Popullimi i pushtetit, qeverisë, kabineteve të institucioneve shtetërore, bordeve, ambasadave, agjensioneve dhe ndërmarrjeve publike me pasardhësit e Rankoviqit, Fadil Hoxhës, Rrahman Morinës, Millosheviqit dhe oficerve të larte të ish APJ-së, UDB-së dhe SPS-it, është një paralajmërim ogurzi për të ardhmen e Kosovës së lirë, demokratike, sovrane dhe europiane!
Mënjanimi, largimi, linçimi dhe diskriminimi i familjarve të nacionalistëve dhe patriotve të Kosovës, i pjesëtarëve, pasardhësve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, si dhe i atyre të cilët u dergjen në burgjet jugosllave dhe u masakruan nga Serbia, në emër të Jugosllavisë, është një agjendë sekrete e autonomistëve proserb, për t’a larguar gradualisht Kosovën nga ndikimi dhe partneriteti euro-atlantik, duke promovuar antiamerikanizmin dhe antieuropianizmin, dhe kështu hap pas hapi, per t’a kthyer Kosovën nën kthetrrat e Serbisë, mu ashtu siq bënë gjyshërit dhe prindërit e tyre, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore!
Zbulimi i rastësishem i vetem një bisede sekrete të zyrtarëve të lartë shtetëror me Simiqin dhe Radojçiqin, është vetëm një paralajmërim dhe sinjal i forcimit të kësaj vëllazërie politike autonomiste të pushtetit kosmopolit, i cili të ardhmën e tij e shef të lidhur ngushtë me Serbinë dhe sa më largë Amerikës, Europës dhe Shqipërisë!
Dhurimi eventual i një autonomie per serbët e Kosovës, nënkputon se pjesa tjetër e mbetur e Kosovës, poashtu do jetë një autonomi gjugje, e varur si një strajcë mbi supet e një lypsari, e brishtë dhe një e ashtuquajtur “Republikë” jo funksionale!
Kabinetet e pushtetit aktual të Kosovës, jo rastësisht janë populluar me autonomistë dhe me ata të cilët në shtëpi flisnin serbisht apo turqisht, ngase turpëroheshin të flisnin gjuhën fshatare shqipe dhe mbaheshin si të ashtuquajtur qytetar e të cilët vranë, burgosen dhe deportuan me qindra e mijëra familjar të familjeve patriotike, fisnike dhe atdhetare, nga koha e Reformës Agrare e deri me sot, nga Qeveria Kurti!
Këtë fat tragjik po e përjetoj edhe une personalisht mbi kurrizin tim, ashtu siq e përjetojnë shumë individ dhe familje patriotike shqiptare! Fatin e njejtë tragjik dhe të kësaj gjuetie golgote e përjetoj edhe familja ime, nga rrethi i Gjakovës, së cilës familje në kohën e Reformë Agrare (1923) ju kishin masakruar 3 mëshkuj, kishte të zhdukur në Masakren e Tivarit, të burgosur politik në Goli Otok, të vrarë 12 meshkuj në luftën e fundit me Serbinë, të larguar nga puna me 2021 nga pushteti aktual, me çrast pa asnjë gabim dhe asnjë përfolje u shkarkova nga pozita e ambasadorit në Shkup, pikërisht nga pasardhësit, apo nga ata dhe ato të cilët prindërit i kishin në ish APJ, SPS dhe UDB, e sot jam i pa punë pas afër një gjysëm shekulli lufte dhe sakrificash për liri të Kosovës euro-atlantike!
Lumi i qindra mijëra kosovarësh të pa pune dhe të pa shpresë, kryesisht nga këto familje atdhetare, vijon të derdhet jasht Kosovës, sepse ata nuk kane punë, shpresë dhe të ardhme në Kosovë!
Populli i Kosovës, rinia, nxenës dhe student, veteran të luftës së lavdishme të UÇK-së, opozita politike, shoqëria civile dhe mediat, duhët t’a ndalin copëtimin dhe degradimin e Kosovës, nga autonomistët dhe shqipfolësit e strukur si minjë brejtës dhe helmues, në kabinetet e pushtetit aktual!
Zoti e bekofte Kosovën e lirë dhe sovrane!
Zoti e bekofte Amerikën, Europën dhe Shqipërinë! GjD
Burimi/Facebook


Leave a Reply