VENDIM I DREJTË
Vendimi ynë
Është i drejtë
Edhe historik
Sepse
Në mbarë mbretërinë
Ka rizgjuar dashurinë
Gëzuar!
Stubëll, 25 mars 2013
DUKE ARRITUR
Gjithçka ka qenë e qartë
Kam shikuar
Vetëm ta gjej e ta shijoj
Mjaltin e bekuar
Të dashurisë
Stubëll, 25 mars 2013
TEJ NDRYSHIMIT
Sa bukur
Dashuria
Gjithnjë e më e ëmbël është
Historia bëhet
Gjithnjë e më e këndshme
Viti, 25 mars 2013
NJËRI PAS TJETRIT
Vazhdojmë të palodhur
Dhe të paepur
Në rrugën e amshimit
Të dashurisë
Viti, 25 mars 2013
RREGULL’ I RI
Në Dardaninë tonë
Po merr frymë pranvera e re
E gjallërisë
Gjithkah kah hyrë
Një rregull i ri
Plot e përplot me dashuri
Viti, 25 mars 2013
MES JEHONAVE TË DASHURISË
Edhe sot
Në stinën e pestë
Ndjehem vital
I freskët
I fortë
I palodhshëm
…
Viti, 25 mars 2013
GJITHNJË E MË SHUMË
Rrisim zërin
Në këngët e bukura festive
Me melodi dashurie
Jemi t’adhuruar
Nga masat
Komandojmë botën
Me dashuri
Viti, 25 mars 2013
Per”Alba – Dansk” shkodrani



Leave a Reply