SHKRUAR NGA PROF PËLLUMP PILINÇI
Shkrimi i mëposhtëm për çështjen çame, është botuar në vitin 1979 në gazetën New York Times USA – autori Prof.Pëllump G Pilinçi, shtuar për efekt të ardhjes së grekëve në ditët e sotme për të dhënë urdhra në tokën e Shqiponjave.
NEW YORK TIMES – 1979:
“S’ka shqiptar që të mos e ketë të rrënjosur thellë në shpirt e në zemër emrin e bukur të Çamërisë. S’ka shqiptar që të mos e dijë e të mos e ketë mësuar. Me qindra fshatra të djegura, me mijëra Njerëz të masakruar, gra të turpëruara, fëmijë të shpuar nga bajonetat e ushtrive greke të Zograf-osit… Çamëria, krahina jonë… janë vëllezërit tanë fatzinj, të cilët nga robëria otomane kaluan nën zgjedhën Barbare të fqinjëve shoviniste….. Të gjithëve na dhemb zemra nga rënkimet dhe gulcimet e një kombi, për krahinën e bukur, që na i grabitën pikërisht në çastin kur prisnim të na qeshte buza. Pas shekujsh të tërë S’KA RRUGË, S’ka lagje, s’ka shesh, s’ka hotel, s’ka klub që populli të mos e Ketë pagëzuar me emrin e bukur të Çamërisë, vetëm e vetëm për të mbajtur gjallë kujtimin e saj dhe Shpresën e kthimit në gjirin e Mëmëdheut. I madh ishte krimi i Konferencës së Londrës, më 1913, që, pa marrë parasysh ngjarjet historike, pa marrë parasysh të drejtat etnografike, pa marrë parasysh shqiptarësinë e pakontestueshme të Çamërisë, ia dorëzoi padrejtësisht Greqisë këtë krahinë të bukur të Shqipërisë… Akoma më i madh dhe më i hidhur ishte krimi i Konferencës së Parisit, më 1920, që, duke mbyllur sytë përpara kasaphanës greke të 1913-1914, vërtetoi vendimin Arbitrar të Konferencës së Londrës për Çamërinë dhe viset e tjera të Shqipërisë së Jugut. Kanë kaluar 66 vjet që nga dita fatale, kur Konferenca e Londrës, ia kaloi Çamërinë e martirizuar fqinjës së Jugut. Kaluar 66 vjet që nga ngjarjet e hidhura të asaj kohe, një tmerr i paparë dhe i pathënë u mboll që nga Çamëria deri në Vlorë prej ushtrive greke të Zografosit… Të gjitha këto i vërtetojnë dokumentet zyrtare të komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, (O qevritare të 31 viteve pushtet), I kemi të gjalla karvanet pa mbarim të muhaxhirëve të Toskërisë, që, për t’u shpëtuar masakrave Shtazore të gjiritllinjve, braktisën çdo gjë, deri edhe foshnjat në djep, për të gjetur mbrojtje dhe strehë në fushat dhe në ullinjtë e Vlorës… Kaluan 66 vjet, (O partitë e Ramiz Alisë). Por ne, stërnipat e Skënderbeut, e nipërit e Myslym Gjolekës së Labërise, nuk mund të harrojmë që popullsia çame vuan nën despotizming grek, duke pritur me padurim ditën që të triufmojë LIRIA dhe Drejtësia…” Fqinjët tanë duhet ta kenë të qartë se padrejtësia historike nuk mund të shkojë aq larg. (Aq sa shkoi rënia e Murit të Berlinit të famshëm.) Partia “SHPRESA DEMOKRATE” nuk do te reshtë KURRË punën për t’i bërë shqiptarët të ndjehen e të jetojnë si komb unik, ashtu si na ka krijuar Vetë natyra, në trojet e STËRGJYSHËRVE tanë, më të lashtë…Nuk do të reshtë KURRË së punuari për ta bërë REALITET aspiratën, për të cilën derdhën GJAKUN dhe na e lanë AMANET të parë Tanë: “Bashkimin e Kombit Shqiptar brenda KUFIJVE NATYRORË”… Ne shqiptarët në Amerikë dimë se ç’bëjmë, gjyshërit tanë kanë punuar për Amerikën dhe Ne jemi dikushi, ATY KU DUHET ne kemi çelësin ….! Ne ua kujtojmë atyre që s’duan ta dinë se Çamëri quhet vazhdimi i Tokës sonë, që shtrihet nga Kepi i Stilosit kundrejt Kanalit të Korfuzit, gjatë Bregdetit të Jonit e deri në Gjirin e Artës. Theksojmë se Çamëri quhet krahina që përfshin në gjirin e saj qytetet e mirëfillta shqiptare: Konicë, Pogon, Margëllëç, Filat, Paramithis, Prevezë, Janinë, etj. Jetojnë me qindra e mijëra njerëz të mbetur prej asaj kohe, të cilët, me gjithë përpjekjet e grekëve për t’i shkombëtarizuar, ruajnë gjuhën, zakonet dhe veshjet ( ARBËRORE)….. Mjafton t’i kujtojmë ciganëve-grekë,serbëve dhe agjentëve të tipave “Pardesytë e bardha’’ e shumë të tjerëve, që t’i hedhë një vështrim hartës gjeografike, për të konstatuar lehtë se, si nga pikëpamja topografike ashtu edhe nga pikëpamja gjeopolitike, krahina e Çamërisë është pjesa e pandarë e trungut shqiptar. (*) Në vitin 1442, kur Shqipëria ndodhej në luftë me Turqinë, Në Kalanë e Janinës shqiptarët luftuan në emër të kombit tonë…(b) Kur Kongresi i Berlinit, më 1878, ia dha Epirin, Greqisë deri në lumin Kalama, shqiptarët e mbrojtën me gjak vendin e tyre, aq sa Greqia mundi të pushtojë vetëm një pjesë fare të vogël të kësaj krahine. (c) Në vitin 1880, si pasojë e protestave të rrepta të Lidhjes së Prizrenit ndaj kërkesave të padrejta greke si dhe nga kryengritjet e shqiptarëve, të lidhur me besa-besën për të mos lëshuar asnjë pëllëmbë të Atdheut të tyre, Evropa arriti ta njihte Janinën si qytet shqiptar. (d) Në vitin 1897, në Luftën Greko-Turke, kur milicia të shkelte Shqipërinë e Jugut, forcat vullnetare Shqiptare i sprapsën dhe i mundën në mënyrë të turpshme…. Po në këtë kohë, kur 500 grekë, të udhëhequr nga vullnetari Italian Milanez Conte Conturbia, zbarkuan në Lëkurës, afër Sarandës, Duke pasur si qëllim ngritjen e popullsisë epirote për aneksimin e Epirit Greqisë, asnjë i krishterë Shqiptar nuk u bashkua me grekët, por i famshmi Myslym Gjoleka, me një grusht vullnetarësh nga Labëria trime, e shtypi lehtësisht këtë ndërmarrje qesharake….” Ç’nevojë është të gjurmojmë poshtë e Lart për të hetuar se Ç’thonë bota, se ç’thonë Janullatos-Gage-Bollano, Beleri… Shqipërinë e vërtetë, kur provën më të qartë, më të plotë dhe të pamohuar të shqiptarësisë së Çamërisë e ka dhënë vetë Greqia me masakrat e ushtruara ndaj shqiptarëve dhe shkretimet e vitit 1913-1914, vetëm e vetëm për ta fshirë Shqipërinë e vërtetë dhe për ta cunguar trungun e mëmëdheut tonë…” Si është e mundur që qeveria e Edi Ramës dhe parlamenti i dy partive (PD+PS) spiunët e djeshëm e të sotëm, hesht përpara të gjitha masakrave të historisë, si është e mundur që nuk proteston ndaj pretendimeve të (Bollanos-Dules – Belerit), duke i shkaktuar kështu një dem të pamohueshëm çështjes sonë Kombëtare. Ky Parlament injorantësh e hajdutësh… që mundet të merret me gjithçka tjetër, por vetëm përpara çështjeve madhore të Kombit, hesht dhe vetëm hesht.
Burimi/sot.com.al/


Leave a Reply