Kam qënë rreth 6 vjeç,dhe dëgjova në fshat se kishte ardhur Barjami.
Vete i them Dedes(kështu i thoshim nënes.
Na bëj ca gjëra të.mira për të ngrënë se ka ardhur Barjami.
Mirpo edhe ajo e ndjera ishte besimtare e madhe dhe i ndiqte me kujdes ditët e festave.
Jo ore bir se nuk ka ardhur akoma më tha.
Mirpo a më mbushësh mëndja mua si fëmijë trazavaç që kam qënë?
Qaja thërrisja si gic.
Në këto muhabete e sipër erdhi Babaj,pyeti çfar ka djali?
Aman more burrë tha Dedeja shyqyr që erdhe se nuk po merëm vesh me këtë.
Po çfar thotë?
Po se ku ka dëgjuar nga fshati se erdhi Barjami dhe kërkon kulaç dhe Revani.
Ç’Barjam kërkon more pyzeveng?
Ka ardhur Barjam Evgjit nga Korça që rregullon opingat e fshatit,
dhe ma skuqi prapanicën.
Edhe tani që jam gati 70 vjeç sa dëgjoj emrin Barjam më djeg prapanica .
E di që e kam postuar edhe herë të tjera por sot duam atmosferë festive me humor.
Gëzuar kush e feston
Burimi/Facebook


Leave a Reply