Histori e jetuar.
Pjesa e dyte :
Si u ankoruam ne Port Bari me 7 Gusht 1991 Ora 11:11
Sikurse ju rrefeva ne pjesen e pare G. MUÇA “komandonte” Skender kapitenin duke mbajtur nen presion me gryken e Skorpionit. Ania ndalon ne ujrat Nderkombetare per te realizuar shkripezimin dhe siguruar uje te pijshem per 13500 Emigrantet nese mund ti quajme keshtu modernisht piratet rrembyesit qe faktikisht ne ishim “pirate halli” kontemporane. Ne fakt ne jemi ende sot pirate me udhetim pa viza ne Europe fale demokracise ( Profuggi Albanese ikanake 1991 a 2023 vjecare ne kalendarin Cristian qe nga pushtimi i Ilirise prej Romes si shkaktare Mbreteresha Teuta e cila vrau bashkeshortin e saj Mbretin llir, futi Mbreterine ne konflikt me Perandorine e Jul Çezare keshtu jemi ne ende sot ne shqiptaret )
Gaz M vijon e kembengulte te shokim per ne Barcelona. Kapiteni Skenderi i tha po po atje do shkojme dhe beri nje manover duke bere sikur po zbrisnim drejt Jugut. Ne fakt Ania i’u afrua Brindizit. Autoritet ne Porto Di Brindizi njoftuan se ishte e pamundur per arsye te cektesise se akuariumit te ankoroheshim ne ate port. Keshtu qe filluam te ngjitemi lart drejt veriut Porto Di Bari.
Banda njofton G. MUCEN dhe ky serish filloj debat me Kapiten Skenderin por ishte vone kish zbardhur dita. Majtas dukej qyteti Brindizi, gadishulli Apenin.
Dy anie luftarake dhe nje helikopter te marines Italiane “Urdheruan” Kapitenin te ndale Anien. Kapiteni Skenderi u tha se Anien e komandojne nje grup rrembyesish te armatosur te arratisur nga Shqiperia me te cilet nuk bisedohet sepse une ju deklaroj ata jane te armatosur :
Nese ndalonj hyrjen ne port ata vrasin emigrantet ne kuverte. Aniet luftarake benin thirrje nga distanca rreth 400 – 500 metra! Thirrjet e urdhnat e tyne nuk u zbatuan.
Gazmend M mori mikrofonin dhe u deklaroj autoriteteve se Anien e komandojne ne jo kapiteni.
Ne afersi te Rades ne Bari Helikopteri fluturoj mbi anie dhe filloj te gjuaje me arme ne ajer per te na trembur ! Askush nuk u tremb. Afer dukej Bari dukej shume afer. G.Muça i’u drejtua Helikopterit me skorpionin e tij duke gjuajtur ne forme W jo per ta godit. Helikopteri u largua dhe kapiten Skenderi i ra borive sepse duhet te hynte ne port dhe keshtu ndodhi ora shenonte 11:11 ishim ne kalaten e pjeses se vjeter Porto Di Bari.
Gazetaret italiane me gomonet e tyne bene shenja të hidheshin emigrantet nga KICI anies trans Oqeanike Vlora ashtu ndodhi. Akuariumi i Portit u mbush plot. Kriminelet hodhen thika, bajoneta automatike dhe pistoleta ne uje. Nje djale rreshqiti mbi litarin e ankorimit te anies qe detaret e quajne ( CIMAT ) duart e tij u rropen deri ne kocke. Llahtar pame me sy! Isha me Mirin R radiolog ne QSUT sot.
Hoqa kemishen llidha e mbeshtolla duart duke keshilluar te zbrisnim me variantin e ngjitjes ne litar e kishim mesuar ne ushtri. Zbritem me rradhe e gradualisht por nje dore e prere nga GM fluturoi ne uje. Sikur shikoni ne foto ania po boshatisej. Diell i 7 Gushtit ishte mbytes. Kaskat Blu policia dhe karabinjeret na kishin rrethu nuk linin asken te dale nga vendi i ankorimit. Mirit R i shkon mendja tek nje loje “Mashtruse” Rrotulloj syte seprapthi dhe beri sikur i ra te fiket. Une po e mbaja, policet hapen rruge dhe ne u gjendem ne Ambulancen “pronto socorso” Mjeket na derguan ne Spitalin e Barit. Mjeket e spitalit pasi bene ekzaminime thane se cdo gjase ishte normale. Miri eshte mjeshter ne mashtrim jo vetem ne medicine ehh !
Te dy na kthyen ne Stadiumin e vjeter ne Bari.
Stadiumi plot me profuggi. Aty hidhnin pako ushqimore nga Helikopteri. Gaz MUÇA mori nje shtize sportive duke vrare nje djale te ri vetem qe ti merre mollen qe ai po kafshonte. Ne gjate dy diteve ne stadium u ushqyem me vaferin qe gjeti Miri duke pire ujin e vaditjes se fushes. Diten e dyte rreth ores 04:00 Gaz Muça vrau nje durrsak qe fliste ne telefon me shtepine, pas vrasjes shperthen nje fuci me dylyent. Stadiumi u zgjua nga shperthimi kishin vrare tre persona te tjere.
Ne ate mengjes shperthyem portat dhe dolem ne sheshin perpara Stadiumit ku edhe luanim futboll. Kaski blu na ndihmonin me Uje dhe qytetaret e Barit me Ushqime e veshje.
Neser do tu rrefej ndodhite e dates 8 Gusht 1991
Autobuzet na shperndajne ne Hotelet e Barit dhe ltalise pas bashkebisedimit tone me autoritetet. Une isha demtuar ne Kry pas nje perleshje me policine perpara stadiumit Bari.
3 dite te rrethuar ne Hotel San Francisko Tricano. Tre dite si “turiste Emigratore” ne Hotel. Azgje s’mungonte por shqiptaret jane zot na tuaj ?! Ne edhe kur kemi hall te madh kerkojme te bejne qejf….
vijon neser…
Burimi/Facebook


Leave a Reply