Dikur këtu, midis Londrës e Oksfordit, anës një pylli të dëndur, si ay i Robin Hudit, ka qënur një HAN për udhëtarët, që u duhej të pushonin , të pinin dhe hanin diçka a të merrnin një sy gjum, si edhe t’u jepnin tagji e ujë kuajve. Më pas, një gjeneral në pension i quajtur Havelock, krijoi edhe një fermë bujqësore, e hani mbeti, ngaqë i nevojitej dhe atij, po edhe udhëtarëve që nuk sosen dhe venë e vijnë ndër fshatra e qytete, me gjën e gjallë e me tregëtinë e tyre. Po punonjësit e fermës, bënë edhe shtëpiat e tyre aty afër, duke shtuar edhe bagëtinë e katandinë e tyre, E hani , mori trajtën e një KLUBI për ta e për të gjithë. Edhe kur këtu, në periferi të High Wycombe, u shtuan banesat, në lagjen e re Loudwater dhe u krijua rruga e gjërë e makinave Kingsmead Road. Dhe kIubi “The General Havelock” do të hijeshonte në bregun e kodrinës së vjetër, si një nga tavernat e sotme që preferohen për qetësinë e vjetërsinë e tyre. Ja që, hyrja e modernitetit edhe në lokalet e tregëtisë së sotme, nuk preferohen më tepër se këto klube te traditës…
Që i shquan fantazia në një përshtatje të plot me natyrën përreth. Krijimi i një atmosfere të virgjër, të qetë e familjare, ku njeriu ta ndjej veten mirë. Me një klientelë të përhershme, të gjitonisë,po edhe të largët, kur vetiu krijohet edhe antarësia e klubit,të cilët preferohen, u rezervohen edhe tryezat, ku shpesh lozin edhe domino apo me letra me të preferuarit e tyre. Kryesisht të moshuarit e lagjes, që e quajnë të vetin klubin e gjeneralit të dikurshëm. Të veshur shumë thjeshtë, si në shtepiat e tyre, nganjëhrë burr e grua të moshuar që lozin domono të qetë e me kafen përpara, me “Pop-Korne”, ose me ndonjë krikëll birre të ftohtë edhe kur shtrëngon dimëri…Që mua mu dukën që të gjithë si personazhe të Çarls Dikensit! Pa i shqetësuar askush e pa pyetur për askënd tjetër…
Se klubi është përherë i ngrohtë,por edhe si i tyre, edhe kur jashtë bie borë e krijohen ngrica. Kryesisht konsumohen birrat e markës “Morreti” e “Peroni”, po edhe vera. Pijet e forta nuk preferohen si në Hanin e Vjetër. Ndërsa kuzhina aty brënda të siguron edhe mezera e ushqime të çastit, të specialitetit të tyre të gatimit, me një shërbim të kulturuar.Prej së njëjtës familje që e ka trashëguar klubin ,-në afërsi me tavernat tradicionale, në këto 25 vitet e fundit.Duke respektuar edhe mjediset ndarrëse, të atyre që vijnë të lozin, të atyre që vijnë për të ngrënë, si edhe të atyre, që vijnë thjeshtë për një kafe, duke përdorur edhe mjediset e jashtme , midis pemëve e ligustrave..
Të ngjanë sikur zbret poshtë viteve të njëhershme, kur e pi veren a birrën me gotat e modeleve të vjetëra, prej alumini ose qeramike. Po jo vetëm kaq. Duke qënë të “rrethuar”, që nga poshtë tavanit e ndër mure, me objete antikuare, që nuk përdoren sot, që nga armët e njëhershme, çiftet, tek aparatet fotografike, fenerët, orët e dikurshme, mjetet shtëpiake dhe nga zogjtë e balcamosur. Po këtu mundesh edhe të flësh, po të “zuri nata”, si dikur në hanin e vjetër, po edhe mund të shtrihesh e të shlodhesh disa orë të mira, në katin e sipërm, që sherben si hotel, në vazhdim të asaj tradite të hershme, sikundër e thamë edhe më sipër…Vetëm se, kur të zgjohesh e të shohish përsëri pyllin e dikurshëm nga ana e sipërme, syri që zbret poshtë dritares do të përfshij parkingun e gjërë, me të githa llojet e makinave.Me timonin nga krahu i djathtë. Dhe atëhere do ta kuptosh se nuk je në kohën e legjendave të Robin Hudit , as në tavernat gazmore të Uindsorit, ku bëhej çakërqejf Sër Xhon Fallstafi i Shekspirit, po në Anglinë e ditëve të sotme, ku “ha bukë” mrekullisht edhe “e vjetëra”! Që u pëlqen të jenë më ndryshe, edhe me zakonet e ligjet, me mbretërinë tradcionale, të ndarë edhe nga Europa e Bashkuar….
Shtet i konsoliduar, me tradita të forta, ku bashkëjeton e reja me të vjetërën, ku dielli ndritë fare pak e me mjegullnaja e lagështirë të përherëshme, me hapësira të gjelbëra e të pafundme dhe ku nuk të pyet kush se “kush je e nga je, po ç’farë pune di të bësh?”Dhe të zë tmerri kur mendon se si u prishën tek ne, brënda pak muajve, të gjitha vatrat e shtëpitë e kulturës,tempujt e ndërtesat e kulit, fabrikat e kombinatet, repartet e shumta ushtarake, duke i shkatërruar e vjedhur që të gjitha…Dhe mrekullohesh kur bota e kulturuar i mba, i trasformon, i ringrë, po edhe u ndryshon funksionin, si në Otranto të Kanadasë ku, një Fabrikë e madhe Alkoli, e shekullit të kaluar,-e dalur prej funksionit si teknologji dhe e braktisur,- qe përshtatur në salla të ndryshme teatri, për ekspozita arti e lokale të këndshme[ Apo si në njerën prej fabrikave të braktisura të Athinës, ku mundëm të organizonim (me “Liter-Artin” tonë), edhe promovimin e disa librave me poezi të poetëve grekë e shqiptarë, me fare pak ndyshime e me shumë sukses, duke afruar edhe një publikë të zgjedhur, prej të dyja vëndeve tona… Ndërsa tek ne, mbetën gërmadhat e, pa u vjedhur akoma, edhe bunkerët!…Po, të mos çuditeni, ju lutem, kur tu them, se si fshatari ynë Grigor Konomi, e bëri një “Bar-Bufe” plazhi tek një bunker i madh i artilerisë bregdetare, ngaqë qe ngritur në tokën e tij , në Bunec të Piqerasit dhe ja hodhën në erë me tritol rivalët e “larguar në drejtim të pa ditur”!? dhe, i gjori njeri i kohës sonë, tri herë e bëri përsër e përsëri i vunë tritolin, edhe pse në xhep ka ende një vendim gjyqi, që e ka fituar “tokën e tij (!?) , me gjithë bunkerin e Enverit! Por ai është shumë i dëshpëruar dhe e ndjen veten të pafuqishëm , karshi “banditëve të tritolit”, ngaqë nuk vlen as sa një “qime floku” nga ai gjenerali Havelock, të cilin nuk e trazoi kush edhe pse kaluan shekuj me rradhë që nga legjenda e Robin Hudit,,,
Ja që njeriu i sotshëm paska nevojë edhe për këto lloj klubesh të vjetëra e të qeta, (kur e ka të tijën edhe tokën, me doemos, si edhe kur “betonohen“ ligjet e jo bunkerët!). I preferojnë edhe lokalet e thjeshta, si atë të Goles,në Shqipërinë tonë, apo të Gjeneralit Havelock këtu në Londër, ndryshe nga lokalet moderne të lIuksit, ku ri si “mbajë gjëmbave”, kur menjëherë të shkon mëndja edhe tek ajo e “varfëra kuleta jonë”…
Londër 10 prill 2023
Burimi/Facebook


Leave a Reply