pa i bere keq asnje shqiptari u perbalt ne menyre me shembellore te mundeshme per t’i bere qejfin atyre qe e perdoren per kater vjet dhe ne fund e vrane per te mos i dhene hakun e punes dhe demshperblimin per shkaterrimet e kryera ne pronat e tij gjate periudhes 1914-1918, por dhe per te justifikuar vrasesin imagjinar qe e mori persiper ate vrasje me 13 qershor ne Paris, Avni Rustemin.
Te flasesh sakte per Gjeneral Esat Pashe Toptanin ne cdo kohe eshte absolutisht e pamundur, pasi mbi figuren e tij ka rene nje urrejtje e pajustifikuar, por qe ne cdo rast ka kerkuar te fshehe nje pasoje te ndodhur per shkaqe qe nuk kane lidhje me aktivitetin e Pashait Toptanas. Urrejtjen kunder Esat Pashe Toptanit pa medyshje e mbollen Kleriket Katolike Shqiptare qe me 1914 (per te fshehur pjesmarrjen e Malcoreve te Veriut ne krah te forcave serbo-malazeze kundra Shkodres dhe trupave otomane te komanduara nga Esat Pashe Toptani), por ne kete rast i krijuan kushtet studiuesve te zbulonin se ne tre ngjarje Kleriket dhe Intelekualet Katolike Shqiptare nuk kane zbatuar Moralin e Kodit Katolik te Shtetit per te cilin kishin luftuar per 2000 vjet per themelimin e tij ne Europe dhe per 100 vjet ne Shoqerine Primitive Shqiptare:
1-Dy here ne dem te Esat Pashe Toptanit me 1914 dhe 1937 duke informuar popullin e Shkodres negativisht mbi figuren e Pashait Toptanas (Revista Hylli i Drites dhe Revista Leka te atij viti).
2-Nje here ne dem te Kombit Shqiptar duke perbashkuar Malcoret e Veriut me levizjen antishteterore te Fan Nolit, ku si viktime (1927) qe shkencetari Gjon Gazulli. Te pakten reagimi i Dom Lazer Shantojes me 24 Marc 1928, tek Ora e Shqipnise, ne kujtim te dhjetorit 1924 ne Hotel Internacional, Brindizi, e konfirmon kete permbysje morale (Lazer Shantoja, Vepra, Shkoder 2005, f. 385-388).
3-Dy here te favor te Çerçiz Topullit duke e rehabilituar figuren e tij kriminale me 15 shtator 1936 ne Shkoder (fjalimet e Ate Anton Harapit dhe Ernest Koliqit) dhe me 1942 ne te gjithe arsimin shqiptar duke e futur emrin e Çerçiz Topullit ne tekstet mesimore te historise se Shqiperise (dekreti i Ministrit te Arsimit te asaj kohe Ernest Koliqi). Njeriu qe vrau Prifterinj dhe Mesues, qe dogji Kisha dhe Shkolla ne asnje rrethane nuk mund te behej Hero.
Interesant eshte fakti qe per poshterimin e Esat Pashe Toptanit dhe berjen hero te Ҫerçiz Topullit historiografia komuniste ka ndjekur linjen e Klerikeve dhe Intelektualeve Katolike Shkodrane. Te pakten ky fakt duhet t’u sherbeje shqiptareve per te hapur syte dhe per te kuptuar se cfare ka ndodhur dhe po ndodh me Historine teorike te Shqiptareve.
Duhet pranuar qe saktesia e cdo historiani ne Shqiperi ka si gur prove dy ngjarje teper madhore dhe me ndikim mbi Kombin Shqiptar: 1-pikerisht analizen e figures se Gjeneral Esat Pashe Toptanit dhe 2-analizen e themelimit te PKSh dhe dinamiken e saj nder vite.
Per zgjidhjen e problemit te pare do te ndjekim kete rruge: do te krahasojme botimet mbi figuren e Esat Pashe Toptanit ne tre periudha si me poshte:
1- Literatura se cfare eshte shkruar per Gjeneral Esat Pashe Toptanin perpara vitit 1945 nga shqiptare dhe jo shqiptare.
2-Literatura se cfare eshte shkruar per Gjeneral Esat Pashe Toptanin pas vitit 1945 deri me 1992.
3-Literatura se cfare eshte shkruar per Gjeneral Esat Pashe Toptanin pas vitit 1992 deri me sot e botuar ne Shqiperi, me autore vendas dhe te huaj. Te pakten kjo pjese do te na ndihmoje per te kuptuar se cfare perfaqesojne historianet, politikanet, studiuesit e kesaj periudhe per Popullin Shqiptar, por dhe aresyen perse u trajtua figura e Pashait Toptanas ne ate menyre. Nga krahasimi i literaturave sipas ketyre tre periudhave ne zbulojme aresyen shqiptare perse u trajtua ne kete menyre figura e Esat Pashe Toptanit me 1914, por, sidomos pas 1945. Per dijeni te shqiptareve kulmin poshterimi i figures se Gjeneral Esat Pashe Toptanit e ka pasur pas 1992 pa asnje aresye konkrete, por vetem e vetem per te mbuluar fallsifikimet e historiografise komuniste.
Periudha 1908-1945
At Gjergj Fishta, O.F.M., LETERSHKEMBIMI, Botime Franceskane, Shkoder 2020, qe permban edhe letershkembim te viteve 1908-1919 (foto), periudhe per te cilen u interesuam vecanerisht.
At Gjergj Fishta, O.F.M., Shkrime te ndryshme ne shtypin e kohes (foto), Botime Franceskane, Shkoder 2021, mblodhi e autentifikoi Kolec Çefa.
Edith Durham, Brenga e Ballkanit dhe vepra te tjera per Shqiperine dhe shqiptaret, Tirane 1990 (foto). Kjo eshte vepra me kryesore e fallsifikuar pas 1992 ne ribotimet e shumta.
Edith Durham, Lufta per Shkodren, 1914, Tirane 2005, 2019 (foto).
Edith Durham, Njezet vjet ngaterresa ballkanike, Argeta – LMG Tirane 2001 (foto).
Edith Durham, Njezet vjet ngaterresa ballkanike, Argeta – LMG Tirane 2001 (foto).
Ismail Qemal Vlora, KUJTIME, London 1920, SHTEPIA BOTUESE TOENA, Tirane 1997.
Teki Selenica, Shqipria me 1927, Tirane 1928.
Bisedimet Parlamentare, 1920, 1921, 1922, 1923,1924 nga ku rezulton qe figura e Esat Pashe Toptanit eshte e pa prekur edhe pse ne Parlamentin e asaj kohe merrte pjese si deputet Ate Gjergj Fishta O.F.M..
Shuk Gurakuqi, Ditare 191-1916, te botuar per here te pare me 1920, me pergatites dhe paises me shenjime prej Willy Kamsit, Tirane 2022
M. Vokshit, Shqipnia e shqiptareve, Tirane 1930.
Gino Berri, Rrethimi i Shkodres – 1922, me perkthyes Ali Ohri, Tirane 1998.
Umberto Nani, Shqiperia mes Italise dhe Jugosllavise (1918-1928) – 1928, me perkthyes dhe pergatites Qemal Velija, Tirane 2019.
Hortense von Zambaur, Rrethimi i Shkodres, Berlin 1914, Shkoder 2006.
Revista CIRKA 1936, 1937, 1938,1939.
Amedeo Xhanini, Shteti shqiptar nga Koferenca e Londres e bashkimin me Italine 1913-1939, Rome 1922, 1925, 1929, 1939, Tirane 2019. Ne te vertete ky liber eshte shkruar sipas interesit te propagandes italiane, sidomos per Kongresin e Durresit 1918.
Terenc Toci, Shqiponja Arbenore, Tirane MCMXLIII.
Rose Wilder Lane, Majat e Shales, bot. i dyte, Tirane 2004.
Gjeneral Vincenzo Muricchio, Shqiperia: Mision dhe arrest, Xhenova 1935, Tirane 2018.
Revista LEKA, 1937.XXV, numer kujtimuer i XXV-vjetorit te pavarsis komtare 28.XI (vj. IX numrat VIII-XII e vj. X nr. I-III).
Revista LEKA, VJ. XII1940, NR. i vetem i konsideruar si NUMER I VEÇANTË, SHKODER 1942-XX ne vazhdim te numrave kujtimore te XXV vjetorit te pavarsis komtare. Te dhenat qe jep kjo reviste jane sa te reja per syte e shqiptareve aq dhe te cuditshme per mendjet e tyre dhe jam i bindur qe do te fillojne t’i komentojne sipas botekuptimit te marre ne shkollat e partise. Mos te harrojme se ky material eshte botuar me 1942 kur Mbreti Zog kishte ikur dhe italianet kishin pushtuar Shqiperine. Ne kete vellim botohen dokumenta qe lidhen me punen e atdhetareve shqiptare perpara dhe pas 28 nentort 1912.
Antonio Baldacci, Shqiperia e Madhe, Bolonje 1931, Tirane 2006.
Mehdi Frasherit, Kujtime te viteve 1913-1933, botuar nga i nipi i tij Tefik Çelo me 2006 ku emri i Esat Pashe Toptanit do te permendej deri ne Konferencen e Paqes se Parisit, si nje nga drejtuesit e kater dergatave qe muaren pjese ne te, por pa percaktuar qellimin e gjithseiciles dergate ne ate konference me perjashtim te Esad Pashes qe pretendonte se:
1-Pas largimit te Princ Vidit, kishte ardhur me vullnetin e popullit shqiptar.
2-I kishte shpallur lufte Austrise.
3-Kishte ndihmuar ne terheqjen e ushtrise serbe.
4-Kishte shkuar ne Selanik me nje ushtri te vogel duke luftuar perbri aleateve te tri marreveshjeve kunder pushteteve qendrore.
Ne fakt Konferenca e Paqes, pervec Italise, donte te njihte vetem dergaten e Esad Pashes dhe te refuzonte te tjerat (f. 65).
(vazhdon me poshte)




Burimi/Facebook


Leave a Reply