Duke ndjekur disa seriale te kineastëve turq, për të “mbushur ekranin”, me tendenca komerciale e shpesh të një niveli melodramatik, -ku serialet “shtyhen” më tepër përmes “përgjimeve pas dere!” e jo sipas rrjedhës së ngjarjeve e të veprimeve,-ja tek munda të shohë edhe një përcjellje të nje spektakli teatror nga “arkivi i artë” i Antikitetit Grek, ku ndjehet së larti niveli artistik, si edhe një mesazh bashkëkohës, kundra urrejtjes, krimit dhe të etjeve për pushtet të përhershëm. Është fjala për shfaqjen me sukses të veprës madhore, “Medea”, të tragjedianit grek Euripidi, pasardhësit të Eskilit e mikut më të afërt të Sofokliut që hodhën të parët themelet e TEATRIT si institucioni më i lartë shpirtëror i njerëzimit.Nga më prodhimtarët , si dramaturg e filozof, me 72 vepra. Fillimisht, me praninë e perëndive mitologjike, ku edhe fati i njeriut , lidhej pazgjidhmërisht me to.Regjisori shqiptar Adonis Filipi, autori i një “FESTIVALI BOTËROR” që ai e zhvillon dhe po e mba me vetmohim për njëzetë e ca vite, në rrethana tepër të vështira në Elbasan, njëherësh edhe njeri prej regjisorëve tanë që realizon edhe spektakle nëpër skenat e botës, është autori i këtij spektakli , në skenën e Izmirit, me një reputacion suksesi që do vazhdonte edhe në Ankara, në festivale prestigjioze, me një Medea famoze, prej aktores turke me origjinë shqiptare Melike Asli Kilan.
Euripidi,-që njihet si njeri nga tragjikët më të famshëm të antikitetit, ka meritën se zbret edhe në fatet e personazheve tokësor dhe, pa u shkëputur nga koha e vet, gjenialiteti i tij kapërcen shekujt e qiejt, duke hyrë tek vlerat morale, veçanërisht te grave të forta si Ifigjenia, Elektra, Hekuba, Alkestra dhe të tjera, me qëndrimet e veta të paanshme, gjersa do të përfundonte edhe ai në gjëndjen më të mjerë nga tragjikët e hershëm: i shqyer nga një qën i tërbuar! Ndërsa “Medean” e shkroi që në vitin 431 p.e.r, si vepër komplekse, duke u zhytur edhe në kontradiktat brënda njeriut, në ato raporte midis krimit e ndëshkimit, mpleksur edhe me besimet e pashmangshme ndaj perëndive, që përcaktonin edhe fatet e tyre. Dhe Euripidi do të ishte njeri nga të vetmit që me tragjedinë “Hekuba”, nuk pajtohej me bashkatdhetarët e vetë të “Kalit të Drunjtë” që dogjën Trojën e lashtë! Edhe tek “Medea”ai është kundra krimit njerëzor, qoftë edhe tek një grua e bukur, si tek Medea, apo te Helena e Trojës. Po ashtu edhe në qëndrimin ndaj luftës, mërrive, fatkeqësive dhe sidomos ndaj krimit dhe etjes për pushtet absolut. Këto rrethana e tipare të dramaturgjisë së kollosit të Antikitetit Grek, shprehen edhe në shfaqjen e Izmirit katër milionësh, që njohu “katastrofën etnike” të pasluftës, po edhe tragjedinë biblike të tërmetit të fundit, tek pa edhe solidaritetin edhe të fqinjëve të vetë e të mbarë botës…
Tragjedia “Medea” , edhe pse në një “shtrat mitesh” të hershme i flet çdo kohe. Sepse, e bija e mbretit të Kolhides, në vënd që të kujdesej e të mbronte “lëkurën e artë”,-hedhur mbi një lis vigan,- që donte ta rrëmbente Jasoni,-i dërguari i mbretit të Jolkut , u dashurua e iku me të. Dhe në këtë rrënim e pabesi, i duhet të ndeshet edhe me të vëllan e ta vras atë, duke e coptuar e hedhur në lumin Istros.E krimi pason krime të tjera më makabre, kur ajo do të vras edhe dy djemt e saj që i ka me Jasonin, ndërkohë që dashuria kthehet në urrejtje, nga etja për pushtet , pas së cilës vjen edhe pendesa e vonë, përpara perëndeshës Athina! Ajo tashmë ka humbur gjthçka e do të mallkoj edhe qumështin e gjirit….
Një tragjedi e tillë tronditëse e komplekse, nuk mund të vihej dot në skenë pa një regji potenciale, me aftësira mjeshtrore, talent, frymëzim, vizione e njohjesh të gjëra, si edhe pa një aktore universale,me pamjen e një gruaje të mrekullueshme, që ka përbrënda vetes pesqind djajtë e ferrit, si vrasëse cmirzezë, mandejë edhe ne atë agoni të pendesës e të zhgënjimit fatal. E veshur edhe me fustanin e kuq në ngjyrën e gjakut!Dhe publiku turk do të kishte mundësin që ta shihte fare qartë, si një mallkim, të realizuar në kontraste “bardhë e zi” edhe fenomenin kriminal, me vërtetësi tronditëse, edhe atmosferën gjysmë të errët të asaj kohe, edhe kostumet e antikitetit, (me një besnikëri e kulturë entneografike), edhe pamjet skulpturore të lëvizjeve, në stilin lapidar të Teatrit Grek, ku janë të pranishme jeta me vdekjen, dashuria me urrejtjen, besimet e forta, si edhe raportet e perëndive me njeriun. Ballë për ballë. Në një skenë krejt të zbrazët, ku zotëron aktrimi…Me një spektakël ansambël, që do të bëhej edhe pjesë e repertorit të Teatrit Kombëtar të Ankarasë, me një pritshmëri të lartë, si edhe me kërkesa shikimi prej spektatorëve të shumtë, më se tre javë rradhazi..Ku ra në sy e vlerësohet me një çmim të lartë edhe kostumografia e Zonjës Yldiz Kose, doemos edhe me interpretimet korrekte nga Fulya Atatoprak (Jasoni) e nga Dadua i Yusuf Koksal. Pa e harruar këtë regjisor së vlerësuari, që duket gjithandej , me fatin të jetë “i padukshëm” në këtë profesion nga më të vështirët e më të bukurit njëherësh!Po,-mbi të gjitha,-nga ai afrim i përjetshëm, me aktualitetin shoqëror të sotshëm, kur rendet njëpartiake afrojn edhe “tërmete” të tilla Euripidiane…
Po “Medea” nuk mund të realizohej pa Medean e Melike Asli Kilan. Një grua e bukur , e denjë për dashuri sublime, që interpretohet në gjithë kompleksitetin e vetë, me egoizmin, krenarinë, cmirën e egër , etjen e pashëmbëllt për pushtet, edhe pse duke shkelur mbi gjërat më të shënjta të njeriut: mëmësinë dhe qumështin e gjirit.Po edhe kur e gërryen përbrënda vetes ndjenja e fajit dhe e pendesës, si një përpëlitje shtaze, duke rrahur dheun me pëllëmbët e duarve, me një vërtitje rrethore , pasi i janë dridhur krahët mbi arkë-mortin e me to i drejtohet qiellit me ulërima rëqethëse, tek gishtrinjtë marrin vetiu trajtat e kthetrave të një bishe…Po aq e denjë si aktore, si Sara Bernar famëmadhe!… E jep e merr, me vajticat e korrit, që regjia i vendos në trajtë kompakte, solide, si një personazh i vetëm. Duke marë pamjen e një gjyqi të ashpër, si ai i Athinës ndaj filozofit Sokrat, për ta bindur që të heq dorë nga bindjet e veta “makabre” a të pijë helmin e ndëshkimit të madh, për ndarjen nga jeta. Kjo përpëlitje jetë-vdekje do të bëhet për të edhe më cfilitëse, pasi ka kryer edhe krimin anti njerëzor të vrasjes së fëmijëve të saj,-vepër mizore unikale, vetëm e vetëm që ata të mos ngjiteshin mbi pushtetin e saj! Në faza çmëndurie të skajshme, me trupin e bukur të fërgëlluar nga tmerri i pazakontë.Sa e fort , hyjnore në dukje, aq edhe e vrarë shpirtërisht, e mjerë, kur grykës i vërtitet stolia e një gjarpëri me kokën ngritur! Një gjetje regjisoriale e përkryer!
Janë të rralla rastet e një interpretimi të tillë gruaje të mbarsur me krime e në një pamje të përkryer femre që lakohet e shtirret aq satanisht, kur natyra e ka përsosur së jashtmi e djalli nga përbrënda! Që s’ka fare ç’ti bëjë as Perëndesha Athina, tek do vejë me pendesën e saj, si grua vrastare, e cfilitur nga brrejtia e torturës vetiake, kjo Medea Universale e Melike Asli Kilanit, me fatin e egër rënduar mbi zëmrën e coptuar. E mirëpritur triumfalisht si aktoria më e mirë edhe në skenat e Ankarasë, me çmimet më të larta të festivaleve të atjeshme, të Jurisë në vitin 2022 dhe të Medias për vitin 2023, para një muaji , pa haruar ta falenderoj edhe mikun e saj shqiptar, regjisorin Filipi se:”Ti më ke dhënë çmimin më të madh!”. Pa e haruar se, edhe gjyshi saj, nga Shqipëria, kishte vajtur në atë Izmir, ku ajo lindi e u bë një nga aktoret më të dëgjuara të Turqisë! Bravo MELIKE HANËM! Gjesti i juaj është HYJNOR!
Piqeras , më 13 qershor 2023



Burimi/Facebook


Leave a Reply