Dua t’i kuptojë te gjitha rrethanat dhë sfidat ne të cilat gjindemi, jo vetem si shtet por si rajonë dhë në përgjithësi si rrezik gjeopolitik i inicuar nga agresioni rus kundër Ukrainës me qellim të esklaimit të situatës duke e rrezikuar paqën dhë sigurinë gjithëboterore, sipas asaj se, “i mbyturi rrezikon të të mbytë”.
Kjo barrë e pa barabartë dhë jo humane, jo njerzore dhë jo e drejtë, perseri po bie mbi kurrizin e dëmtuar e të kërrusur të sapodalur nga lufta e fundit, popullit shqiptar të Dardanisë qe, sipas mendimit tim, vértetë është e pa kuptueshme anipse asesi e pa pranueshme, të lejohet një bllokadë në një pjesë të një shteti sovran e demokratik gjoja për arrestimin e një terroristi i cili ushtroj terror mbi popullatën e pa mbrojtur shqiptare.
Nuk mund të mos shprehë brengën por edhe mllefin e pa fund kur, sot e kësajë dite ende në varrezat masive mbahen 1600 mbetje mortore të të gjitha moshave e gjnive, harrohën për një moment vrasjet masive duke përfshirë edhe 1400 fëijë dhë përdhunimet e mbi 20 mijë femrave shqiptare ashtu siq vepruan ushtarët rus ku pas pushtimit të gjermanisë i përdhunuan mbi 1 milion femra gjermane.
Geni i njejtë, veprimet e njejta shtazarake e gjenocidale të kombeve ruso-serb.
Është irituese dhë shumë e rëndë kur nga përfaqësues politik, diplomatik e ushtarak, japin deklarata vërtetë monotone dhë te pa pranueshme me slloganin: “palet duhet të përmbahen”.
Duke e barazuar agresorin dhe kriminelin me viktimen, duke e amnestue krimin.
Qka duhet tjetër të bëjë pala dardane në ketë rast. Bëri ate qe e këtkuan miqt tanë ndërkombëtar e qka tjetër.
Sa e rëndë është kur të barazon më kriminelin e terroristin të sponzoruar mu nga ai shtet, në këtë rast, Serbia e cila, i financon, organizon, armatos dhe u jep detyra konkrete, nen moton qe ta mbrojnë veriun nga “ okupimi i shqiptarëve”, pjesën e shtetit të tyre. Pra, veproni si doni dhë sa të doni qe ta qojmë në vendë dekretin e Vlladimir Putinit sepse, tani është momenti ynë për ta rimarrë veriun, “ zemren dhë Jerusalemin serb”.
Kush është ne ketë rast agresori apo shteti terrorist i cili, jo vetem qe e sponzorizon terrorizmin, e mbron terrorizmin, e mbronë dhë kërkonë lirimin e terroristi, por, edhe e shantazhon pjesën tjetër të botës, me kërcënime se, popullata serbe ne veri duhet të mbrohet “ pasi të drejtat e tyre po shkelen në mënyrë drastike”.
Përmes viktimizimit, Serbia, po mundohet ta luaj rrolin “ e faktorit të paqës në Ballkan”, që në të vërtetë, është zjarrëvëndëse.
Barikadimi 12 ditor i një pjese të një shteti me preteksin e arrestimit të një krimineli i cili akuzohet për terrorizem, nuk qendrone, sikur në esencë, nuk qendron kryesorja, as e themelimit të Asociacionit me komuna shumicë serbe por, pa kurfar dyshimi, qellimi kryesor dhë final është, ndarja e veriut dhë pérvetsimi i pjesës veriore, apetite të shumë vendeve të joshura se, me aneksimin e kësajë pjese me vlera të larta trilion dollarëshe nga Serbia, mund te bëhen akcionar e pjesë e shfrytëzimit të atyre pasurive nentokësore e mbi tokësore siq janë Trepça dhë Ujmani, aorta ekonomike e Republikës së Dardanisë e cila, nuk mund të mbijetojë pa këto dy asete esenciale dhë egzistenciale për qytetarët pa marrë parasysh etnitetin.
Nese dikush hamendet se, populli shumicë do të pajtohet më një zgjedhje të këtillë, do të jetë gabim me pasoja të pa paramenduara sepse, paqë, qetësi dhë marrëdhënjë fqinjësore me Serbinë, kurrë nuk do të ketë.
Bashkësia Ndërkombëtare, në rendë të parë Evropa dhë Amerika, duhet të kenë kujdesë sepse, populli shqiptar me qellim të dhënjës së kontributit për paqë dhë qetësi, bëri koncesione tepër të dhimbëshme, qofshin edhe ato të sotit duke pritur zgjidhje nga faktori ndërkombëtar, i cili, nuk po e vlerëson sa duhet ose, po i kërkon Dardanisë, ta pranoj deshtetëzimin e vetëvetës si shtet normal në pritje të hapava nga ata të cilet e kanë marrë për obligim qe, situatën në veri të kthejn në normalizim duke i larguar barrikadat të cilat, jo vetem qe po e bllokojnë jetën e levizjen e lirë por, edhe po rrezikohen jetrat e njerzëve edhe kur janë të qetë e lere ma kur ato mund të jenë të rrezikuara nga grupet terroriste e kriminale të cilat askush nuk i kontrollon përpos Beogradit e ai, ua ka dhënë dritën e gjelbert qe të bëjnë ate qe ata mundën dhë duan.
Dua ta kuptojë se, duhet të shmangët rreziku i hapjës së një vatre tjetër krize, ama, me qfar qmimi dhe, a është ky qmim i ndarë proporcionslishtë apo, kjo vlenë vetem për shqiptarët.
Vizita e Komadantit të KFOR-it në Beograd, nuk e di se, a është lutje apo kërcënim për Vuqiqin por, një gjë duhet të kihet parasysh se, shqiptarët më gjithë durimin të cilin duhet marrë parasyshë e vlerësuar realishtë , qdo tentim të imponimit të qfardo marrëveshje qe konsiston me ndarjën e veriut apo lërjën nen kompetencat te asaj komune veriore asetet vitale, apsolutishtë janë të pa pranueshme, të pa realizueshme dhë të pa zbatueshme, qfardo forme të organizimit të mendohet për atë pjesë, do të qojë në eskalim, thjeshtë një konflikti i ri, sot a neser.
Nese gjërat vazhdojnë në atë menyrë ku, nuk respektohet ose injorohet sakrifica për liri, domosdoshmerishtë do të qojë në një reagim i pa përmbajtur gjithë popullor deri të ai gjithëkombëtar qe, në një mënyrë, në mbrojtje nga rreziku i përgjithshem kombëtar, do të jetë imperativ, bashkimi për ta ruajtur substancën gjithëkombëtare sepse, historikishtë populli shqiptar gjithnjë ka veprue në mbrojtje e asnjëher nuk sulmoj e asa rrezikoj popuj e kombe te tjera.
Prandaj, nese egzistojnë qendrimet politike siq ishte ajo se, Dardania( Kosova), nuk mund t’i bashkohet një shteti tjetër( në kétë rast, Shqipërisë apo, edhe Serbisë), askush nuk mund ta evitojë këtë veprim.
I vetëdijeshem se, këtë veprim nuk e përkrahin as ata të cilët na kanë përkrah dhë na kan qlirue, njëherit Evropa dhe fqinjët tanë e kanë shprehur dronë për një zgjedhje të këtillë me preteksin se, “shqiptarët e bashkuar, janë rrezikë për Ballkanin dhë Evropën”, nuk qendronë.
Prandaj, nese gjërat nuk e marrin kahjen e duhur, nuk do të jetë kurfar befasie se, populli do të reagojë pa marrë parasysh se qfare mendon pushteti kur është ne pyetje liria nga robëria shekullore me tentativë qe e njejta të na imponohet ose duke na na e qkeputur pjesen me te vlefshme, veriun.
Do të fillohet me demonstrata paralajmëruese deri të ato efektive.
Dua të deshirojë dhë të besojë se, do të mbretërojë arësyeja historike të atyre qe, shpesh na kan sjellë në anën e pa drejtë të historisë siq ishte ai ivitit 1878, më në fund të vetëdijesohen ta kuptojnë se më kësillojé padrejtësie, nuk mund të vazhdohet, duke marrë qendrime të cilat qojnë në përmirësimin e gabimeve, athere të qellimshme historike evropiana e cila na ka tkurrë deri ne kufijtë minimal krahas atyre qe i përfshinë edhe tokat e fqinjë e tanë, Serbi, Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut.
Duke shoresuar se, Serbia, më në fund e ka kuptuar porosinë e Komadantit të KFOR-it dhë të tërhiqet nga veprimet përmes të cilave po mundohet të veprojë sikur Putini ndaj popullit ukrainas për ta demoralizuar dhë zbrampsur nga synimi i tyre, kjo, nuk do t’i dhezë me popullin shqiptar i cili me shekuj ishte në mbrojtje të trojeve dhë shtepi e të tyre, prandaj, shpresojmë me në fund t’u bëhet me dije se, as faktori ndërkombëtar e as ai gjithëshqiptar, nuk do të durojnë dhë tolerojnë në pa kufi.
Tani, mjafton qe kufijt egzistues mos të tkurrën më sepse, nuk do të pranohen.
Një fije shprese, ende egziston.
Hafiz Shala
New York
20 dhjetor 2022
Burimi/Facebook


Leave a Reply