Një Biznesmen bërë i tillë me VKM periodike të Kryeministrit, para një autobusi të mbushur me njerëz që po largohej nga shqipëria, ju bënte thirrje mos largoheshin, sepse sipas tij këtu ishte parajsa dhe ata nuk po e shikonin,kuptonin apo shijonin atë!
Pyetja është? Pse duhet të qëndronj një i ri në shqipëri?
Ky biznesmeni që çirret gjithë ditën me video selfi në rrjetet sociale duke glorifikuar hajdutin në krye të qeverisë duhet ta di që të rinjtë largohen pikërisht prej tij?
Sepse kur shohin se si ky biznesmen favorizohet nga qeveria duke përfituar toka dhe magazina publike apo të pronarit ligjshëm zhgënjehen dhe duan të ikin…
Të rinjtë largohen nga Shqipëria edhe sepse ky biznesmeni regjimit dhe gjithë soji tij i paguan punëtorët me pagë 300 euro dhe i trajton si skllevër, normale që do marin autobusin për Gjermani…
Prandaj boll me propagandë se kështu e mbajti edhe E. Hoxha duke reklamuar mirëqënien që nuk ekzistonte dhe me anë të veglave të tij pasqyronin një shqipëri virtuale, ndërkohë që populli jetonte në uri dhe skllavëri…
Burimi/Facebook


Leave a Reply