Minoranca i bën thirrje minorancës të tërhiqet nga gara se është minorancë kundrejt minorancës që ka dalë më me shumë vota?!! 🤔
***
Koncepti i zgjedhjeve me dy turne nësë nuk arrihet mazhoranza absolute që në raundin e parë, ka si logjikë thjesht dhe vetëm legjitimitetin.
Zgjedhjet kështu kthehen në një artikulim plebishitar, në mënyrë që kandidati të ketë mazhorancën e mbështetësve pa sakrifikuar, ato porcione heterogjene votash që të përçara ndër kandidatë të tjerë janë minorancë, por në të kundërt do të përbënin pikërisht mazhorancën absolute të elektoratit.
Formula e zgjedhur me dy turne, të paktën në parim, ështe bërë pikërisht për këto arsye. Kush nuk kalon 50% edhe nese kap 49.99%, gjithsesi mbetet minorancë kundrejt porcioneve të tjera.
Më kujtohen rastet e De Magistris në Itali, ku në raudin e parë do të merrte më pak vota se kundërshtari, por në balotazh fitoi bindshëm duke fituar Bashkinë e Napolit. Gjithashtu në 2013 Shpend Ahmeti fiton në balotazh kundër Isa Mustafës, pavarësisht se në raundin e parë ky i fundit ishte bindshëm në avatazh.
Prandaj nëse këto primare duan ti qendrojnë parimit të mazhorancës, nuk i kuptoj thirrjet për tërheqje nga raundi i dytë të kandidatit që ka dalë i dyti. Thjesht do ti vinin tritolin një proçesi që kërkon të hiqet gjithpërfshirës e gjithpërkrahës.
Më shumë se kandidatët, po të isha unë kundërshtari i opozitës, do doja pikërisht të deligjitimoja proçesin, në këtë mënyrë do të kisha goditur kandidatin përfundimtar që në themel, si pjellë e një farse.
Prandaj linja politike ndonjëherë duhet të kaloj nga persona që kanë afërsi me politologjinë, e jo nga çjerrjet e lloj lloj honxhobonxhoje që është marrë nga Ushtari i Panjohur për të bërë politikë opozitare.
Burimi/Facebook


Leave a Reply