
Emisioni javor i përbashkët i “La Télé” dhe “albinfo.ch” i përkushtohet sportit dhe migracionit.
Në qendër të debatit në emisionin e përbashkët javor “Diversité” trajtohet çështja e sportit lidhur me migracionin. Duke e pasur parasysh se 40% e anëtarëve aktivë të klubeve të futbollit janë emigrantë, me përjashtim të të natyralizuarve, është interesant të shtjellohet se çfarë i sjellin futbollistët e rinj me origjinë të huaj futbollit të Zvicrës, por edhe cili është kontributi i sportit në procesin e integrimit si dhe të afrimit mes të huajve dhe popullatës vendëse. Në këtë debat theksohen po ashtu rreziqet që ndërlidhen me futbollin si dhe të presionit të prindërve ndaj fëmijëve.
Të ftuar janë:
Claude RYF, trajner i kombëtares MI 19
Raffaele POLI, drejtor i Observatorit të Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Sportit (CIES);
Emisioni në fjalë është transemtuar të martën si dhe të mërkurën në kanalin televiziv “La Télé” si dhe në portalin albinfo.ch dhe latele.ch/diversite.
Albinfo.ch
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply