Kjo eshte Safet Sofi Juka (1921-2005) Shkodrane e cila jo vetem ishte e bukur nga pamja por mbi te gjitha e bukur nga shpirti, atdhetare nga zemra, nacionaliste nga edukimi. Ishte profesore, piktore, kritike arti, veprimtare e ceshtjes kombetare. Ndoqi arsimin e mesem ne Shkollen Nana Mbretereshe ne Tirane, per ta vazhduar ne Vjene te Austrise; eshte nder vajzat e para shqiptare qe diplomohet ne Universitetin e Parisit ne Sorbone ku merr diplomen ” Licence es Lettres”. Ka hapur ekspozita pikture ne Egjipt dhe ka qene kritike arti. Pasi vendoset ne Amerike krahas mesimdhenies do te behej nje aktiviste e shquar e ceshtjes kombetare ku me 1984 boton ne anglisht librin “Kosova ne Jugosllavi nen driten e dokumentave historike”. Po keshtu, perktheu edhe librin e gazetarit dhe deputetit austriak “Albaniens Golgota” ku tregohet genocidi mbi shqiptaret. Me keto dy libra ajo sensibilizoi ceshtjen shqiptare deri ne kancelarite me te larta amerikane dhe europiane. Aktiviteti i kesaj shqiptareje te madhe eshte shume me i gjere, pershkruar ne dy librat e mi “Fjalor Enciklopedik i gruas shqiptare” dhe ” Fjalor Enciklopedik i Hapesires Shkodrane”. Respekt pa kufi per Safet Sofia Juka.
Marre nga nje koment ne Fb i znj. Zenepe Dibra
Burimi/Facebook/Naishte dikur


Leave a Reply