Dita ndërkombëtare e librit, me 23 Prill, shërben si kujtesë për rolin e dijes në ruajtjen dhe në zhvillimin e qytetërimit. Ndonëse hovet e erës digjitale e kanë sfiduar, libri mbetet miku më besnik i brezave, duke shërbyer si aktor kyç në kultivimin e tyre. 📖
Në këtë ditë vlen të sillet në vëmendje libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut (1555). Duke parë nevojën e madhe që kishin besimtarët e krishterë shqiptarë për të dëgjuar e kremtuar Fjalën e Zotit, Liturgjinë e Sakramentet e Shenjta në gjuhën amtare, Dom Gjon Buzuku vendosi të përpilonte këtë vepër.
Dokumenti i publikuar është i shkëputur nga gazeta “Fjala e T’in Zoti”, ku Pal Skiroi shkruan për herë të parë për “Mesharin”.

Burimi/Facebook/Gegnisht


Leave a Reply