Sapo kam dalë nga Policia e Shtetit. Më morën kallëzimin penal kundër Gjergj Zefit dhe të birit Xhulio Zefi, si autorë të 6 veprave penale të kryera kundër meje , me porosi të botës kriminale që kërkon të çojë në destabilitet Shqipërinë, për llogari të serbo-rusisë…
“Me profesion jam avokat, profesion te cilin e ushtroj. Në datën 08.02.2023, kam per t’u paraqitur ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane, si perfaqesues i viktimes akuzuese zotit B. Lulaj, lidhur me kerkesen per Shpifje dhe Fyerje. Kallezimi që kam bere, si avokat i zotit B. Lulaj, eshte kundrejt shtetasit Gjergj Zefi dhe djalit të tij Xhulio Zefi.
Të dy këta shtetas jane administratore te Media Group Connects dhe te Platformes Mediatike Pamfleti, me “mision” të posaçëm mbjelljen e farës së rëndë të përçarjes mes shqiptarëve, posaçërisht figurave më të spikatura intelektuale dhe atdhetare në Shqipëri, për llogari të Serbisë dhe të Rusisë.
(Gjergj Zefi është i dënuar me burg për trafik armësh dhe karburanti në interes të Serbisë, kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve të Kosovës, duke thyer embargon e OKB).
Këta dy monstra, at e bir, me “mision” gjobëvënijen kundër bizneseve të pastra të vendit, me misionin e pastrimit të parave të pista të botës së krimit të organizuar, posaçërisht të… , që janë sot në kërkim ndërkombëtar, si dhe me mision special kundër gazetarëve, botuesve, opinionistëve, analistëve, profesionistëve të nivelit të lartë, të cilët denoncojnë krimet e nivelit të lartë në Televizionet dhe masmediat serioze, jo gjobëvënëse të vendit, në median e tyre online Pamfleti.net, terroriste dhe vrastare e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, në daten 20.09.2022, kane publikuar “lajmin” me titullin “Miku i Rames e ortak i kartelit te droges ‘Sinaloa’, Besnik Lulaj, ka marre 3.4 milione Euro tendera”.
Nisur nga Fletë-Thirrja e Gjykatës, dy shtetasit e siperpërmëndur, Gjergj Zefi dhe djali i tij Xhulio Zefi, pasi kanë marrë thirrjen e gjyqit për t’u përgjigjur si shpifës ordinerë që janë, si dhe pasi u denoncuan në të gjitha televizionet prestigjioze të vendit si bashkëpunëtorë në vrasjen dhe në përdhunimin e 22 vjeçares keniane, me nxitjen dhe ndihmën e Berishës dhe të Metës, po vazhdojnë të më shantazhojnë përmes shpifjeve monstruoze, të denja vetëm për stilin e njohur të UDB DHE KGB.

Diten e djeshme, date 10.12.2022, në median e tyre online, Pamfleti, dhe në YouTube, kanë hedhur një pamflet shpifjesh të padëgjuara, duke e sfiduar dhe poshtëruar haptazi, vetë YouTube -in, Policinë e Shtetit, Prokurorinë, Gjykatat dhe institucionet e tjera ligjzbatuese Shqipërisë.
Kanë vjedhur, pa më pyetur, nje permbledhje të fotove te mia personale, ku kam dalë me bashkëshorten time dhe me fjalët e një çingie që reciton në YouTube, terrorizojnë dhe masakrojnë dy qytetarë të lirë të këtij vendi, për shkak të pozicionit të tyre në jetën publike dhe mediatike, siç jam unë dhe bashkëshortja ime Nexhi Beqiri.
Në këtë artikull kam vënë re se përveç shpifjes dhe fyerjes per shkak te detyres, keta dy persona me mision udbashi, posaçërisht Gjergj Zefi, më ka përndjekur nga viti 1991 e në vazhdim, por meqënëse u shkoi dëm mundi, për të justifikuar paratë e pista të shpërblimit që kanë marrë për të dëmtuar imazhin tim, e mbushën shkrimin me krime shpifëse.
Për të më ulur figurën dhe besueshmërinë, këta dy monstra gjobvënës kanë përmendur emisionin televiziv ku une jam analist, opinionist dhe specialist në fushën e legjislacionit, për të më bërë që unë mos të ushtroj të drejtën dhe detyrën qytetare, të mbroj njerezit në nevojë me asistencën time juridike, në procese gjyqesore dhe në media të ndryshme, si në emisionet “Pa Gjurme” ne Report TV, në emisionin “Shqiperia Live” në televizionin Top Channel, në emisionin “Breaking” në Top News, në emisionin “Spotlight” në Vizion Plus, në emisionin “BardheZi” të kanalit ABC News, në emisionet e ndryshme në kanalin Euro News Albania, MCN TV, në Gazeten “Sot”, në Dritare.net etj.
Keta dy shtetas pa lejen dhe autorizimin tim, kanë publikuar shpesh herë shkrime dhe prononcime, që kam bërë në media të tjera.
Një ndër rastet, që me publikimin e tij, Pamfleti ka marrë shumë fitime, ka qënë artikulli i postuar në daten 27.10.2022 me link https://pamfleti.net/idajet-beqiri-nxjerr-emrin-e…/ dhe me titull “Idajet Beqiri nxjerr emrin e politikanit që ka në dorë provat se ku e ka fshehur Meta e Berisha floririn e vjedhur: “Si po i pastrojnë paratë në Zvicër dhe Angli.”
Kërkova në kallëzimin penal që bëra sot në Policinë e Shtetit që shtetasit Gjergji Zefi dhe Xhulio Zefi, te vihen para pergjegjesise ligjore, per veprat penale “Perndjekja”, “Shkelje te drejtes se autorit”, “Pengimi i te drejtes per tu shprehur”, “Fyerjen e gjyqtarit, prokurorit dhe avokatit”, “Mos kallezimin e krimit”, dhe “Shpifja”, te parashikuara ne nenet 121-a, 149, 261, 318, 300 dhe 120 ne Kodin Penal te Republikes se Shqiperise.
Burimi/Facebook


Leave a Reply