Mila ngjante me një shëllungë të bardhë e të leshtë si ato që gjyshja punonte me duart eshtake prej të cilave tërhiqte, tërhollte e bënte lëmsh një fije të hollë e të gjatë.
Ajo u bë shkak që unë të njihja këtë mesogrua me flokët ngjyrë gruri kasketë dhe zë të butë e të ndrojtur.
Qeni kishte gjetur derën e shtëpisë hapur për pak çaste dhe kishte përfituar për të dalë korridorëve të pallatit në kërkim të aromave të mira të gatimit që vinin nga të gjitha kahet.
“Mila, Milaaaa”- thërriste ajo nga ana tjetër e kthinës dhe me ngut përpiqej të vishte një palë pantofola pa harruar të merte me vete çelësat pasi apartamentet kishin ato tip dyersh që po t’i mbyllje, mbeteshe jashtë.
Qenushi për një çast ktheu kokën nga vinte zëri i njeriut të saj më të dashur që herë merrte trajta qortuese dhe herë të ëmbla.
“Është këtu”- m’u desh t’i përgjigjem duke i treguar me zemërsi atë top të leshtë që tundte bishtin e vockël e falte ledhatime si të ishim njohur kaherë. Mila parfumonte e tëra me dy sytë si dy korra ullinjsh të zi që mbuloheshin nga flokët e gjatë e të shpupurisur, ndërsa këmbët mezi dalloheshin.
“Eja Mila, eja tek mamaja “-ia priti ajo duke e rrëmbyer me ngut në krahë,-“nuk është shtëpia jonë kjo” bëri të kthehej me një lëvizje pak sa të ngurtësuar duke u larguar sëbashku me të dhe duke më falenderuar e kërkuar falje njëkohësisht për “shqetësimin” që kishte mundur të më krijojë qenushi i bukur.
Kishte një të ecur pak sa të çuditshme por shpejt e mblodha veten pothuaj duke bërë një autokritikë të rrufeshme pasi secili prej nesh ka të ecurën e tij karakteristike dhe as që duhet të më kishte bërë përshtypje e saja.
Të hënën e javës tjetër e përshëndeta përzemërsisht nga ballkoni ndonëse nuk e dija ende emrin e saj dhe e pyeta nëse dëshironte të pinte kafenë e pasdites me mua.
“Po”- foli ajo menjëherë dhe për dy minuta mbërriti në portën hapur paraprakish me qenushin në krahë.
Sytë e tij si të ngulitur në një re të vogël e të bardhë më njohën menjëherë ndërsa me gjymtyrët e vockla i dha hov trupit e u hodh drejt meje.
“Kam patur dhe unë një qen – i thashë,- po ky i yti është vërtetë shumë i bukur, shumë i dashur”
E mora në duar dhe loza me të derisa u lodha, ndërsa ai për lodhje as që donte t’ia dinte.
Më në fund kafeja ishte gati dhe si dy të panjohura s’dija nga ta nisja bisedën. Seç kishte diçka të veçantë në këtë grua, një drojë e qartë lexohej në sytë e saj të kaltër ndonëse buzëqeshte gjithnjë
Dhëmbët e bardhë dhe disi të largët mes tyre shndrinin.
“Nga anët tona themi janë me fat ata që kanë hapësirë në mes dhëmbëve të parë, s’e di nga ju?”- fola duke mos pritur ndonjë përgjigje dhe sheqerosnja kafenë duke rrëmuar fundin e pakos së biskotave.
“Vërtetë?”- ma priti ajo dhe lëvizi dorën e majtë në drejtim të flokëve si për të dashur të largojë nga sytë baluket e gjata
Ndieva ca kriza nga ato kalimtaret të nervit shiatik ndoshta nga pozicioni jo korrekt i të qëndruarit ulur dhe u zhvendosa për t’u rehatuar më së miri.
“Pije kafenë se ftohet,- i fola zonjës së re dhe për të thyer disi heshtjen e pyeta nëse gjendej mirë në këtë pallat.
“Mirë, madje shumë mirë”- m’u përgjigj ajo pa u menduar fare tek rrufiste kafenë pa harruar kurrsesi të ledhatonte qenin.
“E kam si fëmijë, më heq gjithë mërzinë”-tha duke ulur vështrimin disi të trembur.
Apartamenti ngjante më i heshtur për shkak të bisedës sonë të stepur, më i zbrazët por për fat të mirë, Mila s’reshte për asnjë çast përmbushte atë boshllëk.
Ndjeva faqet të më skuqeshin ndërkohë që po bëhesha gati ta pyesnja nëse kishte fëmijë por çuditërisht më dolën dy-tri pyetje rradhazi
“Je e martuar? Ke fëmi? A punon?- dhe ula kryet e turpëruar nga mendimi se mund të isha treguar shumë kurioze
por shpekt e justifikova këtë ndjenjë që ma kishte mbushur ballin me bulëza të ftohta.
“Ç’ka të keqe?- fola me vete,- pyetje normale janë, të gjithë bëjnë kësisoj pyetjesh në njohje të parë.
Një krizë e lehtë më kaloi përmes kraharorit ndërsa gruaja, Maria më pyeti me ngut nëse ndihem mirë.
M’u duk se busti i saj ngadalë filloi të shkrihej dhe mimika të kishte ndonjë shprehi por më kot, pas pak sekondash u kthye në gjendjen e saj të mëparshme.
“Po shkoj”- foli ajo tek vërtitej andej- këndej për të gjetur rrugën e daljes duke më lënë me mendimin se mos ndoshta kisha ndërhyrë shumë me pyetjet pa vend.
“Shihemi prapë “- foli ajo dhe u largua gjithnjë me atë hap të brishtë por këtë rradhë s’pata guxim të gjykoja të ecurit e saj.
Një javë më pas, sërish dita ime e pushimit. Dielli atë ditë ishte aq i ngrohtë dhe në ballkon lulet e kishin ndier këtë më së miri. I ujita me rradhë duke i pastruar nga gjethet e thata të dimrit që sapo shkoi ndërsa përbri, në ballkonin e saj Maria mblidhte çarçafët tashmë të tharë. Mezi ngriti duart të zhvendoste një tapet të kuq.
“Si je?”- e pyes instiktivisht duke pritur një përgjigje po aq instiktive por ajo la çarçafët, mori qenin dhe u gjend përpara derës së shtëpisë.
“Të pijmë një kafe, ke kafe?”-foli,-është ora” -dhe qeshi
“Po, po”- ia prita dhe ndeza menjëherë makinetën e kuqe.
“Do dhe ca biskota?”-i fola duke i afruar një pjatë të vogël plot me ato integralet që më pëlqejnë më së shumti
Ajo hante ngadalë dhe me sytë si deti vështronte lëvizjet e mia nëpër shtëpi.
Lavdëroi kafenë dhe biskotat me dy- tri fraza të rastit dhe më pas u drejtua drejt divanit, vendit ku ulej përherë.
Përkëdheli qenin me gishtërinjtë e gjatë e të hollë, ndërsa byzylykët e shumtë që kishte nëpër duart lëshonin tinguj të lehtë e çlodhës.
“Ndoshta ke punë?”- më tha dhe më pa drejt e në sy për të patur një përgjigje sa më të sinqerë ndërsa unë e qetësova shpejt duke i shpjeguar se të hënave jam pushim dhe se punët mund të presin.
Nxitova ta pyes se mos ishte zemëruar me mua pasi herën tjetër i pata bërë disa pyetje ashtu kot sa për njohje pa marrë asnjë përgjigje.
“Të lutem të më falësh nëse e kam tepruar,”- fola menjëherë si për të hequr këtë mendim të keq që më shponte si plugu i parmendës prej ditësh
“Zëri yt është i bukur,- foli Maria ,-ai hyn ngadalë në shpirtrat që rrinë zgjuar prandaj u ktheva ta dëgjoj sërish”
Hutuar nga fjalët e saj të ëmbla humba fillin e dialogut por Mila më shpëtoi sërish duke më vjedhur ca ledhatime të befta. Asnjëherë nuk kisha parë një qen kaq të dashur dhe për një çast dëshirova ta kisha dhe unë një të tillë, por kur mendova kohën dhe përkushtimin për të cilin ka nevojë një kafshë shtëpiake dhe mundësitë e mia u zbrapsa shpejt
Më në fund më pyeti me se merrem, ç’punë bëj, ndërsa unë siç bëj ngaherë nuk humba kohë të ankohem për punën time, për orët e gjata në këmbë dhe lodhjen shpeshherë të madhe.
Po plakem i thashë dhe ndiej energjitë të më braktisin gjithnjë e më shumë.
Fërkova tëmthat si për të larguar që andej dhimbjen e kokës dhe më pas kraharorin nga ku herë- herë bën vizitë një dhimbje e beftë.
Ajo më vështroi thellë në sy dhe duke tundur kokën me buzën në gaz filloi të më tregonte “diçka” nga vetja.
Rrëmbeva një stilolaps që u gjend aty pranë si për të dashur të luaj me të dhe me sy kërkoja një bllok shënimesh.
Nuk qe e vështirë ta gjeja pasi qark meje gjenden gjithnjë fletë të bardha.
Zhgarravis mbi to diçka që mund ta kuptoj vetëm unë. Hapa perden duke lënë të hyj një fjollë drite dhe luta miken për ndonjë akullore apo pije freskuese duke i dhënë kështu mundësi që të zvijonte pa drojë bisedën. Nuk ishte e “detyruar” të më tregonte asgjë nga vetja, nuk kishte sepse, por ajo tashmë ishte nisur …
Mbështeta kokën mbi duar e bërrylat në tavolinë si për të dashur t’i tregoj se po të dëgjoj me vëmendje dhe ula zërin e televizorit që diç mërmërinte për pasurinë Lolo Brixhidës
“Si të gjithë emigrantët e tjerë mbërritëm këtu në kërkim të një jete më të mirë bashkë me bashkëshortin tim në një moshë shumë të re.
Atëherë, njëzet e tre, njëzet e katër vjeçe fill pas martesës në vendlindje.
Jemi njohur e dashuruar me shikim të parë dhe deri atëherë s’jemi ndarë kurrë për një çast të vetëm ndonëse jeta vendosi të luaj një lojë shumë të egër me mua.”
Për një çast mori frymë thellë, mbylli sytë, shtrëngoi fort grushtat e vegjël dhe më pas, nisi të fliste përsëri
Trishtimi vizatohej qartë në fytyrës së saj dhe vetullave që zbrisnin duke vizatuar ca rrudha mbi ballin e lartë.
“Këtu në emigrim u gjetëm mirë me të gjitha vështirësitë që ka jeta ndërsa dashuria jonë kurorëzohej me mbërritjen e fëmijës tonë të parë, Claudios.
Gëzonim si dy çmendur për këtë dhuratë të bukur që Zoti kishte vendosur të na bënte
Muajt e gjatë të pritjes së tij kaluan pa ndonjë komplikim ndërca çasti i mbërritjes, i lindjes,jo.
Im bir, Claudio vërente dritën e diellit pas shumë e shumë dhimbjesh që vetëm një nënë mund të durojë, vetëm një nënë mund t’i harrojë.
Ai erdhi në Mars të 2016-s, erdhi bashkë me pranverën
E mbaj mend mirë atë ditë, ishte e mërkurë ndërsa ora shënonte 9.17 minuta. Im shoq s’e kishte braktisur dorën time për asnjë çast të vetëm, ndërsa kur na pyetën për emrin u përgjigjëm njëzëri.
Ditëve që vijuan në konvaleshencë nuk u ndieva fort mirë por mendonim se gjithçka ishte normale.
Të shtunën, më lanë të dal nga spitali dhe ne do të mbërrinim tre në shtëpinë që kishte çelur dyert për festë,
Këtë e kishte bërë të mundur nëna ardhur enkas nga larg.
Shtëpia ishte përplot me miq por unë vijoja të kisha dhimbje të pashpiegueshme koke që herë- herë bëheshin të padurueshme.
Nëna kishte zgurdulluar sytë
Nuk bëri në kohë të shpjegonte se diçka e çuditshme kishte ngjarë në fytyrën time ndërsa ndieja krahun e majtë të trupit dhe artet të ngurtësoheshin. S’mbaj mend asgjë tjetër përveç sirenave të ambulanzave që mbërrinin, tingujt e të cilave zhurmuan gjatë në memorien time ndësa zëri i birit tim të posalindur bëhej gjithnjë e më i largët.
Nuk di se çfarë ka ngjarë me mua por nëna më tha se nuk ka për ta gjetur kurrë guxim të përshruajë ato çaste…
Tmerrin që mund të përjetojë një nënë tek vëren vajzën e saj të humbë dalëngadalë.
Në vendlindje kam studiuar si infermiere dhe kjo disi më ndihmonte të kuptoj bisedat me zë të ulët të mjekëve
Flisnin pothuaj në kod, por ajo që kuptohej mirë ishte fakti se kjo punë do të zgjaste e do të zgjaste.
Dëshpërimit tim për fëmijën braktisur porsalindur i bashkangjiteshin dhimbje fizike të papara dhe hutimi i pashpjegueshëm i mjekëve, ndërsa nëna shrydhte gjijtë për një pikë qumësht.
Konvaleshenca do të zgjaste me muaj të tërë dhe im shoq s’kishte ndërmend të më linte vetëm.
Duke mos ditur se si të vepronte në një vend të huaj, nëna kërkoi një autorizim special nga organet kopetente të cilët do t’i jepnin asaj të drejtën të kujdesej për të porsalindurin duke e marrë në mbikqyrje.
Atje në vendlindje do të mundej më mirë , pasi dinte gjuhën, njihte spitalet pediatrët dhe infermierët.
Pas shumë muajsh vizitash, kontrollesh e terapish më dërgojnë në shtëpi ku nëna nuk është e vetmja që më pret
Im bir tashmë mëkëmbur disi më buzëqesh si për të dashur të më heqë atë dhimbje të madhe që më kishte pllakosur shpirtin.
Sytë e tij më çlodhin shpirtin e më japin pak forcë të shkoj përpara.
Im shoq përpiqet të gjejë ndonjë punë por dimri tashmë zbriste krahët e tij të akullt mbi qytet dhe të punoje në ndërtim ishte pothuaj e pamundur.
“Pushoni ca, jeni rraskapitur nëpër spitale-na thotë nëna dhe me bisht të syrit sheh kalendarin varur në mur ku prej muajsh askush s’kishte bërë asnjë shënim,- dhe pak javë na ndajnë nga krishtlindjet. Të bashkohemi dhe njëherë në familje si më parë,- ndërsa një lot rrokulliset rrëmbimthi mbi buzët e saj mishtore. Nëna nuk shprehte pothuaj kurrë emocionet, ishte një grua shumë e fortë por këtë rradhë gjeti guximin të më tregojë se im atë, vetëm 50 vjeçar me 2 dhjetor ishte shtruar në spitalin e qytetit pasi i ishte diagnostikuar një sëmundje e keqe në kolon, që pritet dita-ditës t’ia marrë jetën. Pas një ngashërimi që s’mbaj mend mirë sa zgjati, marr tim bir në duar dhe lus Zotin të më jap pak forcë për këtë udhëtim të papritur dhe për një dhimbje kaq të madhe. Im atë ishte për mua pikë referimi, shok mik, ndërsa nëna, një heroinë e vërtetë.
Më duhej patjetër ta gjeja gjallë dhe ta përshëndesja për herë të fundit megjithëse mjekët më kishin lënë të shkoj në shtëpi me kusht;
“As stres e as udhëtime të gjata, tek-tuk ndonjë shëtitje në mëngjes e mbrëmje”, më kishin thënë.
Mbërrij në vendlindje dhe shkoj në spitalin ku gjendej babai.
Ai i çuditur më puth duart duke më pyetur pse kisha ardhur kaq shpejt pasi zakonisht shkonim për Krishtlindje
Pas kësaj nuk foli asgjë tjetër.
Nuk ia dëgjova më zërin.
Ai vdiq një ditë pas krishtlindjeve të po atij viti të mbrapshtë që dukej se nuk kishte të sosur.
Gjendja ime shëndetësore nuk u normalizua kurrë madje dhe vetë mjekët bënin çudi me këto luhatje të befta. Ishte logjike që gjatë lindjes diçka nuk kishte shkuar mirë.
Sytë e gjelbër të tim biri ishin i vetmi oaz paqeje por për shkak të pafuqisë sime m’u desh ta “braktis”
Tashmë ai jetonte me gjyshen e tij pasi unë s’bëhesha dot as për vete ndërsa im shoq, qante dhe lutej gjithnjë në heshtje.
Situata në përgjithësi dhe gjendja shëndetësore në veçanti komplikohej gjithnjë e më shumë.
Mjekët vendosin të më dërgojnë në një spital më të madh, në Padova, si fillim për qartësime diagnozash, terapi dhe më pas më shpjeguan se jemi në pritje të një zemre të re.
Po,po, si duket zemra ime nuk ishte në gjendje të më furnizonte me gjak ndaj isha gjithmonë e lodhur
Të qëndruarit në këmbë ishte një luks i vërtetë. Im shoq sa herë afroheshin mjekët i ndiqte nga pas duke iu lutur të merrnin zemrën e tij e të ma jepnin mua ndërsa ata pothuaj të përlotur e qetësonin duke i dhënë shpresë se herët apo vonë një zemër e re do të mbërrijë këtu për gruan tënde.
“Ka shumë njerëz të mirë që vendosin të dhurojnë organet duke shpëtuar kështu jetë njerëzish” ishin fjalët që infermieret përsërisnin çdo ditë si refren
Vjeshtën, dimrin dhe pothuaj tërë pranverën e kalova brenda asaj dhome të angësht në pritje të organit vital teksa shpresa vdiste
Tashmë mendoja se ku do më varroste im shoq? çdo të bëhej me tim bir? nëna si do ta përballonte një tjetër dhimbje kaq të madhe?
Këmbët tashmë po humbnin çdo funksion dhe grushtat me ilaçe s’bënin asnjë dobi.
Pikërisht atëherë kur errësira kishte kapluar çdo qelizë timen dhe shpresat ishin venitur tërësisht doktorri zbret në një orar të pazakontë dhe flet me një frymë
-Je gati të jetosh sërish?
Retorikën e tij e shoqëruan lotët e gëzimit që rrodhën lumë nga i gjithë stafi.
Ata ishin bërë një me dhimbjen time.
Dëshpëtoheshin se s’më ndihmonin dot, por në disa raste mjafton vetëm fjala. Për gjithë këto muaj ata mbajtën gjallë shpresën në mua dhe kjo s’më la të vdes.
Mjeku s’më dha kohë të bëja asnjë pyetje ndonëse dëshira ime për ta ditur e kujt ishte ajo zemër, kush ma dhuronte këtë organ, ishte shumë e madhe
Anestezia më zuri me këtë mendim në kokë;
“Ai që më dhuroi zemrën, cili mund të jetë? burrë? grua? i ri? e re?
i vjetër? e vjetër? dhe sakaq nisën 12 orët e gjata të operazionit.
Mjekët të rraskapitur pas mbjelljes së zemrës së re nuk kishin lëvizur nga korridori ndërsa im shoq mbuluar kokë e këmbë me veshjet sterile priste gjithë ankth pranë shtratit zgjimin tim.
Mariaaaa,-ulëret ai me të madhe pasi çela sytë, ndërsa stafi i mjekëve dhe infermiereve përqafohen përzemërsisht mes tyre për punën e suksesshme.
Mbaj mend se pyetja e parë që u bëra qe ajo me të cilën fjeta;
E kujt është kjo zemër? Kush ma dhuroi?-por ata nuk lëshonin asnjë informacion.
Nuk mundeshin pasi ligji i privatësisë aplikuar në këto raste ishte tepër i rreptë.
Më në fund merrja frymë lirisht. Falenderova me një buzëqeshje që shndriste gjithë fytyrën mjekët dhe infermieret. Falenderova Zotin që i dëgjoi lutjet e mia të përnatshme
Kisha lindur për së dyti,
Claudio do të kishte nënën e tij biologjike ndërsa nëna ime nuk do të derdhte më lot.
Pesë muaj pas operacionit më nxorrën nga spitali dhe sot jam këtu me ty
Edhe se vitet kanë kaluar, nuk të fsheh se sërish pyes veten se kush ma dhuroi zemrën.
Im bir tashmë është shtatë vjeçar.
Studion në Rumani me gjyshen pasi ndihet më i sigurt ndërsa unë dhe im shoq i gëzohemi kapërcimit të një tjetër vështirësie që vuri në provë të fortë dashurinë tonë.
Sytë e Maries tashmë ngjanin me dy perla të lagura që vetëm shkëlqenin herë nga lotët e herë nga gëzimi ndërsa portreti i saj mbështjellur nga një melankoni, vizatonte në fshehtësi vuajtjet e kaluara.
Mila kishte fjetur gjatë gjithë kohës ndërsa unë, përlotur dhe pothuaj e turpëruar për ankesat e mia të kota, sapo kisha marrë leksionin më të vlefshëm në jetë.
*****************
-Në Rumanisht-
MARIA
Mila semăna cu un caier alb de lână, precum cele cu care lucra bunica mea, din care trăgea, răsucea și strângea gem un fir subțire și lung.
Ea a fost motivul pentru ca eu să cunosc această femeie de vârstă mijlocie, cu părul de culoarea grâului și o voce blândă și timidă.
Câinele găsise ușa casei deschisă pentru câteva clipe și profitase de ocazie pentru a ieși pe coridoarele blocului în căutarea mirosurilor bune de mâncăruri care veneau din toate direcțiile.
„Mila, Milaaa” – striga ea din cealaltă parte a cămăruței, încercând grăbită să-și pună o pereche de papuci fără a uita să ia cheile cu ea, având în vedere că apartamentele aveau genul acela de uși pe care dacă le închideai după tine, rămâneai pe afară.
Cățelușul își întoarse pentru o clipă în direcția din care venea vocea celui mai drag om al ei, care, uneori căpăta tonuri dojenitoare, iar alteori dulci.
„Este aici” – a trebuit să răspund, arătându-i furioasă acel ghem de lână care dădea din coadă și se alinta de parcă ne știam de mult. Mila era toată doi ochi ca două măsline negre acoperite de păr lățos și ciufulit, în timp ce picioarele abia se vedeau.
„Hai Mila, vino la mama”, zise luând-o repede în brațe, „asta nu e casa noastră”, dădu să se întoarcă cu o mișcare oarecum rigidă, plecând cu ea și mulțumindu-mi și cerându-mi în același timp scuze timpul pentru „deranjul” pe care mi l-ar fi putut provoca frumosul cățel.
Avea un mers oarecum ciudat, dar mi-am revenit repede, făcându-mi o autocritică rapidă, pentru că fiecare dintre noi are propriul mers caracteristic și nu ar fi trebuit să mă impresioneze al ei.
Săptămâna următoare, luni, am salutat-o cordial de la balcon, deși încă nu-i știam numele și am întrebat-o dacă ar dori să bea cafeaua de după-amiază cu mine.
„Da” – zise imediat și în două minute ajunse la ușa deja deschisă, cu cățelul în brațe.
Ochii lui, parcă înfipți într-un nor mic, alb, m-au recunoscut imediat, în timp ce cu părțile lui mici de trup se smucea să prindă elan și să-mi sară în brațe.
„Am avut și eu un câine – i-am spus, – dar acesta al tău este într-adevăr foarte frumos, foarte iubitor”.
L-am luat în mâini și m-am jucat cu el până am obosit, în timp ce el nici nu voia să știe despre asta și nu dădea semne că era epuizat.
În sfârșit, cafeaua era gata și fiind două străine, nu știam de unde să încep conversația. Întrucât, această femeie avea ceva special, în ochii ei albaștri se citea o timiditate clară, deși zâmbea mereu. Dinții albi și cu strungăreață între ei străluceau.
„Prin partea noastră se spune, că cei care au spațiu între primii dinți au noroc, nu știu cum e pe la voi?” am spus fără să aștept un răspuns și mi-am îndulcit cafeaua în timp ce umblam prin fundul pachetului de fursecuri.
„Serios?” zise ea și își duse mâna stângă în direcția părului, de parcă ar fi vrut să-și îndepărteze bretonul lung din ochi.
Am simțit niște spasme cauzate de nervul sciatic, probabil din cauza poziției incorecte în care ședeam și m-am mutat pentru a mă simți mai confortabil.
„Bea-ți cafeaua că se răcește”, i-am spus doamnei și pentru a rupe cumva tăcerea am întrebat-o dacă se simte bine în acest bloc.
„Bine, chiar foarte bine” – mi-a răspuns ea fără a sta pe gânduri și neezitând o clipă să mângâie câinele.
„Îl am de copil, îmi alungă toată plictiseala”, zise ea, coborându-și privirea oarecum speriată.
Apartamentul părea mai tăcut din cauza conversației noastre reținute, mai gol, dar din fericire, Mila nu înceta o clipă să umple acel gol.
Mi-am simțit obrajii înroșindu-se când mă pregăteam s-o întreb dacă are copii, dar surprinzător mi-au ieșit două sau trei întrebări la rând.
„Ești căsătorită? Ai copii? Lucrezi?” și am lăsat capul în jos, rușinată de gândul că s-ar putea să fi fost prea curioasă, dar am justificat imediat acest sentiment care îmi umpluse fruntea cu bule reci de sudoare.
„Ce e în neregulă? – mi-am spus, – sunt întrebări normale, toată lumea face la fel la prima întâlnire.
O ușoară criză îmi străbătu pieptul când femeia, Maria, m-a întrebat degrabă dacă mă simt bine.
Mi s-a părut că trupul ei începea încet să se relaxeze și expresiile feței ei căpătau o oarecare expresivitate dar în zadar, după câteva secunde a revenit la starea anterioară.
„Plec” – zise ea, în timp ce se rotea ca să găsească calea de ieșire, lăsându-mă cu gândul că poate m-am amestecat prea mult cu întrebările prostești.
„Ne vedem din nou” – continuă și plecă cu acel pas fragil, dar de data aceasta nu am mai avut curajul să-i judec mersul.
O săptămână mai târziu, veni din nou ziua mea liberă. În acea zi era atât de cald, soarele ardea tare, iar florile de pe balcon simțeau cel mai bine asta. Le-am udat pe rând, curățându-le de frunzele uscate ale iernii care tocmai trecuse, în timp ce vizavi, în balconul ei, Maria strângea cearceafurile deja uscate. Abia își putea folosi mâinile pentru a muta un covor roșu.
„Ce mai faci?” am întrebat-o instantaneu, așteptând un răspuns la fel de rapid, dar ea lăsă cearșafurile, luă câinele și apăru în fața ușii mele.
„Hai să bem o cafea, ai cafea?” zise, „e ora” și râse.
„Da, da” – i-am răspuns și am pornit imediat expresorul roșu.
„Vrei și niște fursecuri?” am întrebat-o, aducând o farfurioară plină cu fursecuri integrale din acelea care îmi plac cel mai mult.
Ea mânca încet și îmi urmărea mișcările prin casă cu ochii, precum marea.
Lăudă cafeaua și fursecurile cu două-trei fraze aleatorii și apoi se îndreptată spre canapea, unde stătea de obicei.
Mângâia câinele cu degetele ei lungi și subțiri, în timp ce numeroasele brățări pe care le avea la mâini scoteau sunete ușoare, relaxante.
„Poate ai treabă?” mă întrebă și mă privi drept în ochi pentru a obține un răspuns cât mai sincer, în timp ce eu am liniștit-o rapid explicându-i că sunt liberă lunea și că treaba poate aștepta.
M-am grăbit s-o întreb dacă nu era supărată pe mine, de data trecută când i-am pus niște întrebări doar pentru a ne cunoaște, dar fără a primi niciun răspuns.
„Te rog să mă ierți dacă am exagerat”, am zis imediat, ca și cum aș fi dorit să alung acest sentiment negativ, care mă străpungea ca un plug de zile întregi.
„Ai o voce frumoasă”, zise Maria, „intră ușor în sufletele care stau treze, de aceea m-am întors s-o aud din nou”.
Derutată de cuvintele ei dulci, am pierdut firul dialogului, dar Mila m-a salvat din nou furându-mi câteva mângâieri. Nu văzusem niciodată un câine atât de iubitor și pentru o clipă mi-am dorit să am unul, dar când m-am gândit la timpul și angajamentul pe care un animal de companie le necesită și la posibilitățile mele, m-am răzgândit repede.
În cele din urmă, m-a întrebat ce fac, cu ce mă ocup, în timp ce eu, așa cum fac întotdeauna, nu am pierdut timpul plângându-mă de meseria mea, de orele lungi petrecute în picioare și de oboseala mare, de cele mai multe ori.
Îmbătrânesc, i-am spus, și simt că energia mă părăsește din ce în ce mai mult.
Mi-am frecat tâmplele de parcă aș fi dorit să elimin durerea de cap de acolo și apoi pieptul, unde uneori apare o durere bruscă.
S-a uitat fix în ochii mei și, clătinând din cap și cu zâmbetul pe buze, a început să-mi spună „ceva” despre ea.
Am luat un pix care era în apropiere de parcă aș fi vrut să mă joc cu el și am căutat cu privirea un carnețel de notițe.
N-a fost greu să-l găsesc, pentru că sunt mereu foi albe în jurul meu.
Mâzgălesc pe ele ceva ce numai eu pot înțelege. Am tras perdeaua pentru a lăsa să pătrundă o fărâmă de lumină și am rugat-o pe prietena mea cu niște înghețată sau o băutură răcoritoare, oferindu-i astfel ocazia să continue fără timiditate conversația. Nu era „obligată” să-mi spună nimic despre ea, nu avea niciun motiv, dar deja începuse…
Mi-am sprijinit capul în mâini și coatele pe masă, pentru a-i arăta că ascult cu atenție și am redus volumul televizorului care mormăia ceva despre averea lui Lollobrigida.
„Ca toți ceilalți imigranți, am ajuns aici în căutarea unei vieți mai bune împreună cu soțul meu la o vârstă foarte fragedă.
Aveam atunci douăzeci și trei, douăzeci și patru de ani, imediat după nuntă, pe care am făcut-o în orașul meu natal.
Ne-am cunoscut și ne-am îndrăgostit la prima vedere și până atunci nu ne-am despărțit nicio clipă, deși viața a decis să facă un joc dur cu mine.”
Pentru o clipă, trase adânc aer în piept, închise ochii, strânse pumnii, apoi începu din nou să povestească.
Tristețea era desenată clar pe fața și pe sprâncenele ei, care coborau, desenând niște riduri pe fruntea înalta.
„Aici, în străinătate, ne-am descurcat bine cu toate dificultățile pe care le are viața, în timp ce iubirea noastră a fost încununată cu nașterea primului nostru copil, Claudio.
Ne-am bucurat ca doi nebuni pentru acest dar frumos pe care Dumnezeu hotărâse să ni-l facă
Lunile lungi de așteptare au trecut fără complicații, în schimb, momentul nașterii, nu.
Fiul meu, Claudio a văzut lumina soarelui după multe, multe dureri pe care doar o mamă le poate îndura, doar o mamă nu le poate uita.
A venit pe lume în martie 2016, a venit odată cu primăvara.
Îmi amintesc bine ziua aceea, era miercuri și ceasul arăta 9.17 minute. Soțul meu nu mă lăsase de mână nici măcar o clipă, iar când ni s-a cerut numele, am răspuns amândoi în același timp.
În zilele următoare de convalescență nu m-am simțit prea bine, dar ne-am gândit că este ceva normal.
Sâmbătă m-am externat din spital și ajungeam toți trei în casa care își deschisese porțile pentru petrecere, iar cea care a făcut posibil acest lucru, fusese mama care venise de departe.
Casa era plină de prieteni, dar eu continuam să am dureri de cap inexplicabile și care uneori deveneau insuportabile.
Mama și-a dat ochii peste cap, dar n-a pierdut timpul să-și explice de ce fața mea arăta așa ciudat, iar eu simțeam că partea stângă a corpului și membrele mi se înțepeneau. Nu-mi amintesc decât sirenele ambulanțelor care soseau, ale căror sunete au răsunat mult în memoria mea, pe măsură ce vocea fiului meu nou-născut devenea tot mai îndepărtată.
Nu știu ce s-a întâmplat cu mine, dar mama mi-a spus că nu va găsi niciodată curajul să rememoreze acele momente…
Groaza pe care o poate experimenta o mamă în timp ce își vede fiica stingându-se încet.
În țara mea natală, am studiat ca asistent medical și asta m-a ajutat cumva să înțeleg conversațiile purtate în șoaptă de către medici.
Vorbeau aproape codat, dar ceea ce se înțelegea bine era faptul că această treabă va dura și va dura.
Disperării mele pentru copilul nou-născut abandonat i s-au alăturat durerea fizică fără precedent și nedumerirea inexplicabilă a medicilor, în timp ce mama îmi mulgea sânii pentru un strop de lapte.
Convalescența avea să dureze luni de zile, iar soțul meu n-avea de gând să mă părăsească.
Neștiind cum să acționeze într-o țară străină, mama a cerut o aprobare speciala de la autoritățile competente care să îi dea dreptul de a crește nou-născutul prin luarea lui în îngrijire.
Acolo, în orașul natal, avea să aibă mai multă grijă de Claudio, deoarece știa limba, cunoștea spitalele, pediatrii și asistentele.
După multe luni de consultații, controale și terapii, m-au trimis acasă, unde mama mea nu era singura care mă aștepta. Fiul meu, care mergea deja în picioare, și care îmi zâmbea de parcă ar fi vrut să-mi îndepărteze marea durere care îmi invadase sufletul.
Ochii lui îmi linișteau sufletul și îmi dădeau puțină putere să merg înainte.
Soțul meu încerca să-și găsească un loc de muncă, dar iarna își cobora deja aripile de gheață asupra orașului, iar munca în construcții era aproape imposibilă.
„Odihniți-vă puțin, sunteți epuizați de spitale – ne spune mama și cu coada ochiului privește calendarul agățat pe perete, unde nimeni nu mai notase nimic de luni de zile, – iar Crăciunul este peste câteva săptămâni. Să ne reunim ca familie din nou, să fim ca înainte,- în timp ce o lacrimă i se prelingea pe buzele cărnoase. Mama aproape că nu își exprima niciodată emoțiile, era o femeie foarte puternică, dar de data aceasta a găsit puterea să-mi spună că tatăl meu, in vârsta de doar 50 de ani, pe 2 decembrie fusese internat la spitalul din oraș, după ce a fost diagnosticat cu o boală rea la colon, și care se așteaptă de la o zi la alta să-i ia viața. După un suspin despre care nu mai țin minte cât timp a durat, mi-am luat fiul în brațe și m-am rugat la Dumnezeu să-mi dea puțină putere pentru această călătorie neașteptată și pentru o durere atât de mare. Tata era pentru mine un punct de referință, un prieten, în timp ce mama, o adevărată eroină.
Trebuia neapărat să-l găsesc în viață și să-l îmbrățișez pentru ultima oară, deși doctorii mă lăsaseră să plec acasă cu o condiție;
„Nici stres, nici călătorii lungi, doar câteva plimbări dimineața și seara”, mi-au spus ei.
Ajung în orașul meu natal și merg la spitalul în care era tatăl meu.
Surprins, îmi sărută mâinile, întrebând de ce am venit atât de repede, deoarece mergeam de obicei de Crăciun.
După aceea nu a mai spus nimic.
Nu i-am mai auzit vocea.
A murit a doua zi după Crăciun, în același an rău, care părea să nu se mai sfârșească.
Starea mea de sănătate nu a revenit niciodată la normal, ba chiar și medicii erau surprinși de aceste fluctuații bruște. Era evident că ceva nu a mers cum trebuie în timpul nașterii.
Ochii verzi ai fiului meu erau singura oază de pace, dar din cauza neputinței mele a trebuit să-l „abandonez”.
El locuia deja cu bunica lui, deoarece eu nici măcar nu puteam să am grijă de mine în timp ce soțul meu plângea și se ruga mereu în tăcere.
Situația în general și starea de sănătate în special au devenit din ce în ce mai complicate.
Medicii hotărăsc să mă trimită la un spital mai mare, la Padova, mai întâi pentru clarificarea diagnosticelor, terapie, iar apoi mi-au explicat că așteptăm o nouă inimă.
Da, da, se pare că inima mea nu era capabilă să mă alimenteze cu sânge, așa că eram mereu obosită.
Statul în picioare era un adevărat lux. De fiecare dată când veneau doctorii, soțul meu se ducea după ei, rugându-i să-i ia inima și să mi-o dea mie, iar ei, aproape în lacrimi, îl linișteau, dându-i speranța că, mai devreme sau mai târziu, o inimă nouă va ajunge aici pentru soția ta.
„Sunt mulți oameni buni care decid să-și doneze organele salvând astfel viețile oamenilor” erau cuvintele pe care asistentele le repetau zi de zi ca pe un refren.
Am petrecut toamna, iarna și aproape toată primăvara în acea cameră înghesuită, așteptând organul vital, în timp ce speranța-mi murea.
Mă gândeam deja unde mă va îngropa soțul meu? ce se va întâmpla cu fiul meu? cum va face față mama unei alte dureri atât de mari?
Picioarele își pierdeau deja orice funcție, iar pumnii de medicamente nu erau de nici un folos.
Tocmai când întunericul pusese stăpânire pe fiecare celulă a mea și speranța dispăruse complet, doctorul coborî la o oră neobișnuită și vorbi într-un suflet.
– Ești pregătită să trăiești din nou?
Retorica lui a fost însoțită de lacrimi de bucurie care curgeau din ochii întregului personalul.
Deveniseră cu toții una cu durerea mea.
Erau disperați că nu mă pot ajuta, dar în unele cazuri este suficient doar un cuvânt. Ei, în toate aceste luni, au păstrat vie speranța în mine și asta nu m-a lăsat să mor.
Doctorul nu mi-a lăsat timp să pun întrebări, deși dorința mea de a ști a cui era inima, cine îmi donează acest organ, a fost foarte mare.
Anestezia m-a prins cu acest gând în cap;
„Cel care mi-a dat inima mea, cine ar putea fi? bărbat? femeie? tânăr? tânără?
bătrân? bătrână? și așa au început cele 12 ore lungi de operație.
Medicii, epuizați după transplantarea inimii noi, nu se mișcaseră de pe coridor, în timp ce soțul meu, acoperit din cap până în picioare cu echipament steril, aștepta cu nerăbdare lângă pat trezirea mea.
„Mariaaaa”, țipă el cu voce tare după ce am deschis ochii, în timp ce personalul format din medici și asistente se îmbrățișau între ei din suflet pentru succesul intervenție.
Îmi amintesc că prima întrebare pe care le-am pus-o a fost cea cu care am adormit;
A cui este inima aceasta? Cine mi-a dat-o? — dar nu au făcut publică nicio informație.
Nici nu puteau, deoarece legea privind confidențialitatea aplicată în aceste cazuri era prea strictă.
În sfârșit, puteam să respir normal. Le-am mulțumit medicilor și asistentelor cu un zâmbet care îmi lumina toată fața. I-am mulțumit lui Dumnezeu că mi-a auzit noapte de noapte rugăciunile.
Mă născusem pentru a doua oară!
Claudio o va avea de acum pe mama lui biologică, în timp ce mama mea nu va mai vărsa lacrimi.
După cinci luni de la operație am fost externată din spital și astăzi sunt aici cu tine.
Chiar dacă anii au trecut, nu ascund faptul că încă mă întreb cine mi-a dat inima.
Fiul meu are acum șapte ani.
Învață în România, e acolo cu bunica lui, pentru că se simte mai în siguranță. În timp ce eu și soțul meu ne bucurăm că am depășit o altă greutate care ne-a pus dragostea la încercare.
Ochii Mariei semănau acum cu două perle umede care uneori străluceau de la lacrimi, alteori de bucurie, în timp ce chipul ei, învăluit în melancolie, desena pe ascuns suferințele trecute.
Mila dormise tot timpul în timp ce eu, înlăcrimată și aproape rușinată de văicărelile mele închipuite, tocmai primisem cea mai valoroasă lecție din viața mea.
Burimi/Facebook/Autorja


Leave a Reply