Vjeshta sapo iku ashtu e zbehtë
dhe dimri shpalli mbretërinë e tij
tani nuk është aspak e lehtë
që muza si më parë tek ty të vij
Në rrugë s’ka më ngjyra vjeshte
(veç ndonjë vash mbuluar me shall)
të hedhin ca vështrime në heshtje
sikur shkojnë me ndonjë funeral.
Ky qiell duket krejt qesharak
bosh, pa asnjë zok në fluturim
ca re edhe pse duken shumë larg
hedhin shi, me gjyma e tërbim.
Pa ngjyra vështrimesh, pa vjeshtë
Muza bie në gjumin letargjik
Por prapë unë s’kam se si hesht
dhe pse vargu mund të duket tragjik.
Skender Lazaj Trebeshina
01 Dhjetor 2022 Bs It
Burimi/Facebook


Leave a Reply