Mathiue Aref (alias Arif Mati) është studiues francez me origjinë shqiptare.
Në vitin 2007 u botua në shqip libri i tij: “Shqipëria ose odiseja e jashtëzakonshme e një populli parahelen”, që u prit me entuziazëm të madh, po ashtu si dhe zbulimi i i palafiteve te Linit e studimi i “Science”-it per vjetersine e shqipes!
Edhe sot, ate e plot te tjere, i gjen të përmendur gjithandej si predikues i të kaluarës mitike, unike e të pazakonshme të shqiptarëve.
Po ç’thotë Kristo Frashëri për tezat e Arifit dhe te historianëve alternativë?
• Është e gabuar teza e tij se helenët bënin pjesë në familjen gjuhësore feniko-egjiptiane dhe jo indoeuropiane.
•Është e gabuar teza e tij se banorët më të vjetër parahelenë të Ballkanit kanë qenë vetëm pellazgët.
• Është e gabuar rëndësia që ai u jep legjendave e miteve të letërsisë antike greke.
Përdorimi i legjendave si faktologji për të ndriçuar historinë mjegullore është metodë kërkimore e konsumuar që në shekullin XVIII.
• Autori nuk e njeh skemën e konsoliduar të historisë së lashtë të Europës Juglindore.
• Lidhja gjenetike që pretendon ai midis shqiptarëve e pellazgëve, është deklaratë retorike.
• Metodën “etimologjike” të tij e kanë përdorur rilindasit njëqind e ca vjet më parë.
• Monografia e M. Arefit bind se sa të drejtë kishte dijetari austriak H. Oberhumer se “nuk ia vlente më të diskutohej” çeshtja e prejardhjes së shqiptarëve nga pellazgët.
Kristo Frashëri: “Etnogjeneza e shqiptarëve”, Tiranë 2013, f. 164-166

Burimi/Facebook


Leave a Reply