Tregim
-“Pa e kthe, pak, kokën djathtas, or mik? Se asaj, “Zonjës së bukur “, i mbetën sytë, nga ana jonë…Për mua është krejt e panjohur, e s’ka sepse, po ka gjasa ta ketë me ty, atë vështrim plot ëmbëlsi”. Ai u kthye andej nga vinte vëmendja e saj, nga tavolinat anësore të lokalit buzë Detit Egje, buzëqeshi lehtë dhe pa menjëherë nga ana ime. “Mos e vështro me kërshëri,-tha Ardjani,-Nuk duhet. Ajo ruan akoma një mirënjohje të thellë ndaj meje, si mjek e si njeri, sepse ndodhi që u bëra “pjese e dhimbjes së saj” në një natë të errët , kur duhej të ishte një nga gratë më të lumtura të kësaj “bote mizerabël” dhe befas u kthye në një viktimë pa rrugëdalje, aqsa donte të vriste edhe veten!Po nuk ta them historinë e saj , se ju letrarët, gati e keni lapsin e mëndjen për t’i hedhur në letër histori të tilla, që sa vete e bëhen më të shpeshta, sa herë që edhe BOTA bënë më përpara dhe emancipohet!”…
Heshta! As kokën nuk e ktheva nga ajo zonjë, tmerrësisht e bukur, me flokët sterrë të zez” dhe të lëshura deri në mesin e saj, me sytë e zinj” që i ndrisnin përmes përlotjes, në atë fytyrë ovale e të zeshkët. Ka pamje që të fiksohen edhe me një të parë. Mandej, nuk kisha të drejtë morale, tek ai më tha se edhe ai ishte bërë “pjesë e dhimbjes së saj”! Çdo njeri ka jetën e vet të mbuluar me “mistere” lumturie e dhimbjesh befasuese, që janë vetëm të tij e kur bëhen, në këto rrethana, të njohura edhe për dikë tjetër, askush nuk ka të drejte, “të futet ndër to, aq më tepër t’i bëjë publike…
Vetëm se, historia e saj, -kur ma rrëfeu në vija të trasha,-nuk ishte kaq e mëvetshme, -kur edhe miqë të tjerë, këtu ku kishim vajtur të shtyrë nga mjerimi ynë e rrethana të tjera të mpleksura, ishin bërë të njohura nge vetvrasjet e dëshpëruara, që i pasqyronin shpesh edhe gazetat e emisionet televzive të të dyja vëndeve, po edhe nga divorcet e shumta, si edhe nga “fletë librash”, ku histori të tilla qenë po aq të njerëzishme ndër vajzat e reja që zgjodhën kurbetin , edhe kundër dëshirës së prindërve e të dashurve që patën dhe që nuk i patën më…Sapo kisha përfunduar së lexuari dy vepra të Teodor Drajzerit, tek paraqeste edhe Amerikën e dhunshme ndaj bukurosheve të tilla!
Pas pak, ajo u ngritë nga tryeza saj e, para se të largohej u afrua drejtë nesh. I dha dorën me përzemërsi mikut tim, me një elegancë e buzëqeshje të hollë, duke i prezantuar edhe bashkëshortin. Ardjani, si xhentëlmen i vërtetë u rrëfye dinjitoz e i uroi gjithë gëzimet që fal jeta bashkëshortore. Ajo nuk mënoi të më përshëndeste edhe mua para se të largohej , me hapin e saj të lehtë. Heshtia që pasoi kur u ulëm e çokëm gotat e birrës kishte domethënin e vet. Ai e ndjeu këtë, tek dihej prej tij kërshëria ime prej letrari, aq më tepër si një admirues i së bukurës. U ndodhëm para një perie, nga ato më të rrallat, për të cilat burrat edhe mund të vriten!..
Ne kishim historit tona të dashurisë, kur vazhdonim gjimnazin, por pastaj udhët tona u ndanë.Ai vazhdoi të lartën për Mjek Gjinokolog, ndërsa unë, atë të inxhinierisë mekanike. Takoheshim rrallë e për mallë, gjersa u diplomuam në ato degë që donim. Po mbetëm beqarë të vendosur edhe kështu do të ishim pas ndërrimit të sistemit e emigrimit tonë në tokën e fqinjëve të jugut, ku Ardjanit i vlejti diploma e mjekut , ndërsa mua ende jo. Qe fati i tillë a energjia ime e pamjaftueshme për të kërkuar një punë më të hajrit. Mbeta një hekuraxhi makinash që grekët e quanin “Sinurgjio”, ku vërtetë fitoja para, ndofta me tepër nga Ardjani, po asnjëherë të ishja edhe i pavarur sa ai , që arriti të krijonte edhe klinikën e vet në mesin e Athinës.
-“Më pëlqen “zgjedhja” yte, i dashur miku im,-i thashë unë, i bindur tashmë sa ajo nuk do ishte gjë tjetër , veçse njera prej të dashurave të tij. Të një Gjinokologu që prekte e kalonte ndër duart e tij me dhjetra vajza e gra. “Po si ke mundur ta mbash të fshehur prej meje, këtë bukuri të rrallë?!…””
-“Mjaft,- bërtiti ai, duke i rënë tryezës me grusht, aqsa desh ranë në shesh gotat e zbrazura të birrave që kishim pirë.- Mbete një hekuraxhi i ftohtë dhe kaq! Po jeta nuk shihet me këtë sy, sidomos për një qënie që sjellë “jetë të tjera”me dhimbje, për një grua që di edhe të ndjejë , po edhe të të besoj, sa të bjerë, jo pak herë edhe viktimë e njerëzve të tillë si ti, miku im i dikurshëm, që harron se jeta e kujtdo njeriu nuk mund të jetë ajo që ka qënë dikur . Nuk doja të ta rrëfeja historinë e saj prekëse, po ja ku po ta them, që të kuptosh më në fund, se ka midis nesh tani një ndryshim rrënjësor, ku tek unë bënë pjesë edhe fisnikëria, ndërsa tek ty, akoma aventura, që s’të nxjerë dot asgjëkundi! Ajo grua që pe ti dhe dyshove në gjëra të paqëna për të , po edhe për mua, është njera nga ato vajza fisnike që dinte të dashuronte me gjithë shpirt, me djalin më të parë që i pëlqeu në mbrëmjen e maturës e që ra menjëherë viktimë e tij, duke i dhënë atij gjithëçka kishte më të shtrenjtë: virgjërinë!. Dhe ç’ndodhi? Ai do ta braktiste , vetëm e vetëm se iu duk e “pandershme”, ngaqë iu dha menjëherë!..E këtë pasojë, do ta paguante katë vite me vonë , kur do të dashurohej përsëri me njerin nga studentët tanë në Universitetin e Athinës që iu “vardis” nga mbrapa për shumë kohë, për vite të tëra dhe qe ajo nuk i ofronte asgjë veç puthjeve… Dhe ai vendosi që të martohej me të pikërisht prej këtij reagimi tundues dhe donte patjetër që ta bënte të tijën. Po ajo rezistoi gjer në fund, gjersa u martuan me kurorë e me dasmë, po këtu, largë prindërve, në një rreth studentësh e miqësh, në njerin prej tavernave të buzëdetit të Glifadhës, me të pira, këngë e valle në shqip e greqisht, aqsa dukej sikur gëzonte pët çiftin e bukur edhe vet deti përkarshi tyre.. Dhe, kur afroi mesnata e më tejë ahengu nuk lejohej më, kur në vëndin e dritave verbuse, do të ndriste vetëm drita e hënës, sejcilin do ta përpinte rruga e tij, shtëpia e tij dhe vetmia e tij…
“Po kështu do të ndodhte edhe për çiftin e lumtur që mezi priste shtratin martesor, ku ndodhi ajo që duhej të ndodhte!… Ajo u bë e tija plotësisht, në natën e parë të marteses dhe, po në atë natë ai e dëboi atë egërsisht, sepse nuk e gjeti të virgjër!… Dhe Çfarë? E nxorri jashtë shtëpisë së tij, në atë të ftohtë dimëri, vetëm me robat e saj, në mes të natës, me inatin e një të marri. Se ne burrat jemi primitivë e mbetemi, tek ai Adami i mitologjisë, që lozte me “kokrrën e mollës”!….”
Kisha mbetur shtang e nuk e prisja këtë apologji të ashpër të mikut tim që nuk ishte më ai i mëparshmi e desha ti kërkoja të falur…Por, ai nuk pranoi të më dëgjonte. Rrëkëlleu gotën e birrës tjetër që nuk e kishtre prekur, fshiu me kurrizin e dorës buzët dhe gati e përplasi gotën e boshatisur…
-“Mos fol,-tha ai..Nuk dua të të dëgjoj më ty “hekuraxhi”! Uh….E kam njohur atë grua në këtë fatkeqësi njerëzore që është e mbetet po kaq universale. Sepse, natyra e ka pajisur femrën edhe me një “membramë” poshtë vetes, në organin e saj të kontakteve seksuale që quhet shkencërisht HYMENI. Dhe kjo membramë qe shpërthyer pa mëndje kur të dy adoleshentët e gjimnazit, ranë për herë të parë në kontaktin seksual, kur atëhere nëpër shkollat tona nuk bëhej si lëndë mësimore “Edukata Seksuale”, si në gjithë botën e kulturuar dhe, “i riu si veriu”, asqë e merte me mëndje pasojën e tmerrshme! Dhe që ta mësosh mirë, ore torollak, se në këto rrethana të mjera e kam njohur këtë grua, po jo, asnjëherë jo, sikudër kanë mbetur në trurin tënd “aventurat” e tua të dikurshmme”! Atë e nxorrën jashtë shtëpisë së burrit të ardhshëm në mesnatën e dhjetorit, disa netë para ndërrimit të viteve, pikërisht në ato çaste, që unë që kthehesha në shtëpi, prej një lindjeje të vështirë, me makinën time dhe që, për pak desh e shtypa, kur ajo i doli përpara makinës, e ndërgjegjësuar se nuk i duhej më jeta, e vetëdijshme dhe e pavetëdijshme njëherësh… Dhe,pas disa çasteve të tjera, ajo nuk do ishte më në jetën e të gjallëve dhe unë do të dergjesha nëpër burgjet e nje shteti tjetër, ku erdhëm “të bëhemi njerëz e mbetëm kafshë!”, nëse nuk do ta ngrija me duart e mija e ta sillja menjëherë në spitalin më të afërt,…..Sillmëni dhe një birrë tjetër!”,-i thirri ai kamarjerit, me të cilin njiheshim prej kohësh, duke dihatur rrëndshëm..
E mbylla gojën,,,Nuk kisha te drejtë të flisja…Ai e rrëkëlleu edhe gotën tjetër të birrës së ftohtë e më rrëfeu paskëtaj pjesën e dytë të kësaj ndodhie të rrallë për këdo, po jo për atë. Ai e kishte shpënë në spitalin më të afërt gruan e traumatizuar e i qëndroi mbi kokë gjer në mëngjesin e ditës tjetër.Atëhere asaj i kishte ardhur i plotë edhe kthjellimi, përsa i kishte ndodhur e vendosi mbi dorën e tij pëllëmbën e dorës së saj delikate e mezi foli një greqishte “të çalë” që do ta detyronin atë t’i kthehej në shqip, me hamëndjen e tij të pagabueshme. Vetëm pas dy ditësh ata do ti hapeshin njëri-tjetrit e do të delte në pah shkaku i aksidentit fatal që asaj do t’i shfaqte një traum të përjetshme,sikundër kishte konkluduar edhe mjeku grek i atij spitali , pas vizitës, kontrollit e analizave të përgjithshme.Pas daljes nga spitali, në çaste besimi e kthjellimi ndaj bamirësit ,ajo do të mësonte se me kë kishte të bënte e ndjeu afërsin e një njeriu të vërtetë , që ishte edhe mjeku i këtij profili, ajo do të spjegonte gjithëçka fare hapur, pa atë ndroje e frike prej të tjerëve, prej rrethit shoqëror, kur ende familja e saj në Shqipëri nuk dinte asgjë se ç’far kishte ndodhur….
Në mardhëniet njerëzore vjen gjithmonë një çast afërsie që i zhduk “barrjerat” midis dy sekseve e megjithatë ruhet distanca me njëri-tjetrin dhe përsëri afërsia nuk keqkuptohet nga pikëpamja sensuale. Afeksioni thuajse zhduket. E virtyti ndrin si një margaritarë …”Ne tani flisnim lirshëm, si dy miq të vjetër,-kishte shtuar ai, pasi ngriti vështrimin e tij të rrept, nga ana ime…
-“Po më habitë , i dashuri im ,me këtë histori të dhimbëshme….Ke të drejtë kur thua se , sa vete e po u “ngjajë” gjithmonë e me tëpër hekurave e llamarinave, me të cilat merrem!,”-thashë unë
-“Lindi diçka më e madhe se keqardhja midis nesh, a më kupton,- më ndërpreu ai,-dhe unë që do vizitoja e shihnja me dhjetra femra gjatë ditës, ashtu si i ka bërë nëna, nuk më errësoheshin sytë nga ai instikt i tmershëm që vegjeton tek ne burrat!”
– “Ndofta nga dhuna e përdorur mbi atë krijesë poetike?”,-reagova mënjëherë.
– “Jo vetëm kaq…Se egziston diçka më tepër tek ne: është mentaliteti i trashëguar, koncepti se gjer ku duhet të shkoj kufiri i lirisë së femrës në dëshirat e saj natyrale….Dhe akoma: a është virgjëria një “zonë përjetësisht e ndaluar”, që po e humbet atë , qoftë dhe nga një dhunim , po edhe nga një marrëzi e rinisë tënde, në atë rrëmbim dëshirash të zjarrta dhe që duhet më pastaj ta vuash tër jetën tënde, apo të vrasësh edhe veten, sikundër tentoi ajo që ta bënte?!”
– “Ke shumë të drejtë dhe, ja ku po rrëzohet edhe tek unë ky “mentalitet i rrënjosur nga shekujt”,-u shpreha unë triumfalisht,- tek edhe unë paskam qënë një person i tillë, i “pagdhëndur” në abuzimet e mia ndaj tyre, vetëm sepse “përfitoja një kënaqësi të çastit , pas dukjeve virtuale të një vajze, qoftë edhe të një gruaje me përvojë…Si një budalla e gjysmë!”
Ai më pa me keqardhje e , pas atij shikimi, më ngjante vetia e barabartë me “HIÇIN”!
-“Po e keqja, shtohet kur dhuna bëhet e heshtur dhe tinëzare, -arsyetoi Ardjani me pasion,-përmes dëshirave tona zotëruse, kur e dimë edhe një gjë të tillë se , duke shkuar pak me tejë “cipës së virgjërisë” së një femre, i përfshirë nga egoizmi ynë, instikti mashkullor, apo edhe nga kënaqësia e atyre çasteve që kanë të bëjnë me “pikën G”, që është kulminacioni e orgazmës tënde, bëhesh edhe ti bashkëshoqërues i shkatërrimit të një jete të shumëfisht!…Nga që gruaja është AJO , që e sjell jetën e fëmijëve në kushtet e normalitetit….”
-“E kuptoj ç’më thua, mik i dashur , por kam dëgjuar se “kjo fatkaqësi “ e femrës, në mposhtjen e një “traume” të tillë,-le ta quajmë kështu-është kapërcyer, thuajse me nga ato “qepjet” që dini ta bëni ju mjeket në organin e saj”,-thashë unë me ndroje.
-“Edhe kjo bëhet, po sa “para bënë!”, tek ia lë vëndin abuzimit e gënjeshtrës, për të rrëfyer më pastaj natyrën hipokrite të kësaj krijese të mrekullueshme që ështe e mbetet burimi i jetës normale, në rrethanat e nje normaliteti e të një kuptimi emancipues të qënies e të rolit të saj të rëndësishëm”. Heshti një hop dhe pasaj vazhdoi: “Të them të drejten , ia propozova asaj edhe këtë “zgjidhje”që profesionalisht e ligjërisht, nuk lejohej, i shtyrë nga keqardhja, po edhe prej dëshpërimit të saj të thellë, po ajo tashmë qe kthjelluar në gjithëçka dhe nuk e pranoi , përkundrazi, e përbuzi! Bile, që ta dishë edhe ti, ai djaloshi simpatik që e kishte ajo në krah të saj , pasi u dashurua me të, mësoi po prej saj, gjithë ketë histori të dhimbëshme, që ma besoi edhe mua si “një të fshehtë”, të cilën ja ku e zbulova edhe para teje, njeriut që merret me hekurat, po edhe me letrat!Pse jo, le të shkruhen edhe ngjarje të tilla tronditëse që rezikojnë jetën e vajzave e të grave…Unë e quaj këtë, si misionin tim human, po le të jete edhe misioni yt, o “njeri i hekurt”, po edhe i lapsit!Se ndodhi të tilla janë alarmuese për shoqërinë e sotme e nuk mund t’i fshehësh, as të “varrosen” kursesi , as tek ajo, as tek ti e ai, dhe as tek unë e te askund tjetër…Por ja tek e “tradhëtova” edhe atë ,edhe veten time. Ju betova! Po ama, emrrin e saj nuk ke për ta mësuar kurrë…Se BOTA ka me miljona njerëz si ti, që nuk e kuptojnë “BOTËN E PASUR “ të një gruaje, duke e dhunuar atë, për të cilën një kollos si Shekspiri shprehet se “është krijesa më e mrekullueshme që ka krijuar mëma natyrë!”, dhe të tjerë poetë kanë ngritur poema hyjnore e skulptorë si Fidja e Praksiteli , të cilët, që në mijëvjeçarët e parë të njerëzimit, po këtu ku ne flasim për to, e kanë skalitur shtatin e saj mrekullisht, “derdhur të gjallë” në mermer, në tajtën tokësore e qiellore bashkë…., tek e kanë zili edhe yjet që ndrijnë mbi ne…”
Tiranë, 27.06.2023
Burimi/Facebook


Leave a Reply