
Policia e Nju Jorkut thotë se ka gjetur një mbetje që besohet të jetë një copë nga avionët e shkatërruar gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë.
Policia tha se është gjetur një pajisje metalike që mendohet të ketë qenë pjesë e sistemit të uljes së avionit. Pjesa kishte ngecur në një hapësirë të ngushtë mes dy ndërtesave në Manhatan dhe u gjet të mërkurën nga disa ekspertë që po inspektonin njërën prej ndërtesave.
Në copën 1,5 metra të gjatë dallohet mbishkrimi “Boeing” dhe numri i identifikimit. Zyrtarët do të përpiqen të përcaktojnë nëse mbetja i takon avionit të kompanisë American Airlines apo atij të United Airlines, të cilët u përplasën në kullat binjake, duke shkaktuar vdekjen e rreth 3 mijë njerëzve.
Zeri i Amerikes
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply