Sot me 25 mars të vitit 2023 shoqata Mbarëkombëtare 25 Marsi 1990 Revolta e Parë Kundër Sistemit Diktatorial Kavajë përkujtoj Ditën e Kavajës dhe të Shqipërisë ,33 vjetorin e demonstratës së parë antikomuniste ,demonstratë e cila u zhvillua me 25 Mars të vitit 1990 në stadiumin Besa të Kavajës me ndeshjen Besa-Partizani ku protogonistë kryesore të kësaj demonstrate ishin dy vëllezërit Rrugeja dhe disa të rinj të qytetit të Kavajës.Ajo që bie në sy në çdo përvjetor që nga viti 1991 e derim në vitin 2023 është se këtë datë simbolike e përkujton vetëm familja Rrugeja me disa miq të saj.Këtë datë historike e mbron vetëm familja Rrugeja sepse partitë motra e kanë rrënjosur duke e menjanuar në një anë këtë datë simbolike .Në vend të kësaj datë simbolike kanë vendosur si ditën e Kavajës 26 Marsin.Turpi i tyre nuk ka fund.Shoqata Mbarëkombētare 25 Marsi 1990 Revolta e Parë Kundër Sistemit Diktatorial Kavajë aktivitetin e saj e nisi në mëngjes herët rreth orës 7 e 30 minuta duke e mbyllur aktivitetin rreth orës 3 pasdite. Aktiviteti filloi në familjen Rrugeja duke bërë disa foto te pllaka e cila është vendosur në murin e shtëpisë së familjes Rrugeja ku me 29 mars të vitit 1990 mbarë populli i Kavajës u mblodh si një trup i vetëm duke përkrahur familjen Rrugeja..Më pas u vendosën kurora me lule në bustet e dy dëshmorëve.Te busti i dëshmorit të parë të demokracisë shqiptare Josif Budo dhe te busti i dëshmorit të Kosovës Indrit Cara.Në të dy bustet u mbajtën fjalime nga liridashësi Rexhep Rrugeja dhe nga vëllezërit tanë të një gjaku nga Kosova,nga profesori Rexhep Abazi dhe profesori Vesel Sabedini të cilët na dhuruan emocione të mëdha dhe te restorant Shaba .Aktiviteti vazhdoi të Stadiumi Besa ku u vendosën kurora me lule, në atë vend ku u zhvillua demonstrata e parë ,ku u ngritën për herë të parë dy gishta lart dhe u thërrit hapur LIRI-DEMOKRACI para bishës së egër komuniste e cila e kishte mbushur pistën e fushës me sambistë ,policë ,sigurimsa të ardhur nga Durrësi e Tirana. .Fjalën hapëse prezantuesja Gresilda Rrugeja i dha liridashësit Rexhep Rrugeja ,pas tij fjalën e mori Petrit Sheshi dhe shumë të përndjekur politik si Agron Talo ,Agim Rrubjega,Bardhyl Çitozi etj. Pas stadiumit aktiviteti vazhdoi te restorant Shaba ku padyshim poetja Gresilda Rrugeja me prezantimin e saj brilant e bëri aktivitetin më të larmishëm.Folën dëshmitarë okular të demostratës, të përndjekur politik, poet, mësues, përfaqësues të shoqatës të fëmijëve jetim dhe vëllezër nga Kosova e Metvegja.
Eventi u shoqërua me fjalime, interpretime të poezive kushtuar dy vëllezërve Rrugeja. Në këtë event u përcollën mesazhe të qarta për rishikimin dhe vlerësimin e kësaj date si një ditë simbol për demokracinë, apel për pushtetet e të gjitha ngjyrave.
Të pranishmit vlerësuan familjen Rrugeja për mbajtjen gjallë të kësaj ngjarrje dhe dy vëllezërit Rexhep e Ilir, të burgosur atë ditë të 25 marsit 90, u cilësuan heronjë të gjallë dhe simbol i demokracisë në Kavajë e Shqipëri, për aktin e tyre heroik të shprehur në demonstratë me thirrjet e guximshme për herë të parë “Liri -Demokraci” dhe ” E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.Ata që i dhan ton dhe bukuri datës simbolike 25 marsit 1990 ishin padyshim të pranishmit të cilet ne fjalimet e tyre prunë në kujtesë ngjarjet historike të lavdishme të popullit të Kavajës ,ngjarje të ndodhura në vitin 1990.Nga Kavaja përveç Petrit Sheshit fjalën e mori Taulant Biturku,Agim Kollçaku ,Aurel Kujtimi,Dilaver Xhafa etj.Pas tyre fjalën e morën dhe shumë atdhetarë si Frederik Ruço ,Ligor Semani etj.Atmosfera u bë me e bukur kur Kryetari i Shoqatës Antikomuniste e ish të përndjekurve politik demokratike të Shqipërisë Z Et’hem Fezollari pas fjalimit të tij prekës dekuroi me titullin : “Antarë Nderi “Z Rexhep Gani Rrugeja me motivacionin ;I pari që ngriti zërin kundër Komunizmit në qytetin e Kavajës.Titull që u prit me entuziazëm nga të pranishmit.Pas dhënjës së titullit këngëtari i mirënjohur Z Tonin Ndrejaj i cili ishte i pranishën me bashkëshorten e tij këngëtaren e mirënjohur Gjysten ,vajzen dhe mbesën e tij mori fjalën duke ngritur lart figurën e dy vëllezërve Rrugeja dhe të popullit të Kavajës.Pas fjalimit brilant ,Tokondi këndoi këngën kushtuar popullit të Kavajës dhe dy vëllezërve Rrugeja,këngë e cila u prit mes duartrokitjëve nga të pranishmit.Atmosfera sa vinte e bëhej më interesante duke sjellur supriza .Shoqata humanitare për jetimët dhe personat me aftësi të kufizuar “3 dhjetori “Kavajë të Shqipërisë i dhuroi titullin “MIRËNJOHJE” Z Rexhep Gani Rrugeja me motivacionin:”Si vlersim për kontributin e tij humanitar të dhënë për fëmijët jetimë dhe personat me aftësi të kufizuar pranë Shoqatës “3 Dhjetori Kavajë dhe si protogonist i parë i lëvizjëve Demokratike të vitit 1990 në qytetin e Kavajës ,ku me datë 25 Mars 1990 në stadiumin Besa të qytetit të Kavajës lëshoi thirrjen LIRI-DEMOKRACI duke mbetur zëri i parë i kësaj thirrje në Shqipëri”.Dekoratën ia dhanë: Kryetari i Shoqatës Artur Kanani dhe sekretari i kësaj Shoqate Henri Xhafa.Aktiviteti sa vinte e bëhej dhe më i bukur ku ish të përndjekurit politik si Simon Mirakaj ,Hysen Haxhia,Agron Hoxha,Bardhyl Çitozi,Lutfi Kelmendi,Hidajet Kasa,Arif Beu, etj të përndjekur politik ngritën lart figurën e dy vëllezërve Rrugeja dhe të popullit të Kavajës .Poetët e nderuar Nexhbedin Basha ,Leonardo Nika etj poet mes vargjëve të tyre emocionuan të pranishmit.Fjalime të shumta nga miq të shumtë i dhanë padyshim aktivitetit një atmosferë të këndëshme.Këngët dhe vallet popullore të Shqipërisë si dhe flamuri ynë kuq e zi Shqiptarë i ngritur lart nga Patrioti Irfan Demnori në çdo cep të aktivitetit krijoi një atmosferë të këndëshme.Aktivitetin e mbylli këngëtari i mirënjohur Tonin Ndrejaj i cili me zërin e tij të ëmbël i gëzoi pamasë të pranishmit.Në përfundim kishte shtërngim duarsh e përqafime vllazërore midis njëri tjetrit.E veçanta e këtij aktiviteti ishte se të pranishmit nuk ishin vetëm nga Kavaja por ata vinin më shumë nga shtresa e të përndjekurve politik dhe nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë .Familja Rrugeja falenderon nga zemra të pranishmit duke i uruar shëndet dhe lumturi në familje si dhe qytetarët e Kavajës për mbështetjen e fuqishme që i dhanë familjes Rrugeja në ato ditë të vështira.Falenderimi shkon dhe për Princeshën time Gresildën dhe bashkëshorten time Blertën të cilët në çdo akrivitet janë mbështetja më e fortë për mua.
Rexhep Rrugeja 25 Mars 2023.











Burimi/Facebook


Leave a Reply