Sa here kam shkuar ne BOGE jam mrekulluar me bukurite e natyres shqiptare,me ajrin e pastert,ditet me diell dhe freskun e kendshem te neteve te pushimeve verore.Keto ditë përtëritje i kam percjelle me pak dhimbje sepse jane te vogla perballe deshirave te medha per te pushuar ne ato maja.
Kete herë qëndrova per dy dite me rradhë,tek GEZIMI,tek KULLA E BAJRAKTARIT,rreth 5 km larg nga qendra e fshatit turistik te Boges.
Knaqesh kur shikon per here te pare,hotelin dhe ambjentet e tjera per rreth,te ndertuara me shume shije,pa i lene asgje mangut hoteleve me te shtrenjta te vendeve turistike europiane.
Knaqesh kur shikon se si nje vendali,linde e rrite ne Boge,djale i familjes se Bajraktarit,TOM GJIRI ka arritur ne keto maja te larta.
Perpara se te largohesha per ne Shkoder u afrova tek vajza e recepsionit per te dorzuar karten elektronike te dhomes ku kisha fjetur.
Mbi tavolinen e punes ishte edhe nje formular ku ishin regjistruar vlerat e tensionit tek Kabina e Furnizimit me Energji Elektrike.
Si njohes i vjeter i kesaj fushe vura re se vlerat e tensionit elektrik te shume diteve te veres ishin nen vlerat e lejuara nga legjislacioni shqiptar.
Ato luhateshin te gjitha ne vlerat 150-190 volt dhe kesisoj krejt diapazoni ishte jashte vlerave te lejuara te furnizimit me energji elektrike dhe kjo ishte si per ndriçimin ashtu edhe fuqine motorike te ketij objekti.
Duke njohur pasojat kerkova nje takim me pronarin per tu njohur me problemet me te cilat perballej çdo dite.
Me takoi me shume edukate dhe me parashtroi ne pak minuta disa probleme te medha me te cilat perballej bisnesi i tij tek KULLA E BAJRAKTARIT dhe me tej tek BUNARI I BAJRAKTARIT.
Ishte kthyer ne nevoje emergjente ndertimi i nje linje te re kabllore,20 KV,nga Kopliku ne Qafe Thore e cila kushtonte 3.3 milion euro.
Reth 100 dite ne vit resorti turistik nuk kishte fare energji elektrike.
Furnizimi mbulohej me gjeneratorë me nafte te cilet punonin pa pushim duke renduar koston e bisnesit turistik.
Me dyfishimin e turisteve ne zonen Bogë-Theth ishte bere e domozdoshme zgjerimi i rruges nga Burgu i Reçit deri ne BOGE e cila sot ishte me nje kalim,teper e ngushte dhe jashte standarteve te zhvillimit te zonave turistike pereth.
Me kete rruge vazhdonte te vetelavderohej ende politika shqiptare qe e kishte bere kete zone turistike me rruge te asfaltuar…!
Edhe uji i pijshem ishte nje problem i pazgjidhur,
Rreth 5 km larg hotelit KULLA E BAJRAKTARIT,pronari i ketij bisnesi per tu krenuar kishte gjetur nje zgjidhje me investime te veta me te cilen mbante ne punë hotelin,restorantin e te tjera sherbime te nevojshme per turistet.
Ne zonë flitej per nje numer te jashtezakonshem te turisteve vendas e te huaj,dikush na tha se deri tani ne zonen Theth-Boge (ndonese nuk kishte statistika)e kane vizituar rreth 100 mije turiste nga shume vende te botes.
Kjo zone me bukuri te rralla natyrore dhe me vlera turistike ne rritje te vazhdueshme kerkon nje qasje tjeter,nje qasje serioze e shumedimensionale.
Qeveria shqiptare duhet ti qepet rruges,BURGU I REÇIT-BOGË-THETH me tere fuqine e vet dhe ja vlen gjithe andej.
NE ATO VENDE TE RRALLA,NE ATO PERLA TE NATYRES SHQIPTARE DUHET TE KETE UJE,DRITA E RRUGE NE STANDARTET E ZONAVE TURISTIKE ME TE PERPARUARA TE EUROPES.
Dhe atehere rinia nuk do te largohet nga Boga,Thethi,Shkodra e Shqiperia.
Ftoj kryetarin e bashkise se Malcise se Madhe,kryetarin e bashkise Shkoder dhe k/Ministrin e Shqiperise ti vizitojne edhe nje here,pronat e trashigimtarve te patriotit e luftetarit trim,bajraktarit te BOGES,TOM GJIRI…!
Shenim:
Shkruva per shume pak nga problemet e shumta qe ka zona turistike e BOGES.
Per shumë te tjera me pas do te me fliste veprimtari i KUVENDIT KOMBETAR,shoku im LUIGJ GEGAJ me te cilin ne shoqerine e disa turisteve francezë e pimë nga një raki thane te bjeshkeve te Malesise se Madhe…!
Falenderova perzemersisht per ftesen,mbesen time,te vogel,ERJONE BAUMAN-AGOLLI si dhe mbesën e madhe NILDA BILLION-AGOLLI.!
Ne fotografi,nga e majta ne te djathte:
1.Busti i bajraktarit te Boges,TOM GJIRI.
2.Dashamir Uruçi,tek hoteli “KULLA E BAJRAKTARIT”,ne BOGË.
Dashamir Uruçi,
Shkoder 17 gusht 2023.

Burimi/Facebook


Leave a Reply