Nder zakonet e mia ne faqet e FB, pos shkrimeve “akademike”, atyre kritike, letrare e artistike, eshte dhe sjellja ndermend e miqve te mi, qe kane krijuar nje hapesire pertej vetes dhe nje rrethi vetjak, pra qe kane nje permase sociale, kulturore a qytetare me te gjere. Nje nga keta eshte dhe Vangjel Agora, aktori, regjisori i estrades se Sarandes ne shume vite, po ashtu moderator i televizionit lokal te qytetit etj. Kontributet e njerezve, sekush ne laminë e vet, jane si rrathet sokratiane: sa me i gjere rrethi, aq me i vyer per komunitetin, por dhe me pak i kapshem nga shumekush, le ta quajme pjesa inerte, qe perton te lexoje libra a te thellohet ne kuptimesine dhe koreografite e artit. Ne syte e mi Vangjeli ka qene perhere nje njeri mendjemprehte, me humor te holle e ngacmime fine, nje QYTETAR qe bie ne sy menjehere. Qysh ne femijerine time te hershme e mbaj mend si nje çun simpatik, sidomos dy prinderit e tij, te atin model e korrekt, te ndjeren motren Aferdita, nje kaçurrelse bukuroshe, qe iku aq shpejt nga jeta. Nuk e di pse me eshte ngulur ne kujtese kati i dyte i godines se hershme ku ai banonte, aty te shkallarja e pare e njehershme e qytetit. Jeta me pas e solli qe te punonim bashke edhe ne institucionet kulturore ne rreth, madje te luanim se toku ne disa drama, si te “Shenomeni dhe mua”, ku ai luajti mrekullisht rolin e Janit apo te komedia muzikore “Alarm ne postkomand”, ku luajti rolin kryesor, ate te Zaho Kokes. Ne nje sere performancash te larmishme, qe asohere i quanim “mbremje tematike”, ai ishte i perzgjedhuri im, si nje moderator e recitues plot hir e sqime. Vangjeli ka luajtur dhjetera role ne estrade, dhe solli nje loje elegante, larg banalitetit dhe humorit per humor me teprimet, deformomet dhe banalitetet, qe jo rralle ishin kthyer ne stil e parapelqim te kohes per disa aktore. Nje shoqeri te bukur ai pati me regjisorin e mirenjohur te estrades, Thoma Milain, qe e respektonte si regjisor dhe ca me shume e donte fort si njeri. Por miq te tij qene gjithe artistet, nder te cilet Karafil Shena dhe Zef Mosi duket se i kishte me prane vetes.
Vangjeli kishte nje prerje vetjake per role pozitive, ishte i natyrshem, fotogjenik, pa “teatralitet”, fare i pershtatshem per interpretimin ne ekran. Nese do te qendronte ne Tirane (por ai kerkoi vete te vinte ne qytetin e tij te lindjes prane familjes), me siguri do te ishte sot nje nga aktoret e preferuar per rinine, sidomos per role djaloshesh te dashuruar apo ne dilemat dhe dyzimet e tyre te moshes. Nder rolet e plota me te bukura te Vangjelit ishte ai i deputetit ne komedine muzikore “Floke debore ne prill”.
Ka qene tejet i pergjegjshem, serioz dhe i perkushtuar ne procesin krijues si aktor. Me pas u be regjisor dhe mbajti me pasion mbi shpine estraden profesioniste si dhe aktivitete pa fund. Sakaq ai ishte njeri i televizionit lokal te qytetit. Dhe ne fund te karrieres se tij la nje visar: historikun e estrades se Sarandes, AROMA E NJE KOHE QE IKEN, nje pune tejet serioze dhe me sa di e vetmja e ketij lloji ne vendin tone per nga permasa, cilesia dhe serioziteti i saj. Se toku patem nje bashkepunim te frytshem, te sinqerte, fisnik, si dy miq te mire, çka e rriti ndjeshem respektin tim per te, duke njohur nje virtyt te bukur te tij: mirenjohjen dhe modestine.
Vangjel Agora eshte nje artist i merituar e me vlera i Sarandes, nje mik i mire, njeri qe di ta ushqeje biseden; ne shoqerine e tij ndjehesh mire, ne shumeçka. Mua me jep gezim biseda me te. Me mprehtesine e nendjes se tij dhe humorin shoqeror, ai mbetet perhere nje mik i zgjuar mes shokesh dhe njeri inteligjent.
Qofsh i rrethuar perhere nga shoqeria, hareja, miqte e tu te shumte Vangje Agora; qofsh i nga respekti i sarandioteve. Kupen e emrit te nderuar dhe njeriut te mire e ke pire Vangjel! Te tjera gjera te bukura na presin bashke, te tjera biseda e kafe. Me prit aty, ne qytetin tone qe e duam fort!…




Burimi/Facebook


Leave a Reply