Fletët e ditëve do të zbehen
dhe kryet tulipanët do të përkulin nga trishtimi
ditën,
kur portat të pluhurosen nga harresa
e kanatet të përplasen mëkot nëpër erë.’
Kangjellat, do t’i hajë ndryshku,
oborrit grahma gjithkund do të mbijë,
ndërkohë që ne,
rënë grackës ku na flaku jeta,
botës do të vazhdojmë t’ i biem qark
me sfilitjen dhe premtimet e pambajtura
e zemrën që shkulmon në kraharor.
Atëherë,
udha që gjarpëron kodrës do të tkurret
për të fshehur përgjithmonë nostagjinë e kohës
sythin e buzëqeshjes tënde,
tisi i trishtimit horizontin do të mbulojë
qiellin, gjer skajeve të fundit,
ndërsa loti i kripur do rrjedhë
e një tjetër brazdë do të thellojë
Me sy do të kërkojmë përtej të pamundurës
ndoshta në një lule çelur avllisë,
ndoshta në flatrat e bukura të një fluture
erërave që loznin me flladin e stinës
këngës së zogjve të agut,
apo shkretëtirës së shpirtit
mbuluar cohës së hollë të një dhembjeje.
Burimi/Facebook


Leave a Reply