Unë vij nga vëndi bekuar
ku lindën dhe Frashëllinjt
ndaj tër jetën kam kënduar
me zë pende të florinjt!
Me zërin flori të penës
këndova një jetë të tërë
vargjet më dalin prej zemrës
dhe shpirtit sa det i gjërë!
Unë vij nga vëndi Naimit
Naimit të madh profet
andaj dhe zëri i bilbilit
s’pushoi kurrë në Përmet!
Unë vij nga vendi Mentorit
ku si meteor qiellit përndrit
kur me atë zënë e tenorit
drithëroj edhe perëndit!
Unë vij nga erdhi Laveri
nga i bekuari Përmet
ku çdo notë si ushtar nderi
roje rri mbi klarinet!
Unë vij nga vendi bekuar
ku lindi dhe Lame Kodra
ndaj me penë kam kënduar
tër jetën s’mu nda nga dora!
Unë vij nga vendi shqiponjës
nga ndez flakët vetëtima
me të gatuaj brumin e shkronjës
dhe me fllad nga Trebeshina!
Unë vij nga Trebeshina
nga i larti mali i shenjtë
andej ku linden veç trima
ku s’pushojnë kurrë bilbilenjt!
Skender Laze Trebeshina
07 maj 2016 Brescia It
Burimi/Facebook
Leave a Reply