Vdekja e Vladimirit, djalit të madh të familjes Shehu
Kontrolluam shtëpinë dhe plaçkat e familjes. Bashkim Shehu dhe e shoqja, Marjeta, ishin shumë të tronditur dhe të hutuar. Vajza e tyre, që ishte vetëm 2 vjeç, qëndronte e shtrirë përtokë dhe po qante. Edhe djali, pak më i madh, ishte strukur në një qoshe dhe qante. Fëmijët ishin tmerruar, por askush nuk merrej me ta.
Në një dhomë do të mbylleshin plaçkat e Fiqretit dhe të Skënderit. Kryesisht ishin rroba dhe sende personale. Hetuesit nxitonin ta mbyllnin dhomën e harruan se bashkë me teshat e Fiqretit dhe Skënderit ishin dhe ato të Marjetës e Bashkimit. Me këtë rast, me porosi nga Ministria e Brendshme u vendosën dhe mjetet e përgjimit në kuzhinë, ku do të banonte Bashkimi me Marjetën, për të parë reagimin e tyre pas arrestimit të Fiqretit dhe Skënderit. Nga incizimi nuk doli ndonjë gjë që të kishte interes.
Hetimet filluan me pyetjen rreth fejesës së Skënderit me Silva Turdiun. Skënderi ishte i qetë, fliste avash, duke i menduar fjalët që thoshte fliste qartë, duke të krijuar përshtypjen se ai jepte shpjegime të sakta, nuk mundohej të dredhonte, të gënjente. Kjo kishte të bënte me karakterin e tij, me edukatën e tij. Skënderi ishte një djalë serioz, studios dhe me moral të lartë. Kur ishte student në universitet, ishte një nga studentët më të mirë jo vetëm në mësime, por edhe në sjellje. Veçanërisht Mehmeti kishte shumë debulesë për këtë djalë, ndoshta se i ngjante shumë në fizionomi dhe karakter. Skënderi pas mbarimit të universitetit u emërua inxhinier në uzinën “Dinamo”, aty zë shoqëri me inxhinierë, punëtorë dhe ambientohet me jetën që bënin në jetën shoqërore.
Dëshmia e Kadri Gojashit, kreu i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit në vitin 1981
Më 8 maj 2002 e vijim, ka filluar dëshminë e tij për një të përditshme ish-drejtori i Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit në kohën kur vdiq Mehmet Shehu, Kadri Gojashi. Njeriu më i besueshëm për ngjarjet e fundvitit 1981 u transferua më pas në Gramsh me detyrën e kryetarit të degës së Punëve të Brendshme të këtij rrethi dhe pas shkarkimit ka qenë i internuar në qytetin e Gramshit ku ka punuar si punëtor krahu.
Për funksionin që kishte pasur ashtu si edhe të tjerët, Gojashi ishte akuzuar nga partia se i kishte munguar vigjilenca dhe se komplotin e Mehmet Shehut e kishte zbuluar “vigjilenca e partisë dhe Enver Hoxhës”. Të bën përshtypje fakti se për oficerët madhorë të Sigurimit të Shtetit si Gojashi, kishte qenë i ndaluar dëgjimi i fjalës së incizuar të Mehmet Shehut në mbledhjen e Byrosë Politike. Kadri Gojashi ndër të tjera thotë:
“Më duhet të theksoj një fakt interesant që binte në sy, tjetër punë se për të qenë të sinqertë dikush nga ne nuk guxonte ta komentonte. Nga shiriti i magnetofonit nuk ishte fshirë vetëm fjala e gjatë e Mehmet Shehut, por edhe komunikimet e tij me anëtarë të tjerë të Byrosë Politike. Mbaj mend që edhe ata të urtët e më të bindurit, që më parë nuk guxonin të debatonin me Mehmetin, ishin tepër agresivë në pyetjet e tyre”.
Gojashi më tej thotë: “Fillova të kuptoj se rënia e Mehmet Shehut kishte filluar shumë kohë më parë….. Enver Hoxha e udhëhoqi personalisht dhe me shumë kujdes hap pas hapi të gjithë procesin që çoi në vetëvrasjen e Mehmet Shehut. Prej kohësh ai kishte filluar të ngrinte rreth tij “murin e izolimit” të kryeministrit”. Sipas Gojashit, Shehut i ishte prerë edhe mundësia për të marrë informacionin e duhur nga Ministria e Brendshme (ku zërin më të rëndësishëm e kishte Sigurimi) qysh në korrik 1981. Para zhvillimit të Kongresit të 8-të të PPSH-së Mehmet Shehu ishte edhe sekretar i partisë dhe si i tillë gjysmën e ditës e kalonte në zyrën e tij në selinë e Komitetit Qendror të Partisë. Mirëpo, në korrik 1981, Ministria e Punëve të Brendshme, si rrallëherë në veprimtarinë e saj e decentralizoi informacionin, duke e specifikuar raportimin e saj në fusha të caktuara si në atë të ekonomisë, politikës, ushtrisë etj. Informacionin më të rëndësishëm të kësaj platforme të re e siguroi Ramiz Alia. Mehmetit si sekretar i ra për pjesë një informacion jo me rëndësinë e atij të Ramizit.
“Vrasja” e Vladimir Shehut
Çfarë egërsie u përdor në drejtim të familjes së Mehmet Shehut. Vranë Mehmetin, burgosën dhe vdiq në burg Fiqreti, vranë djalin e madh, Vladimirin, u burgosën dy djemtë e tjerë që po të mos kishte ardhur demokracia do të vdisnin në burg edhe këta. Djalin e Mehmetit, Vladimirin e vranë drejtuesit e Ministrisë së Brendshme, Hekuran Isaj. Ish-kryetari i Degës së Punëve të Brendshme në Gramsh, Kadri Gojashi, në një nga gazetat e përditshme shkruan midis të tjerave: “Vrasja e djalit të Mehmetit dhe enigmat që janë krijuar rreth tij, mund t’i zbardhte fare mirë ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme, Hekuran Isaj. Ai di shumë rreth saj, në mos qoftë organizatori dhe nxitësi i drejtpërdrejtë i tragjedisë që pësoi Vladimir Shehu, është njeriu që di më shumë se kushdo tjetër rreth saj dhe shkaqeve që e çuan djalin e madh të Mehmet Shehut në vetëvrasje…. Vladimir Shehu e vrau veten i detyruar nga organet e Sigurimit, të cilët e vunë atë përpara disa alternativave tepër delikate, ose të thoshte që u duheshin ndaj grupit armiqësor, në kohën e partisë ku bënte pjesë dhe e ëma e tij, Fiqreti, ose do të kishte pasoja të rënda.
Familja Hazbiu
Kadri Hazbiu njihet si ministri i “hekurt” i sistemit të kaluar. Ai ishte i martuar me Hedijen dhe kishin pesë fëmijë, Elenën, Bashkimen, Mimozën, Petritin dhe Agronin.
Familja Çarçani
Adil Çarçani mori detyrën e kryeministrit në vitin 1981, pas vdekjes së Mehmet Shehut. Ai ishte i martuar me Hava Çarçanin dhe kanë lënë dy vajza, Teutën dhe Lidën, që aktualisht ndodhet në Suedi.
Familja Balluku
Beqir Balluku u arrestua në vitin 1974 dhe ekzekutua në vitin 1975. Këtu nisin edhe ditët e vështira për bashkëshorten e tij, Tadie, dhe fëmijët Çlirim, Vladimir dhe Agim Balluku. Ish-zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes nuk e kishte menduar ndonjëherë se mund të kishte një fund të tillë, pasi ai ishte ithtar i sistemit të kaluar.
Familja Spahiu
Bedri Spahiu në vitin 1955 ishte ministër i Arsimit e Kulturës dhe anëtar i Byrosë Politike. Bashkëshortja e tij quhej Nedo Spahiu, ndrysa tre fëmijët quhen Spartak, Mira dhe Petrit. Spahiu u dënua me 25 vjet burg. Më 6 tetor 1974 lirua nga burgu dhe e internuan në Selenicë. Lirohet nga internimi më 10 maj 1990, ditën kur u shpërnda Komisioni i Internim–Dëbimeve.
Arkiv
Per”Alba – Dansk” shkodrani



Leave a Reply