Sot në datën 16 korrik 2023 përkujtuam në Poçem të Mallakastrës, buzë lumit të Vjosës dhe të burimeve të kristalta dhe të ftohta të ujit, 80-vjetorin e Besëlidhjes së Tretë të 2000 burrave mallakastriotë, të cilët nën udhëheqjen e Mehmet Shehut, Bilbil Klosit, Dervish Hekalit etj, bënë betimin solemn, me armët në duar, për të luftuar kundër bishave nazifashist dhe për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit e huaj.
Në këtë vend të shenjtë, në Poçem, të cilin mallakastriotët e konsiderojnë si “Mekën” e tyre, ku kryejnë akte madhore në të mirë të Shqipërisë, janë bërë edhe dy Beslidhje të tjera të mëdha, ajo e 1847, nën drejtimin e Rrapo Hekalit dhe ajo e 1920, nën drejtimin e Halim Hamitit, ku dolën luftëtarët mallakastriotë që morën pjesë në Luftën e Vlorës.
Këto tre Beslidhje, të cilat për nga qëllimet, objektivat dhe rezultatet, janë me përmasa gjithëkombëtare për historinë e Shqipërisë, meritojnë nder dhe lavdi prej të gjithë shqiptarëve.
Lavdi për të gjithë heronjtë dhe dëshmorët e atdheut që dhanë më të shtrenjtën, jetën e tyre, pas betimit, në këto Tre Beslidhje historike, të Mallakastrës Martire!















Burimi/Facebook


Leave a Reply