Ajo ishte zonja Hajrie Kusi (datlindja 1910), e cila rridhte nga një familje e nderuar qytetare e Tiranës, familje që e donte dijen.
Babai saj, Ismail efendi Kusi, ishte ekonomist në komunitetin mysliman. Ndërsa e ëma, Qamile Mara, rridhte gjithashtu nga një familje qytetare tiranase. Çifti pati 7 fëmijë, 5 djem – Tut Kusi, i cili vdiq mjaft i ri fill mbas studimeve:
-Ramazan Kusi, në kohën e mbretërisë ishte akademik ushtarak;
-Abdulla Kusi, i pushkatuar nga komunistët më 1945, i cili kishte shërbyer si kryetar komune i Petrelës;
– Nazif Kusi, i cili vdiq shumë i ri fill mbas mbarimit të fakultetit në Milano;
-Hysen Kusi, i cili jo vetëm një sportist i shkëlqyer, kampion i parë i Shqipërisë më 1930, por dhe një ekonomist i mesëm, i cili do të internohej në Kënetën e Maliqit;
– Lutfije Kusi do t’vdiste nuse e re në familjen e mirënjohur Gjinali, dhe;
– Hajria, e cila u fejua e re me Qazim Mulletin.
Fatkeqsitë në familjen Kusi siç shihet nuk ishin të pakta. Pa harruar kushëririn e tyre, të madhin Xhemal Kusin, studiues, mbaruar për drejtësi në Universitet të Vjenës, burgosur 8 vite nga komunistët.
Hajria pat ndjekur gjitha nivelet shkollore që ofroheshin për vajzat e asaj kohe. Ajo pasi mbaroi gjimnazin ishte një dashamirëse e muzikës. Si më e vogla në trup që ishte dhe më e përkëdhelura e familjes vëllezërit e mbanin si sytë e ballit dhe dhutata që ata i bënini ishin shumë libra.
Nga fejesa e shpejtë me Qazimin dhe kundërshtimet politike me Ahmet Zogun çifti u martua në Vjenë në vitin 1929. Edhe pse Qazimi ishte emigrant politik (në egzil), Zogu nuk o mor kurrë me familjen dhe shtëpinë.
Hajria shkonte e vinte nga Tirana në Austri, Itali, Francë ku shpesh udhëtonte i shoqi. Për 9 vite martesa e tyre ishte midis Tiranës dhe Evropës.
Hajria paraqitet në atë komedi turpi si një e “prapambetur”, një injorante që medemek e mësonte pastruesja e saj.
Fotoja ilustruese eshte perreth viteve 1922-1923. Familja Kusi ofroi shtwpine per Insitutin Kyrias te mesimit te vajzave.
____
Foton e pashë tek arkivuesi i mirënjohur Ferdinand Nikaj. E ngjyrosa për dëshirë timen.
Nga
Marsida T Najdeni
Burimi/Facebook/Gegnisht/Denata Rroji


Leave a Reply