Skllavi: Urra! Urra! Urra! Më në fund reforma në drejtësi po shkon ashtu siç duhet! Peshku i madh i ka ditët e numuruara!
Peshku i Madh: hahaha
Skllavi: Qesh o peshk qesh edhe për pak, por do të shohësh se ç’fund të mjerë do të kesh.
Peshku i Madh: Ajo mbetet për tu parë o skllav. Por isha kurioz, ja më kapën mua, po ti çfarë përfiton?
Skllavi: Unë përfitoj drejtësi!
Peshku i Madh: Skllav, ne peshqit e mëdhenj jemi bërë shumë. Psh. u kap një Peshk i Madh që kanabizoi Shqipërinë, u fut edhe në burg, u zëvëndësua me një Peshk të vogël që sot është bërë i Madh. Ky rreth vicioz nuk mbaron kurrë. Pastaj në dy vjet ti o skllav me rrogat mesatare me zor mund të heqesh disa kursime, ndërsa ai peshku do bëj dy vjet burg por ka kursime edhe për brezat e tretë. Ai bën dy vjet burg, kurse ti je gjith jetën në burg edhe pse rri jashtë. Ku qendron drejtësia këtu?!
Skllavi: Po po, e rëndësishme është që drejtësia do të flasë e më në fund të shoh ty pas hekurave.
Drejtësia: Më fal skllav, por shoh që më përmend shumë emrin, por nuk të njoh se nuk jemi takuar kurrë bashkë.
Skllavi: ke të drejtë Drejtësi, nuk jemi takuar se nuk na ka lënë Peshku i Madh. Por tani që reformimi yt po shkon siç duhet, Peshku i Madh ska çfarë bën.
Drejtësia: E ke gabim, se Peshku i Madh ka gjithnjë çfarë bën.
Skllavi: Si?? uaa, po qysh…, po drejtësia është mbi gjithçka si mund të varesh nga Peshku i Madh!
Drejtësia: Po varem o skllav, përderisa ti mos ndërgjegjësohesh që je skllav, dhe mos të më njohësh mua në totalitetin tim, se kush unë jam me të vërtetë, arëherë unë nuk kam pse të vi. Pra nëse ti minimalisht nuk më njeh, ti rrjedhimisht nuk po më kërkon mua.
Skllavi: Ne kemi kohë që të kërkojmë oj drejtësi? Spo kuptoj…
Drejtësia: Pikërisht nuk kupton. Skllav më lër të shpjegoj. Unë Drejtësia jam disi komplekse dhe pak abstrakte. Po nuk më përceptove si gjithësi atëherë nuk më njeh. Reformimi iu bë një pjese time, Pushtetit Gjyqësor, jo mua në tërësi. Unë pa politikën dhe pa ty o skllav nuk mund të realizohem kurrë. Ja të bëj një pyetje.. Nëse peshku i madh vepron sipas ligjit, a është ai i drejtë?
Skllavi: Po
Drejtësia: Edhe Hitleri sipas ligjit vepronte, edhe Enveri duke respektu nenin 55 të fuste 8 vjet në burg për agjitacion e propagandë. Ajo që ngatërron ti o Skllav është pushteti gjyqësor me mua drejtësinë. Unë o skllav nuk kam kuptim, nëse nuk fut në formulë veten tënde dhe politikën. Politika, mund të bëj një ligj si psh. Investimet strategjike e t’ju përlaj pasuritë natyrore. Pushteti gjyqësor nuk mund të bëj asgjë për ta parandaluar sepse vetë pushteti gjyqësor i nënshtrohet ligjit. E që ta mësosh ti o Skllav ligjet ndonjëherë janë të padrejta.
Skllavi: Po mirë nëse ligjet janë të padrejta, a nuk vendos Gjykata Kushtetuese mbi to duke i shpallur, jo legjitime dhe të dëmshpërblej të dëmtuarin.
Drejtësia: E vërtetë, por shpesh shteti me ligje dëmton veten e tij nëpërmjet politikës së mbrapshtë. Dhe kur vjen momenti i dëmshpërblimit, vetë-dëmshpërblimi kthehet në non-sens, kështu që mbetet vetëm dëmi dhe ata të tretë që përfitojnë prej tij.
Skllavi: nuk e kuptova, ma shpjego edhe njëherë..
Drejtësia: Derisa Gjykata Kushtetuese ti shpallë ligjet e padrejta, si të tilla, ato e kanë bërë punën e padrejt që kishte synim politika e mbrapsht kur i miratoi. Edhe pse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë me vlerë prapavepruese, disa efekte të ligjit ajo si kthen dot, kështu që unë si drejtësi nuk bëhem kurrë. Psh. Prishja e Teatrit, pavarësisht vendimeve të Gjykatës, teatri u prish sepse parashikohej nga ligje dhe vendime jo legjitime. Ndërkohë dëmshpërblimi do i kthehet po shtetit që e ka prishur. Prandaj në fund mbetet vetëm prishja. Prandaj o skllav për sa kohë Politika bën ligje të padrejta, unë e kam të vështirë të realizohem
Skllavi: Po politika e qelbur me Peshqit e qelbur nuk ka për të bër kurrë ligje të tilla e ne i bie mos bëhemi kurrë.
Drejtësia: këtu hyn në lojë ti o skllav, nëse ti nuk do ishe ky që je, do pretendoje pjesmarrje në vendimarrje e në politikë, barazi, llogaridhënie, nuk do ta shisje votën, do votoje për Peshqit e virtytshëm, ose fundja të kërkoje një sistem të ri vlerash, atëherë unë do të mundohesha të realizohesha në totalitetin tim.
Skllavi: Të them një gjë oj drejtësi… Ti qenke pak e komplikume, jo po kështu, jo po ashtu. Ti mund të kesh të drejtë o drejtësi, por ama një gjë është e sigurt që tani që SPAKU u reformua jam i sigurt do bëj drejtësi, do ti thyej në mes të gjith Peshqit e Mëdhenj. Urra! Urra! Urra!
Peshku i Madh: hahaha, hajde drejtësi hajde pse ike?, hajde dëgjoje me vëmendje skllavin. Hahahaha
Burimi/Facebook


Leave a Reply