(Refleksione)
Kanë kaluar 110 vite kur ISMAIL VLORA e ngriti flamurin kombetar dhe shpalli pavaresine e SHQIPERISE.
Kjo dite historike i dha shqiptarve, mundesine te shkeputen njehere e pergjithmone nga roberia pese shekullore e perandorise osmane,i dha mundesine te zhvillojne ekonomine,gjuhen dhe kulturen e tyre kombetare.
Me gjithe perpjekjet e medha,luftrat e gjakun e derdhur per liri,shqiptaret siguruan ne shtetin e tyre nje territor shume te vogel duke lënë në duart e kojshive te vet,pushtues rreth 70 perqind te territorit te tyre kombetar.
Ne kete gjendje te re te ndare ne 5 copa,shqiptaret shkuan jashte deshirave e vullnetit te tyre.
Ne Berlin 1878,ne Londer 1913 e ne Paris 1919 u moren vendimet me tragjike ne historine e popullit shqiptar.
Vendet me te fuqishme te asaj kohe i shqyen vendbanimet e shqiptarve dhe u a falen pa pike turpi e pa pike dhimbje sllavo grekve.
Tani,pas me shume se 110 vjeteve,ajo qe i vret me shume shqiptaret jane krimet gjakatare e shpernguljet e dhunshme qe ju bene nje populli te tere,ne syte e Europes pseudodemokratike e cila mbylli syte perballe kesaj hataje qe serbet e greket po benin kunder nje populli te pambrojtur.
Edhe sot,ne sy te Europes medemek demokratike po shperngulen me te gjitha mjetet,shqiptaret e KOSOVES LINDORE.
Eshte per te mos u harruar kurre e duhet theksuar se edhe ne kushte tejet te veshtira shqiptaret qendruan e derdhen gjak per trojet e te parve.
Te lene vetem,ne nje tragjedi te pashoqe,ata u terhoqen nga tokat e tyre duke lene ne duart e pushtuesve,pasuni te pallogaritshme,toka,troje e monumente te nje kulture te lashte te nje prej popujve me te vjeter te botes.
Ajo qe te trondite sot,pas shume vitesh te shpalljes se pavaresise se Shqiperise eshte qendrimi i vertete qe Europa mban ndaj Shqiperise e Kosoves,ndaj vend banimeve shqiptare ne GADISHULLIN ILIR,ndaj fatit te popullit shqiptar.
Vendet europiane qe e ndane Shqiperine ne pjese paten kohe 110 vjet te ndreqnin gabimet qe bene ndaj shqiptarve,te korigjonin kufijte e te kthenin prane trungut ame, ato pasuri te medha qe i u grabiten shqiptarve, ne syte e saj e me bekimin e saj.
Me tokat e shqiptarve u zgjeruan e u forcuan sllavet e greket.
Ata shumefishuan siperfaqet tokesore duke gjakosur pa dhimbje, ata shqiptare qe mbetet nen sundimin e tyre.
Europianet me politikat qe ndoqen i sherbyen faktit te kryer duke legjitimuar pushtimin e pjeses me te madhe te tokave e pasurive te popullit shqiptar.
Ata,per te ruajtur qetesine,pasurine e interesat e tyre shpikën teorine famekeqe te mosndryshimit te kufijve, te lyer nga jashte me pak demokraci,me teorine tjeter,ate te vetevendosjes se popujve.
Si mund te vetevendosin popujt per ardhmerine e tyre kur eshte vendosur mosndryshimi i kufijve.
Akordi europian per mosndryshimin e kufijve e shkel me kembe parimin demokratik te vetevendosjes se popujve.
E nga keto mareveshje te fuqive te medha me se shumti kane humbur shqiptaret te cilet me zore te mëdha jane mbajtur ne kembe.
Me shkyerjen e trojeve u ndalen mardheniet tradicionale tregtare,u çregulluan tregjet,u shkaterruan kembimet e mallrave,njerezve e kulturave dhe familjet shqiptare u ndanë ne shumë pjese.
Nje vella mbeti ne Shkoder e nje tjeter ne Podgorice,nje moter mbeti ne Prishtine e tjetra ne Tirane…!
Shkupi,Tetova,Gostivari…,nuk e pane më detin me sy e Janines “ç’nuk i panë sitë”…!
Me sakrifica te medha,me luften e UÇK e ndihmen e jashtezakonshme te USA e disa vendeve europiane si Anglia e Gjermania e bashkuar u sigurua pavaresia e kushtezuar e Kosoves.
Nje vendi me 92 perqind shqiptarë i hiqet pjeses dermuese,shumices,e drejta e flamurit dhe e himnit kombetar,e drejta e vetevendosjes,e drejta e bashkimit kombetar duke harruar qe jo shtetet e ndara por SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES jane ne krye te vendeve me te zhvilluara te botes;jo Gjermania e ndare por GJERMANIA E BASHKUAR mbetet Lokomotiva e zhvillimit e vendeve te Bashkimit Europian,duke harruar qe jo Shqiperia e ndare por SHQIPERIA E BASHKUAR mund te siguroje paqen e Stabilitetin ne ballkan,ne nje gadishull historikisht te trazuar e vater te luftrave ballkanike e europiane ne histori.
Me shume se 20 vjet pas luftes per lirine e Kosoves shohim nje EUROPE tjeter, me qendrim tjeter ndaj te drejtave te popullit shqiptar.
Jane harruar krimet perbindeshe te Serbise,vrasjet,dhunimet si dhe shperngulja e nje populli te tere;po barazohet agresori Serbi me viktimen Kosove dhe shqiptarve u kerkohet te bejne perseri leshime.
E presioni me i madh qe po i behet shqiptarve sot eshte ASOCIACIONI I KOMUNAVE ME PSEUDOSHUMICE SERBE e cila nese ndodhe do te jete shkyerja me e madhe qe i behet territorit te KOSOVES se mbetur.
Kursin e ri politik,europianet e filluan me presionin ndaj politikes kosovare te viteve qe shkuan,i detyruan lideret shqiptarë te firmosin marveshje te demshme qe prekin interesa vitale kombetare,i detyruan te ngrene nje gjykate spektakolare dhe unikale ne bote,gjykaten per denimin e krimeve te luftes ne Kosove e cila nuk denoi kriminelet e Serbise por luftetaret e lirise.
Duhet thene se ne kete gjendje te rrezikshme ku ka rene KOSOVA sot, nuk eshte vetem rrjedhoje e presionit ruso-serb.
Per te arritur ne kete pike kane ndikuar edhe leshimet e njepasnjeshme te politikes kosovare ndaj Serbise si dhe heshtja e turpshme e Shqiperise.
Eshte thene e sterthene se ASOCIACIONI do ta çoje Kosoven drejt ndarjes,do ti heqe asaj TREPÇEN E UJMANIN, dy pasuri te jashtezakonshme pa te cilat rrezikohet vete ekzistenca e pavaresise se saj te cunguar.
Ne kete pike shqiptaret nuk duhet te terhiqen e te leshojne pe asesi e per te qene te suksesshem ata duhet te jene bashke e te vënë interesin e KOSOVES E SHQIPERISE MBI INTERESIN E PARTISE…!
Eshte koha per te mbeshtetur KURTIN E OSMANIN ne luften e tyre per te ruajtur sovranitetin e pavaresine e Kosoves.
Ne kete dite te bekuar te PAVARESISE SE SHQIPERISE i thashe dy fjale zemre per vellezerit e motrat e mia te nje gjaku…!
Dashamir Uruçi,
Tirane,28 Nentor 2022
Burimi/Facebook


Leave a Reply