Keputa mollën me gjithëdegë
Boll e prita mos me e prek
Kadal dale e leshova dorën
Mbi gjyks tand e kapa mollën.
Mbi degè tjetër tèë hardhisë
U ngju zani i djelmnisë
Lere mollën mos e prek
E kam rrit për veti krejt.
Mbi degë t’mollës dora m’ra
Sytë e mi tjeter s’kan pa
Deshta mollën ta ha vet
Boll u tuta po ma hanë tjert.
Mori mollë e rritun n’rrem
Për ty zemra boll po m’dhem
D’vete zemrën çka po t ‘thotë
K’putem n’degë e jo per tokë.
S’rritet molla pa u vadit
Pika i rafte moj çikë pleqnise
Molla hahet n’vaktin e vet
Mbaje mirë se ta hanë tjert .
Mori mollë moj kuqulushkë
Herë e egër e herë e butë
T’ka ardh vakti tash me t’kput
E n’xhep t’zemrës kam me t’fut.
Prill. 2023. B. Malaj Londer
Burimi/Facebook


Leave a Reply