Është e turpshme të shikoj komente ku shkruhet se Masterclass-i duhet të ishte falas, dhe adresohet si arsyeja kryesore pse nuk është frekuentuar nga studentë. Flas vetëm për këtë pikë të problemit të ngritur sepse e shikoj që është anashkaluar, për ti mos përmendur çështjet e tjera, sepse është për tu lemerisur.
Kush flet kështu nuk e ka idenë (ose aq më keq kur është në dijeni) në rradhë të parë se ajo shifër është simbolike për atë mundësinë e të pasurit një eksperiencë të tillë me një artiste të këtij kalibri dhe as nuk duhet të diskutohet në as më të voglën mënyrë gjendja ekonomike sociale. Përkundrazi një shifër modeste e bën më kuptimplotë dhe shton përgjegjshmërinë dhe angazhimin e studentëve si dhe kërkesat e tyre ndaj vetes. Jemi mësuar që çdo gjë e duam falas, koncertet recitale, koncertet simfonike, që këtu nënkuptohet mungesa e respektit ndaj profesionistëve në mjedisin e muzikës klasike.
Unë jam rritur në një familje e cila e ka menaxhuar jetesën gjatë gjithë periudhës së shkollimit tim me një rrogë të thjeshtë (arsimtari) dhe një pension, dhe shume sakrifica për të erdhur në Itali, (dyshoj fort se pjesa më e madhe e studentëve në Shqipëri ndodhen në situata më të vështira, sigurisht duke bërë përjashtime)
Në qoftë se gjatë viteve të shkollimit tim në Liceun Artistik do vinte një pianist Shqiptar në nivelet e Ermonelës për të bërë masterclass, edhe ato pak kursime që mblidhja asokohe do i shpenzoja jo vetëm për të mësuar por qoftë edhe për të këmbyer dy fjalë, qoftë dhe për tu ballafaquar ose marrë një autograf, për mua do të ishte një ëndërr dhe krenari, edhe sikur kuota të ishte dy ose trefishi i asaj që u përmend (që është turp të përmendet sepse edhe në rast të tillë përsëri do ishte simbolike)
Në qoftë se dikush nuk i ka problem kurset javore apo tarifat e tyre të përafërta, atëherë më mirë mos të flasë.
Kush nuk e ka mundësinë të ndjekë as njërën as tjetrën, patjetër që i kuptohet shqetësimi. Në këto raste (të rralla) do ishte patjetër e nevojshme heqja ose reduktimi i tarifës nga institucioni përkatës nëpërmjet mundësisë për të dhënë bursa.
Nuk është çështje ekonomike, është çështje mentaliteti, e para gjë që duhet të ndryshojë në Shqipëri.
Falje ti kërkohet Ermonelës dhe shpresojmë mos e humbasë durimin por të kthehet përsëri në Shqipëri për të dhënë kontributin e saj në një klimë tjetër
Burimi/Facebook


Leave a Reply