Nuk jam demokrat,
nuk jam as socialist.
Ore na lini pak rehat,
jam atdhetar në list.
Sot do të.më gjeni,
në Zybin -Potok.
Ku na kafshon qeni,
të gjithëve neve tok.
Nesër shkoj Himarë,
të flas shqiptarisht.
Kur ka shqipëtarë,
pse të flas greqisht?
Bitolën s’e njoh,
E njoh Manastirë
Me sy nuk e shoh,
Bitola term i nxirë.
S’shkoj në protesta,
ku shkojnë partitë.
Do shkoj tek festa,
ku Atdheu ndrit.
Shkoj e protestoj,
për pensionin tonë
Zëmrat na i shpoj,
rrojmë si milingonë.
Vetëm një flamur,
do valvit në dorë.
Për të ranë mbi gur,
me mijra dëshmorë.
Mbi të gjithë Atdhenë,
partitë venë e vinë.
Shqipja do folenë,
t’a duamë Shqipërinë
B.Xh.D.D.Korçë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply