Sjellja e partnerit tuaj do duket e shpërqendruar, kapricoze dhe jo koherente ne sytë tuaj sot. Shpeshherë do e pyesni veten nëse ai ne te vërtetë iu do apo jo. Mire do ishte te flisnit me hapur me te. Beqaret duhet te tregohen te matur dhe te mos fillojnë aventura sa për te kaluar kohen. Financat duhet te vazhdoni t’i menaxhoni me kujdes dhe përpikmëri.
Demi
Çiftet do kenë mbështetjen e Marsit gjate kësaj dite dhe do kalojnë momente te mrekullueshme. Partneri do përmbushë edhe disa premtime qe iu kishte bere para disa kohesh. Beqaret ka shume gjasa te gjejnë peronin e duhur dhe te fillojnë angazhime serioz. Ne planin financiar nuk do keni për çfarë te qaheni. Situata do jete me e mire sesa mendonit.
Binjaket
Dite e trazuar dhe me te papritura jo shume te këndshme kjo e sotmja për çiftet. Ata qe kane shume kohe bashke do kalojnë një dite delikate dhe me vështirësi. Për beqaret pritet një takim mjaft interesante dhe mbresëlënës. Mos e humbni për çfarëdo lloj arsyeje. Ne planin financiar duhet ende te bëni paksa kujdes sepse situata mund te tronditet nga momenti ne moment.
Gaforrja
Ju dhe partneri do tregoheni realiste sot dhe me shume sesa një çift te dashuruarish pasionante do jeni një ekip i forte qe mund te përballoni çdo sfide. Beqaret do kërkojnë një person serioz me te cilin te krijojnë një lidhje te qëndrueshme, jo flirte dhe aventura kalimtare. Ne plani financiar do e dini mire çfarë te bëni qe situata mos ketë tronditje.
Luani
Marrëdhënia ne çift do jete goxha e ndërlikuar gjate kësaj dite. Debatet do jene te shumta dhe asnjeri prej jush nuk do tregohet i gatshëm te toleroje. Beqaret do vazhdojnë edhe sot te qëndrojnë vetëm. Mundësitë për takime do jene shume te pakta. Ne planin financiar mund te përballeni me surpriza jo te mira nëse shpenzoni kuturi. Maturia duhet te mbizotërojë gjate gjithë ditës.
Virgjeresha
Do flisni pa u menduar sot duke menduar se partneri ju do aq shume saqë mund te pranojnë edhe ndonjë gabim. Ne fakt kjo nuk do ndodhe sot sepse partneri nuk do jete aspak ne humor te mire. Priten debate. Beqaret do ndikohen nga financat e disa personave qe do takojnë dhe do bëjnë zgjedhje te gabuara. ne planin financiar duhet te ndiqni një strategji shume strikte.
Peshorja
Hëna do e ndërlikojë jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do keni debate te ashpra me partnerin. Do prekeni mjaft nga disa gjera qe ai do iu thotë dhe do trishtoheni. Beqaret do e kenë te vështire te gjejnë personin me te përshtatshëm për veten. Beni edhe pak durim. Çështjet financiare nuk do shkojnë ashtu si duhet. Do keni vështirësi te cilat mezi do i kaloni.
Akrepi
Priten probleme te mëdha për jetën sentimentale te çifteve sot. Kokëfortësia dhe skenat e tepruara te xhelozisë do jene ato qe do e tensionojnë me tepër atmosferën. Beqareve do iu rrahe zemra fort pas një takimi mjaft interesant. Përfitoni sa te mundni nga ky takim. Financat do jene te privilegjuara. Do vazhdoni te jeni te organizuar dhe do kryeni transaksionet e duhura.
Shigjetari
Nëse jeni ne çift duhet te tregoheni realiste dhe mos mendoni se keni gjithmonë te drejte. Te gjithë bëjnë gabime dhe ju nuk keni si te jeni ndryshe. I vlerësuar është ai qe i pranoni ato dhe kërkon falje. Beqaret do kërkojnë gjate gjithë kohës, por ende nuk do e gjejnë atë qe iu përshtatet. Financat nuk do jene as shume te mira as shume te këqija. Ruani sa te mundni ekuilibrin.
Bricjapi
Planetët do kenë një ndikim mjaft pozitiv gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Do i matni mire fjalët dhe nuk do bëni gabime. Bashkëpunimi do filloje te përforcohet. Beqaret nuk duhet te fillojnë aventura te cilat mund t’i bëjnë te vuajnë me vone. Me financat nuk duhet te tregoheni impulsive. Shpenzoni për gjerat me te nevojshme, por me kujdes. Ne këtë mënyrë nuk do keni tronditje.
Ujori
Zemra juaj do flakërohet gjate kësaj dite dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Partneri do iu përgatisë surpriza dhe dhurata te mrekullueshme. Beqaret do fillojnë histori te bukura dashurie te cilat do ua mbushin jetën me gëzim. Shfrytëzojeni çdo moment. Ne planin financiar qëndroni te matur nëse nuk doni te keni surpriza te pakëndshme. Kujdes!
Peshqit
Zakonisht ju e çmoni partneri tuaj për gjithçka qe bën dhe peri dete qe ka, por sot fale ndikimit negativ te yjeve do e kritikoni atë dhe do grindeni. Beqaret do vazhdojnë te jene te bindur se dashuria do iu vije si me magji dhe do zhgënjehen serish. Tregohuni sa me realiste. Te ardhura do rriten ndjeshëm fale një pune te rëndësishme dhe fitimprurëse qe do kryeni.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply