Kshtu 3 javë kam jetu tmerrin.
U ba gruja me nerva shumë.
Ktij Big Brother ja kam pa sherrin.
Kurr ma ngusht s’e kam pasë unë.
Na po shifshim te dy bashkë
e po pritshim kush me dalë.
Atë natë Kiaren nxorren jashtë.
E unë bana e fola nji fjalë.
Edhe sa e nxorren jashtë.
Ah ta dini sa jam gzu.
Ktheva kryt e e grus i thashë
Zemer e ka meritu.
Ça ka lype, i thashë, ka gjetë.
U banë gati plot tre muj.
I erdhi hakut Luizit t’shkretë
sa ja bani gjakun uj.
N’sekonda ma ka kputë fjalen.
Nuk m’la me mbaru fjalinë
Si ke ftyr m’tha, m’u gzu per Kiaren?
A e ke ba mirë llogarinë?!
A nuk mshef, gati pa qaj?
E prej mendjes po falisi.
Boll keq, mtha, po m’vjen prej saj
por m’dhimbset shumë Luizi.
Ai farë djalit mashallah.
Me taman si karajfil.
Si nuk t’vjen m’tha pak gjynah.
Po ti kenke shpirtkatil.
Po qetsou i thashë maj ma.
Pse po ndezesh si fitil.
Per Luizin nuk thashë gja.
Me taman asht karajfil.
A po m’len tesh m’tha mu t’qetë
Se nuk jam dhe n’terezi.
Me ma qepë m’tha, me ma qepë
Zanin ma s’du me ta ndi.
Ky big brother s’shifet ma
Ja kanë ba, tha, mutin krejt.
Edhe iku pa ba za.
E kuptova që shkoi me fjetë.
Bana e fola belane gjeta.
Ishte nje moment i vshtirë
Kaq u ba gruja me nerva
sa s’m’tha as naten e mirë.
Ndejta e pava deri n’fund
Se big brother mbarote vonë.
Erdhi koha me fjetë dhe unë
Hapa deren e hyna n’dhomë.
Hapi sytë e shof kah shtrati.
Gati sa nuk m’lujti mendja.
Zemra jeme nga inati
e kish nda me tel me gjemba.
Syve s’dosha me u besu.
Po kjo ishte çmenduni
Ça ke ba kshtu , i thashë gru.
Ti nuk kenke n’terezi.
Ça kujton m’tha se une tallem?
Nuk du kend ma shume se vedin
Vazhdo ti gzohu për Kiaren
se ta rregulloj unë qefin.
Kshtu ka ndejt mor miq ky shtrat.
Për tri jave kshtu kena fjetë.
Shyqyr Kiara hyni prap.
Ndryshe telat s’ishin hekë.😂
Burimi/Facebook/Bejta Shkodrane Sade


Leave a Reply