~Ndenjëm një ditë me Bacën Simon,
Në “Arthur Avenue” te kafe “Gurra”,
Larg tokës Nanë ku zemra të lëngon,
Ishte kënaqësi kur bisedoje me kësi burrash.
.
I urti Baca Simon, plak e biblotekë e gjallë,
Bukur e hollë ngjarjet historike i tregon,
Me burrni si vetë mosha e tij e bardhë
Për vendlindjen me patos të frymëzon.
.
Ai mbi supe mban jo pak vite, por 84,
Shpirti i lënduar e atdhetar kosovar,
Trojet nuk i la për qejf as për hatër,
Por i detyruar prej serbit gjakatar.
.
Gjithnjë e sheh Baca Simon Kosovarin,
Që kurrë s’e heq atë qeleshen e bardhë,
Kje rrit jetim, por me urti shqiptarësh
Në Gllogjanin e Pejës, truall luftëtarësh.
.
Erdhën ato vite të randa për Kosovën,
New York-u mblodhi emigrantët në tubim,
Baca Simon për krah me Ibrahim Rugovën,
Të gjithë për Dardanin me një qëllim.
.
Foli me shembuj e fakte Baca Simon,
Me gjak e zemër të çiltër atdhetar,
O profesor Rugova, një fjalë ma dëgjo,
Mos u shqetëso kur leh ndonjë “tradhtar”.
.
Se e drejtove Kosovën me shpirt e urti
Mjaft largpamës e jo kurrë pesimist,
Me vllazën, miq e me diplomaci,
Por kurrë e asnjëherë sikurse komunist.
.
NATO dhe U.Ç.K të udhëhequr nga Amerika,
U bashkuan në një, asaj toke të përflakur,
Erdhi madhështore e lavdishme e bardhë dita,
Që u çlirua Kosova ndër shekuj e përgjakur.
.
Gjeto Turmalaj
nga vllimi “Meditime shqiptare ne Amerike”
New York. 2001.
Burimi/Facebook


Leave a Reply