Seç më vjen një zë nga mali,
Si jehonë e dashurisë,
Ngjizur viteve të gjata,
Kuqur gemit të qershisë.
Ish e ëmbël,mirëpjekur,
Kur më ra në kokë damllaja,
Fluturoja maje kalit,
Trim,i dehur nga sevdaja.
Po kalonin vite shumë,
Plisin mbaja në një anë,
Nuk e dija se një ditë,
Veç gëzimet mbesin pranë.
Tash me mua s’është më,
Buzëgazi shumë i dlirë,
Gurgullon uj’i burimit,
Dhe kujtimi saj i mirë…!
Dashamir Uruçi,
Tiranë,29 qershor 2023.
Burimi/Facebook


Leave a Reply