Një fllad i lehtë i bie violinës
në pyllin e bukur me pisha.
Borigat e moçme, si plaka,
pëshpërisin histori të vjetra nusërie.
Në kopësht, dy qershi,
si nuse pas natës së parë të martesës,
dëgjojnë pëshpëritjet e plakave
dhe u skuqen faqet.
Zogjtë vështrojnë
e këndojnë këngë të reja dashurie.
Ndue Lazri
Burimi/Facebook


Leave a Reply