ME SEBEP!
Popujt e Gadishullit Ballkanik, shpesh mëtojnë të sillen e përsillen brenda rrethit të tyre magjik, nga i cili, tash për tash, ende nuk shihet dalja. Këta njerëz aq shumë janë katandisur, saqë sillen si lëmshi në shoshë, sillen kot rreth e qark “qymezit të tyre të përbashkët”, sillen vërdallë duke u vetëlavdëruar dhe aq shumë janë ngarkuar me nacionalizmat regresive, provinciale dhe folk-patriotizmat e tyre, saqë nocionin Nacionalizëm, me pa të drejtë e kanë shndërruar në “strehë të fundit të..,!”. Akëcilit prej tyre, i mungon ideja kah të “degdisin”. Të gjithë janë të “shastisur”, saqë nuk e kanë idenë kah ta drejtojnë shikimin.., disa nga oksidenti, disa nga orienti, disa nga Moska dhe të tjerët me shumë “kusure”, kur nuk do gjejnë “çare” nga ‘t’ia mbajnë’, do sillen e përsillen rreth vetes, rreth e përqark prapanicës së tyre.., dhe në fund, kur do “shohin”, se hapësirat e “qymezit turli-zevzek”, do fillojnë të ngushtohen, atëherë do të bëjnë zhurmën shurdhuese, do fillojnë të ulërisin në kor duke parashtruar pyetjen, se në këtë “qymez” kush është denbabaden, kush është rrënjës i këtij vendi konfliktual, i kësaj toke, që ka mbi vete një mijë mallkime!
Bashkëvendësit tonë, do thonë se, shteti i tyre është “biblik”, serbët do bëlbëzojnë; “Vetëm uniteti shpëton Serbiné”, grekët do “krekosen” me antikitetin e tyre, shqiptarët do thonë se rrënjët i kanë ilirike dhe “se Zeusi, dikur moti, paskësh “llafosur shqip dhe vetëm shqip”, ndërkaq, turqit, do thonë se, ne; për pesë shekuj, kishim dekretin e Perandorisë Osmane ndër Gadishullin Ilirik!
Hajde mendje, hajde!
Burimi/Facebook


Leave a Reply