“Unë pikturoj sepse shpirtrat,
më pëshpërisin çmendurisht, brenda kokës”.
El Greco (Domenikos Theotokopulos)
****
Vepra e El Grekos në panteonin botëror të artistëve më të mëdhenj dhe me ndikim.
Piktura e El Grekos si një konstrukt mendor përfaqëson vetëm një version skematik të realitetit. El Greco ndryshoi funksionin komunikues të pikturës nga komentimi i realitetit në krijimin e një realiteti tjetër. Kjo qasje e re ndaj imazhit ku frymëzimi gjendet ende sot nga artistët piktorë modernë, i cili është bërë një burim i paprecedentë i shprehjes figurative në nivele ekstreme të antinatyralizmit dhe abstraksionit kompozicional, me një frymëzim ndikimi për të gjetur një rrugë të re për artin.
El Greko (“Greku”), siç e quajtën italianët, Domenikos Theotokopulos lindi më 1 Tetor 1541, në Iraklio/Kretë/Greqi.
El Greco (1541-1614) ishte një nga artistët më individualistë të periudhës, ai zhvilloi një stil/ i cili u quajt stili para kohe, shumë manierist, bazuar në origjinën e tij në shkollën post-bizantine Kretane, në kontrast me qasjet natyraliste të përhapura atëherë në Sevilje, Madrid dhe të tjera rajone te Spanjës. Nëntëmbëdhjetë vjeç ai u bë nxënës i Ticianit (rreth 1488- 1576), studio e tij ishte studio më e madhe Veneciane me mjeshtër të mëdhenj, duke u bërë një piktor kompetent perëndimor dhe ndjekur mënyrën tradicionale të çirakut në imitimin e mjeshtrave bashkëkohorë duke arritur kështu shkallën e origjinaliteti. Ai prodhoi shumë vepra me tituj Krishti Shëron të verbërit ( 1561-1570) kjo ndodhet në muzeun Metropolitan të Artit ( dhuratë e zonjës Charles B. Wrightsman).
Ose Krishtit duke shëruar të verbërit 1571-75 që ndodhet në Galerinë Nacionale. Parma. Pikturat e tij kishin jo vetëm figura me tema fetare por përmes tyre përcillej karakteri njerëzor si virtyt dhe vlerë përmes mënyrash të të shprehuri të ndjenjës dhe besimit të madh si një domosdoshmëri që vetë artistin e bënte të ecte përmes sforcon së madhe që i duhet njeriut për të ruajtur ekuilibrin dhe demonstruar aftësitë e tij si piktor figurat pa i kaluar kurrë kufijtë e dekorit.

Në këtë fazë zhvillimi El Greko me kontraste strukturore midis dritës dhe errësirës dhe midis fondit dhe planit të parë janë të habitshme.
El Greco 22 vjeçari maestro, filloi karrierën e tij duke pikturuar ikona të shenjta. Shumë prej veprave të tij pasqyrojnë gritë e argjendta dhe ngjyrat e ndezura të piktorëve venecianë si Ticiani, ku kombinohen me zgjatjen e çuditshme të figurave, ndriçimin e pazakontë, eliminimin e hapësirës së perspektivës dhe mbushjen e sipërfaqes me një mënyrë pikture shumë eksplicite dhe ekspresive. Shkrimtarët, artistët dhe kritikët realizuan në El Greco një shpirt të talentuar, të keqkuptuar, i cili krijoi një art të madh, i cili ishte në një stil para kohe. Disa madje e quajtën atë pararendës të vetë lëvizjes romantike. Stili dramatik dhe ekspresionist El Greko ngatërroi bashkëkohësit, por fitoi njohje në shekullin e 20-të.Ai konsiderohet si pararendësi o ekspresionizmit dhe kubizmit një personalitet gjigand që shërbeu të frymëzojë poetë shkrimtarë
si:- Rainer Maria Rilke dhe Nikozia Kazanzaqis ky artist i madh që nuk i përket asnjë shkolle tradicionale i njohur për paletën e tij fantazmorike të ngjyrave dhe të zgjatura figura e portrete duke kombinuar traditat bizantine dhe shkollën perëndimore të pikturës.
Në shekullin e 16-të, Sevilja u bë qendra kulturore e Spanjës ku tërhoqi artistë nga e gjithë Evropa që kërkonin komisione nga e gjithë perandoria në rritje, si dhe nga shtëpitë e shumta fetare të qytetit të pasur. Kjo qasje natyraliste, e ndikuar nga Caravaggio, u bë mbizotëruese në Sevilje dhe formoi sfondin e trajnimit për tre mjeshtrit e Epokës së Artë: Cezano, Zurbarán dhe Velázquez.
Piktori grek El Greco si një nga artistët më të njohur në të gjithë historinë e artit perëndimor, me veprat e tij unike, romantike dhe frymëzuese kanë ndikuar në një numër të madh piktorësh gjatë pesë shekujve të fundit.
Përparësia e imagjinatës e Stilit El Greko.
Unë e konsideroj transferimin e ngjyrës si vështirësi kryesore të artit!(El Greko
El Greko besonte se hiri është lënda e parë më e lartë e artit por artisti thotë ai, arrin hirin e tij vetëm kur arrin të zgjidhë problemet me lehtësi të dukshme. Ai e konsideronte ngjyrën si element të rëndësishëm dhe më të pakontrollueshëm të pikturës dhe shpalli përparësinë w ngjyrës mbi formën. Këtë ide e kundërshtoi piktori Francisko Pacheo dhe teoricien ai e vizitoi El Grekon në 1611 dhe e denoncoi, por historiani i artit Max Dvorak ish studiuesi i parë që lidhi veprën e tij me manierizmin dhe anti-natyralizmin. Në shkrimet e tij El Greko tregoi një prirje artistike për të dramatizuar sesa për të përshkruar gjë që sipas Pachecos e bënte qëllimshëm për të arritur lirinë e stilit. Kështu një risi domethënëse në veprat e tij u bë gërshetimi i formës dhe hapësirës, marëdhënia e zhvilluar midis dy përbërësve të sipërfaqes e cila do vinte ,si një thirrje ringjallëse tre shekuj më vonë në veprat Cezane dhe Picasso.
Ideja El Greko ishte fuqia e përdorimit të dritës ku çdo figurë mban dritën brenda pse reflekton dritën nga një burim i padukshëm tha J. Brown, këto ide qëndrojnë në themel të neoplatonizmit të krishterë.
Edhe pse stili i tij i frymëzuar nga Bizanti ishte shumë specifik dhe personal, puna e tij pati një ndikim edhe te piktorët realistë, impresionistë, kubistë dhe abstraktë.
Van Gogh, Cezanne dhe madje edhe Jackson Pollock kërkuan frymëzim nga kryeveprat e piktorit grek, i cili ishte i mirënjohur në kohën e tij, por hyri në errësirë relative derisa koleksionistët dhe kritikët e “rizbuluan” atë në shekullin e 18-të.
Për shkak të stilit të tij të të menduarit tronditës-modern dhe shumë përpara, piktori i shkëlqyer grek njihet edhe si “Gjyshi i Ekspresionizmit”.
Theotokopulos u trajnua fillimisht si piktor, ose “shkrimtar” i ikonave të shenjta. Stili i tij jonatyralist, aq shumë i ndryshëm nga stili vizual më i butë, i Evropës Perëndimore, shpejt e bëri atë të dallohej nga të gjithë të tjerët që punonin në atë kohë. Piktori, që 26-vjeç shpejt zotëroi stilin aktual të pikturës së Rilindjes Veprat e tij ishin në fakt tregime, shumica dërrmuese e temave të tij fetare që në vitin 1570 u transferua në Romë, ku jetoi dhe punoi deri në vitin 1576, në punimet e tij manieriste hapësira ishte e ngjeshur, ngjyrat té çuditshme ndêrthurur me figura të zgjatura.
Manierizëm nga fjala italiane për stil ishte shumë i vetëdijshëm duke theksuar virtyozitetin dhe stilin e artistit. Ai shkroi shumë traktrate mbi artin dhe arkitekturën ndryshoi ndjeshëm artin e tij dhe u përpoq të shprehej duke shpikur interpretime të reja të pazakonta me tema tradicionale fetare.
Mjeshtrit venecianë e mësuan si të organizonte një kompozim me shumë figura të rrethuar nga drita e ndritshme. Clovio shkruan se duke vizituar El Grekon një ditë vere ai e gjeti artistin në një dhomë të errët, ai shpjegoi se errësira është e favorshme për reflektim sesa drita e dritës e cila ndërhyn me dritën e brendshëme”.Gjatë qëndrimit në Romë ai futi elemente të manierizmit në stilin El Greko një perspektivë e çuditshme qëndrime të tensionuara apo gjeste… Në atë kohë nuk ishin më as Rafael as Mikelanxhelos por ata ishin ende modele për artistët e rinj.
Kështu ai la gjurmët e tij duke mbrojtur stilin dhe pikëpamjet e tij të besimit dhe besnikërisë në stilin w tij artistik. Ai e kritikoi Mikelanxhelon në Veprën Gjykimi i Fundit në Kapelën Sistine duke thënë se ai ishte njeri i mirë por nuk mund të vizitonte fare…. por lavdëroi Corregion dhe Parmiģianinon madje sugjeroi se Papa Piu V të rivizatonte plotësisht afreskun në përputhje me pikëpamje të reja. Por duke qenë o drejtë me pikëpamjet e tij dhe si njeri ai kishte edhe armiq. Madje arkitekti Pirro Ligorio e quajti El Grekon të huaj, budalla i drejtë…
Kështu ai dha urdhër të hiqej nga pallati i tij. EL greko paraqiti ankesë dhe në 1752 u pranua duke paguar tarif anëtarësimi si Miniaturist i Guild Romak të Shën Lukës. Pas kësaj hapi studion e tij ku punësoi asistentë të rinj artist si Latancio Bonastri dhe Francisko Preboste dhe në Toledo vajti në vitin 1577.
Stili i tij duke qen se ish shumë hipnotik gjithashtu dhe kundër-reformist pérballë revoltës së protestave ku kisha katolike u përpoq të reformonte praktikat për besimin e doktrikës.
EL GREKO, ju përgjigj me prezantime inteligjente dhe ekspresive me vepra qê nënvizonin fuqishëm rëndësinë sakramentale të Virgjëreshës dhe shenjtorëve. Duke ndjekur shembujt e artistëve tê tjerë ai eksperimentoi me me provat e tij duke aspiruar vlerat më të larta të arritshme nga njeriu , të ilustruara nga teoria artistike e Rilindjes humanizmi dhe spirualiteti i krishterë u kombinuan dhe realizuan një kombinim origjinal në Toledo Spanjë me një pikturë historike bazuar te tekste biblike.
Ishte një kohë kur ndikimet e Mikelanxhelos, Rafaelit dhe Da Vinçit ishin parësore në botën e artit. Megjithatë, El Greco i qëndroi besnik vizionit të tij artistik unik, duke mos ndjekur stilin e mjeshtrave të njohur.
Karakteristike, fakti që ai kritikoi veprat e Mikelanxhelos, një figurë e nderuar në Romë, i kushtoi atij pranimin e veprës së tij dhe çoi në largimin e tij nga pjesa tjetër e botës së artit.
“Duhet të studioni Mjeshtrat, por të ruani stilin origjinal që rreh brenda shpirtit tuaj dhe të shponi” ata që do të përpiqen ta vjedhin atë”, citohet të ketë thënë dikur Teotokopulos, në mënyrën e tij të zakonshme dramatike.
Në të vërtetë, stili dhe paleta e tij ishin krejtësisht unike gjë e cila, tronditën botën e artit. Ai pikturoi forma të zgjatura, të përdredhura, duke përdorur ngjyra të ekzagjeruara, joreale, duke krijuar kështu vepra që ishin padyshim të tijat.
Në thelb, ai hodhi poshtë perceptimet e vendosura se çfarë duhet të ishte arti dhe asnjë artist tjetër që jetonte në kohën e tij nuk kishte guxuar ta bënte këtë.
El Greco u dallua nga bashkëkohësit e tij për shpejtësinë dhe ekspresivitetin e performancës së tij. Artisti, megjithëse studioi me Ticianin, puna e tij nuk është e ngjashme me punën e mësuesit të tij.
El Greco është një artist i të menduarit filozofik dhe impulseve rebele, talentit origjinal të gjithanshëm, edukimit të gjerë humanist. El Greco udhëtoi shumë, duke qenë me origjinë nga Greqia, ai jetoi për ca kohë në Itali, ku u formua si artist, pastaj gjeti Spanjën jo vetëm shtëpinë e tij të dytë, por edhe tokën më të favorshme për zhvillimin e kulmit të shkëlqyer, të talentit të tij. Kanavacat e El Greco-s, të pikturuara në motive fetare, janë të mbushura me mendime, mjeshtri u përpoq të sintetizonte spiritualitetin dhe humanizmin, duke ekspozuar personazhet e personazheve. Spiritualiteti sublim i imazheve, ekzaltimi mistik e afron artin e El Grekos me manierizmin dhe shpreh gjendjen e krizës së kulturës artistike të Rilindjes së vonë.
Piktori i manierizmit El Greko!
Theotokopulos, si shumë artistë të tjerë që ndoshta kishin lindur shumë përpara kohës së tij, pagoi çmimin për t’iu përmbajtur vizionit të tij, me rezultatin që:- ai u dëbua për të gjitha qëllimet reformatore nga Roma. Artisti shkon në Spanjë, ndjek stilin e tij unik.
Në vt1577, El Greco nënshkroi një kontratë me Katedralen e Toledos për krijimin e një vepre, e cila do të gjente një vend në sakrist, që përfaqësonte zhveshjen e Krishtit në kohën e vendosjes së tij në kryq. Artisti mori një shtesë vitin e ardhshëm, në nëntor. Në qershor 1579, piktura përfundoi. Më pas lind pyetja për shpërblimin përfundimtar të piktorit, i cili u vlerësua në bazë të vlerës së veprës.
Disa ditë më vonë, pra, u mblodh një komision për këtë vlerësim. Ai përbëhej nga 4 ekspertë, dy të emëruar nga Katedralja dhe dy nga El Greco. Duke ndjerë se nuk do të arrinin në të njëjtin përfundim, ata ranë dakord për emrin e një arbitri, duke u angazhuar të mos kundërshtojnë arbitrazhin e tij.
Pikërisht në arsyet që ekspertët e ndryshëm kanë dhënë për vlerësimin e tyre, i gjithë interesi qëndron sot për ne, sepse ato janë lehtësisht të transpozueshme në kohën tonë. Ekspertët e katedrales e vlerësuan kanavacën në 227 dukat dhe kërkuan që El Greko të hiqte ” disa të pahijshme në të, pasi ato ndryshojnë historinë e përmendur dhe diskreditojnë Krishtin, si tre ose katër kokat që janë mbi atë të Krishtit, të dy helmetat dhe përsëri Maritë e Shenjta dhe Virgjëresha prania e të cilave tradhton Ungjillin sepse nuk ishin në rrugën e tij.
Nga ana e tyre, ekspertët e emëruar nga El Greco e vlerësuan atë në 900 dukat, të cilat ata i konsideruan në përputhje me “. madhësia dhe arti i kompozimit të figurës në fjalë dhe historia e përfaqësuar në të, sepse vlerësimi në të cilin mbahet është aq i madh sa nuk ka as çmim e as vlerësim, por që, duke pasur parasysh kohërat e mjerimit dhe vlerën që punë të tilla ka aty, duhet shpërblyer punën dhe dhimbjen, aftësinë, artin, shpenzimet dhe kohën e punës
El Greko ngriti një çështje, duke kërkuar vetëm që t’i paguhej një pagë e drejtë për punën e tij nga mosmarrëveshja se cmimi që njihte vlerën në vepër me vlerën e saj të drejtë.
Kjo shkaktoi një përçarje në grupin e miqve që e kishin miqësuar në Toledo dhe pasojat dëmtuan përgjithmonë karrierën e tij, nuk mori një porosi tjetër të denjë nga autoritetet fetare dhe në fakt nuk u punësua kurrë për të pikturuar në ndonjë kishë për pjesën tjetër të jetës së tij.
Mjeshtri i Madh El Greko la pas, djalin piktor Jorge Manuel, i lindur 1578, duke imituar kompozimet e tij për shumë vite pasi trashëgoi studion.
Artistët dhe kritikët realizuan në El Greco një shpirt të talentuar, të keqkuptuar, i cili krijoi një art të madh, dhe ishte në një stil para kohe. Disa madje e quajtën atë pararendës të vetë lëvizjes romantike.
Lionello Puppi, kritiku italian i artit, beson se të gjithë artistët grekë, pikturuan në dy mënyra, greke dhe italiane, të afërt si me stilin bizantin të të shkruarit ashtu edhe me atë evropianoperëndimor. Sipas shumicës së historianëve të artit T. Kaptereva, A. Wallantin, L. Mayer e të tjerë. El Greko pikturoi ikona kryesisht në stilin bizantin.
“Unë jam krijuar nga Zoti i gjithëfuqishëm për të mbushur universin me kryeveprat e mia.
Ngyrat e tij inkashedente ndryshe nga ato të çdo artisti tjetër dhe shpirtërimi i popullit në peisazhet e tij e kanë bërë El Grekon një nga mjeshtërit e vjetër me të njohur europiane veçanërisht për stilin e tij shumë emocion që goditi në akord me artistët modern.
El Greko përmbushi nevojat e tj shpirtërore të lëvizjes se reformës katolike që buronte nga këshilli Trenti i cili ishte zhvilluar gjatë rinisë së vet.
Vepra e EL Grekos firmosej vetëm me firmën e tij Domenikos. * që i përket Zotit dhe Theotokopulos që do të thotë Nëna e Zotit. Rrënja e cila ishte ne Kretë.
Në Spanjë EL Greko shpresonte të punonte për Mbretin Filip II në manastirin mbretëror në Escorial që atehërë ish në ndërtime sipër mbreti e ngarkoi atë të pikturonte “ Adhurimin e Emrit të Jezusit ne vt 1576.
*****
Kur mbyllet një derë hapet një tjetër!
Edhe për El Grekon ku ai u bë artisti mbretërues i qyteti antik të Toledos deri në fund të jetës së tij 1614 Toledo ishte vatra spanjolle e reformatorëve fetare që admironin mendimtarin katolik holandez Erasmus. El Greko ishte posaçërisht shumë i afërt me udheheqësit toledane të këtyre lëvizjeve reformuese gjë që ndikoi edhe në punën e tij.
El greko ndoqi shembullin e Shën Terezës duke parë Shën Jozefin si një burrë energjik të moshës së mesme që mbron Jezusin dhe kështu Kishën. Ai është një nga artistë të parë që portretizoi gjerësisht Familjen e Shenjtë dhe i dha Shën Jozefit rëndësinë e tij të madhe.
Ndërsa adoptoi teknikat perëndimore të perspektivës dhe vizatimin, El Greko e mbajti këtë model të ikonës. Ndërsa në ikonat greke tradita e tyre nuk ka për qëllim të krijoje iluzione të realiteti natyror , El Greko e ç’materializoi botën natyrore për të transportuar shpirtin drejt qiellit.
Pamja në veprat e ij si flakë dhe shtypja vertikale e kompozimeve te tij u bënë me te theksuara që ngjajnë me letërsinë e bashkëkohësit me Servantesin duke shprehur me veprat e tij se ndarja midis shpirtërores dhe fizikes shërohet vetem nga mrekullia e sakrificës se Krishtit.
Në këtë aspect Arti I El Grekos mbrojti doktrinën katolike ku do të shohim më pas në piktura e tij të shumta Virgjëreshën e Bekuar, një Mari idealisht e bukur në shume prej altareve te tij..
Ideja që El Greko ka pikturuar sy të mëdhenj, se ka pasur problem me syrin nuk qëndron. Ai ish një gjeni i jashtëzakonshëm që ka pikturuar me shpirt dhe për atë dhe ish shumë i veçantë.
Duhet të jemi realistë që për gjeniun, një finesë e veçantë e shqisave nuk është thelbi i një artisti, por ajo e jashtëzakonshme që rrallëherë preket nga gjeniu, stili i tij i të pikturuarit energjik El Grekian.
Një artist njeh ngjyrën brenda mishit të saj, njeh formën brenda trupit, kuptimin e brendshëm. Pothuajse e njëjta gjë thuhet për Rembrandt. S’është e lehtë të flasësh për një artist, pa qenë kritik i mirë i Artit, nuk mjafton të jesh shkrimtar, kërkon profesionalizëm të specifikuar prandaj shumë kritika koha i tret, sepse origjinaliteti i një artisti vjen nga brenda, jo nga shqisat, vjen nga formimi botëkuptimor, përvoja etj etj
Do të mbaja një shprehje të Diderotit që thoshte: Një sy i butë dhe i dobët nuk do të jetë miku i ngjyrave të ndezura dhe të forta. Ai do të urrente efektet që e dëmtojnë atë në natyrë, ai do të rivendoste harmoninë në atë që ai refuzon fuqishëm.
Le të kujtojmë shurdhimin e Bethovenit apo piktorit Degas etj etj…
Si tha Nikos Kazantzakis për El Greco.
Ishte një moment i mrekullueshëm: në njërën anë të peshores – një ndërgjegje e pakorruptueshme, në anën tjetër – një perandori, dhe ju peshonit – ndërgjegjja njerëzore. Në Gjykimin e Fundit, kjo ndërgjegje mund të shfaqet para Zotit, por jo për t’u gjykuar, por për të gjykuar, sepse dinjiteti njerëzor, pastërtia dhe guximi ngjall frikë edhe te Zoti.
Në Lindjen e Krishtit El Greko pikturoi veten si nje bari i gjunjëzuar” para Nënës së Zotit!
Në veprën e tij Ringjallja ai ndoshta pikturoi Flakën e Gjallë të Dashurisë.
/El Greko/
Vepra:- “Koncerti i Engjëjve” i El Grekos, i vitit 1610.
@Irina Hysi
ART Gallery Tirana
#MenaxhimArt
#PsikologyArt


Leave a Reply