Ka shumë spekulim dhe “paqartësi” në Tiranë për vizitën e kryeministrit grek Qiriako Miçotaqis në Himarë . “Minoritarët ” grekëve që tundnin flamurët gerkë nuk ishin të tillë dhe për më tepër shumica nuk ishin himartiotë.
Për pritjen e Miçotaqisit ishte angazhuar, me urdhër nga lart , gjithë lëvizja “Salimetaj” me qëllim për të grumbulluar sa më shumë njerëz.
Takova një nga drejtuesit e “Foltores” këtu dhe më thoshte me mburrje se si e pritën Miçotaqin në Himarë me një gëzim, sikur kishin pritur Berishën.
Po jo çfarë deshët, ju s’jeni as himarjotë për më tepër që ai ju drejtua juve si “minoritarë grekë” dhe mediat në Athinë e Tiranë ju paraqitën si “grekë”?
Jemi në koalicion , Bejleri do të jetë kandidati jonë për Bashkinë, për këtë kishte ardhur më shumë Miçotaqi në Himarë.
Nuk është se ne ishim shumë dakord me këtë zgjedhje por erdhi me urdhër nga lartë, nuk na lanë të bëjmë as Primare !
Po të mos shkonim në atje do kishte shumë pak njerëz, se ti e shikon që këtu nuk ka këmbë njeriu për me tepër grekë – më tha .
Praktikisht , pritjen, tubimin e Miçotaqit në Himarë e organizoi Sali Berisha . Socialistët nuk shkuan, jo se janë patriotë të mëdhenj, por se Fredi Bejleri që shpalli kandidaturën për bashkinë atë ditë është kundërshtari i tyre politikë në zgjedhje .
Gjergji Goro, kryetari aktual i Bashkisë nuk e priti Miçotaqin , një lëvizje politike që synon të marrë votat e patriotëve shqiptarë të zonës një skemë elektorale që i ka funksionuar edhe në zgjedhjet e fundit me dy kandidatë.
Fredi Bejleri, drejtues i “Omonia-s”, dhe përfaqësues i drejtpërdrejtë i interesave antishqiptare greke në Himarë, “ylli” aktual i mediave të kapura, idiote e hipokrite të Tiranës, është drejtuesi, de facto, i lëvizjes “Salimetaj”, Foltore + PL .
Në mënyrë të përsëritur Berisha po ja” fal” Himarën qarqeve greke duke u bërë shkaktari kryesor që këtë bashki ta fitojë PS .
Me lëvizjen e fundit ,lëvizja “Salimetaj” ja ka garantuar përsëri fitoren PS- së edhe pse njerëzve këtu, ju ka ardhur në majë të hundës prej keq qeverisjes së sajë.
Politikanët dhe mediat në Tiranë ose nuk kuptojnë gjë ose nuk iu rruhet fare për banorët e Himarës përfshi edhe militantët e tyre .
Perceptimi politik e publik që ata kanë për Himarën ose është i gabuar ose është tradhti kombëtare.
Por ata harrojnë që vendosin ata që jetojnë e votojnë këtu .
Dhe kjo është një zonë me njerëz zgjuar dhe mendje hapur që dinë ta ndajnë të mirën nga e keqja ose më mirë të themi të zgjedhin të keqen me të vogël që midis MAVI- së greke të ofruar dhe mbështetur nga Berisha e Meta dhe MAVI-së “shqiptare” të Edi Ramës të zgjedhin këtë të fundit .
Është si të jesh i detyruar ,midis dy mundësive në dispozicion , të zgjedhësh vetë mënyrën e vdekjes, godinën tënde skuadrën tënde të pushkatimit, ekzekutorin , midis një shqiptari dhe një “greku” !
Un do të zgjidhja vdekjen me flamur shqiptar !
Himarë. 24 .12 .202
Burimi/Facebook
V:O – Fotoja eshte vene nga ana e redaksise – marre ne rrjet.


Leave a Reply